Me mbarimin e sezonit veror  duam të veçojmë rezultate të shkëlqyera në trafikun ajror!Në muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht, kemi shërbyer gjithsej 101,621 operacione.Vetëm në muajin gusht janë realizuar 33,485 mbikalime, me një rritje prej 10,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe një rritje prej 22% krahasuar me të njëjtin muaj të 2019-ës.

Faleminderime kolegëve tanë për punën e tyre te palodhëshme dhe përkushtimin. Krenar dhe i përkushtuar për ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe efikase në trafikun ajror dhe ruajtjen e qiellit të sigurt mbi vendin tonë.