Më 27.12.2023, Ministri Boçvarski vizitoi SH.A “M-NAV” Shkup për të biseduar në lidhje me temën e zhvillimit dhe planet tona të ardhshme në komunikacionin ajror.
M-NAV shënon një nga vitet më të suksesshme për sa i përket numrit të mbikalimeve mbi vendin tonë me një rritje prej 26,5% krahasuar me 2019 dhe një rritje prej 13,4% krahasuar me 2022.
E shprehur në shifra, në vitin 2022 në hapësirën tone ajrore janë realizuar gjithsej 204 mijë mbikalime, ndërsa deri në fund të vitit pritet që numri të kalojë në mbi 230 mijë fluturime.
Për sa i përket operimeve totale në komunikacionin ajror këtë vit në 2023, kemi një rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin 2019, që do të thotë 17.3 për qind krahasuar me vitin 2022.
Me këtë rast, ministri Bochvarski i ndau një letër falënderimi menaxhmentit të M-NAV it për këtë kontribut në rezultate të shkëlqyera në trafikun ajror.
Ne mbetemi të përkushtuar për përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe efikase në trafikun ajror dhe sigurisht realizimin e detyrës parësore, që është ruajtja e një hapësirës të sigurt ajrore.