SMATSA LLC, e përfaqësuar nga z. Predrag Jovanović, drejtor ekzekutiv, dhe M-NAV, e përfaqësuar nga z. Milan Koraq, kryetar i Këshillit Drejtues, z. Hekuran Asani, Anëtar i Këshillit Drejtues, dhe z. Hasim Deari, PhD, Anëtar i Këshillit Drejtues, më 17.09.2024 kanë nënshkruar një Marrëveshje të re të Nivelit të Shërbimit (SLA) sipas udhëzimeve të Eurocontrol ‘it për SLA.
Qëllimi primar i kësaj marrëveshjeje të re SLA është të përmirësojë bashkëpunimin e ndërsjellë përmes shkëmbimit dypalësh të të dhënave. Me përmirësimin e mbulimit të radarit dhe disponueshmërisë së të dhënave radarike në Rajonet e Informacionit për Fluturimet (FIR) nën përgjegjësinë e të dy (ANSP), kjo marrëveshje e re rrit cilësinë dhe disponueshmërinë e të dhënave të mbikëqyrjes të siguruara nga të dyja organizatat.
Marrëveshja e re SLA sjell përmirësime funksionale që do të zgjerojnë mbulimin e mbikëqyrjes dhe do të sigurojnë të dhëna shtesë nga sensorët, duke përmirësuar kështu aftësinë për të perceptuar, kuptuar dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive situatës së dhënë si një mjet mbështetës për kontrollorët e trafikut ajror.