Në bazë të nenit 22, neni 23 dhe neni 25 të Ligjit për marrëdhëniet e punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21, 111/23, 39/25 dhe 74/25), neni 8 dhe neni 9 të Marrëveshjes Kolektive të ShA M-NAV Shkup dhe Aneksit 1 nr. 0101-1714/1 datë 13.10.2023, nr. 0101-1714/2 datë 13.10.2023 dhe nr. 0101-1714/3 datë 13.10.2023, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në ShA Dhënës i shërbimeve M-NAV nr. 0201-183/4 datë 01.02.2024 – Tekst i konsoliduar (ndryshuar me vendim të KD nr. 0201-1054/12 datë 04.07.2024, nr. 0201-93/11 datë 24.01.2025, nr. 0201-222/20 datë 19.02.2025, nr. 0201-505/22 datë 09.05.2025 dhe nr. 0201-636/2 datë 09.06.2025), miratimin e marrë nga Ministria e Financave e RMV-së – Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 19-5844/2 datë 02.06.2025 (ShAM-NAV Shkup nr.ark. 0302-562/3 datë 03.06.2025) dhe Njoftimin për korrigjimin e miratimit nr. 19-5844/4 të datës 04.06.2025 (M-NAV SHA Shkup ark.nr. 0302-562/5 të datës 05.06.2025), si dhe miratimin nr. 19-5843/2 datë 02.06.2025 (ShAM-NAV Shkup nr. ark.0302-561/3 datë 03.06.2025), dhe në përputhje me vendimin nr. 0201-636/3 datë 09.06.2025, Shoqëria aksionare në pronësi shtetërore për menaxhimin e trafikut ajror dhe dhënien e shërbimeve në navigacionin ajror shpall:
SHPALLJE PUBLIKE NUMËR 1/2025
PËR PUNËSIM ME KOHË TË PACAKTUAR
Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për menaxhimin e Trafikut Ajror dhe Dhënien e Shërbimeve në Navigacionin Ajror shpall konkurs për punësim me kohë të pacaktuar për pozitat e mëposhtme:
-Operator në Qendrën Nacionale të Transmetimit të të Dhënave, autorizimi dhe mbikëqyrja e fluturimeve – RCO, në Departamentin për Qendrën Kombëtare të Transmetimit të të Dhënave, autorizimi dhe mbikëqyrja e fluturimeve – RCO, në Sektorin e Navigacionit Ajror – 1 (një) relizues;
-Student VI, në Departamentin për Informacionet e Aviacionit-AIS, në Sektorin e Navigacionit Ajror – 2 (dy) realizues;
-Ndihmës për zhvillim dhe investime dhe prokurime, në Sektorin e Teknikës së Aviacionit – 2 (dy) realizues;
-Teknik për Kondicionim dhe mirëmbajtje teknike në Departamentin për Kondicionim dhe Mirëmbajtje Teknike, në Sektorin e Teknikës së Aviacionit – 1 (një) realizues;
-Këshilltar i Pavarur për Çështje Juridike në Departamentin për Çështje Juridike në Sektorin për Punë Financiare, Çështje Juridike, Zhvillim dhe Investime – 1 (një) realizues;
-Këshilltar i pavarur në Departamentin e Çështjeve të Përgjithshme në Sektorin për Çështje Financiare, Çështje Juridike, Zhvillim dhe Investime, 1 (një) realizues.
Kushtet e përgjithshme për vendin e punës që duhet t’i plotësojë çdo kandidat i interesuar:
• Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
• Të njohë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase;
• Të jetë i moshës së rritur;
• Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës;
• Me veprim gjyqësorë të formës së prerë të mos të jetë dënuar me ndalim të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.
Kushtet e veçanta për vendin e punës nr.1: Operator në Qendrën Kombëtare për Transmetimin e të Dhënave, Autorizim dhe Mbikëqyrje të Fluturimeve – RCO.
• Arsim i shkollës së mesme, niveli IV;
• 4 vjet përvojë pune ose 1 vit përvojë pune në fushën e aviacionit.
Kompetenca të përgjithshme për punë:
Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.
Kompetenca të veçanta për punë:
• Njohuri të gjuhës angleze.
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e dielë;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: në turne, duke filluar nga ora 07:30 deri në 19:30 dhe nga ora 19:30 deri në 07:30.
Neto pagesa në të holla: 66,269.00 denarë.
Kushtet e veçanta për vendin e punës nr. 2: Student VI
• Arsim i shkollës së mesme, niveli IV, arsim profesional ose gjimnaz;
• Pa përvojë pune.
Kompetenca të përgjithshme për punë:
• Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.
Kompetenca të veçanta për punë:
• Njohuri të gjuhës angleze;
• Njohuri të programeve kompjuterike.
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e premte;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: në mënyrë administrative, ku fillimi i punës është midis orës 07:30 dhe 08:30, dhe përfundimi është midis orës 15:30 dhe 16:30.
Neto pagesa në të holla: 51,325.00 denarë.
Kushtet e veçanta për vendin e punës nr. 3: Ndihmës për zhvillim dhe investime dhe prokurime, në Sektorin e Teknikës së Aviacionit
• VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të fituara të paktën 240 kredite sipas ECTS ose të përfunduara VII/1 diplomë, shkenca ekonomike, MFS, FEIT (ETF) – teknologji kompjuterike dhe automatizim ose inxhinieri softuerike dhe sisteme informacioni ose elektronikë dhe/ose telekomunikacion, • të paktën 5 vjet përvojë pune.
Kompetenca të përgjithshme për punë:
• Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.
Kompetenca të veçanta për punë:
• Njohuri të gjuhës angleze.
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e premte;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: në mënyrë administrative, ku fillimi i punës është midis orës 07:30 dhe 08:30, dhe përfundimi është midis orës 15:30 dhe 16:30.
Neto pagesa në të holla: 99.621,00denar
Kushtet e veçanta për vendin e punës nr. 4: Teknik për kondicionim dhe mirëmbajtje teknike në Departamentin e kondicionim dhe mirëmbajtjes teknike, në Sektorin e teknikës së Aviacionit.
• Niveli IV, arsimi i mesëm në Elektro-teknikë, degë makinerie, matematikë ose degë të transportit.
• 5 vjet përvojë pune në fushën përkatëse
Kompetenca të përgjithshme për punë:
• Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.
Kompetenca të veçanta për punë:
• Njohuri të gjuhës angleze.
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e premte;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: në ndërrime duke filluar nga ora 7:30 e mëngjesit deri në orën 7:30 të mbrëmjes.
Neto pagesa në të holla: 50,179,00 denarë.
Kushtet e veçanta për vendin e punës nr. 5: Këshilltar i pavarur për çështje juridike në Departamentin për çështje juridike, në Sektorin për çështje financiare, çështje juridike, zhvillim dhe investime
• Niveli i kualifikimit VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 240 kredite të fituara sipas ECTS ose diplomë e përfunduar VII/1, fakultet juridik;
• 3 vjet përvojë pune.
Kompetenca të përgjithshme për punë:
• Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.
Kompetenca të veçanta për punë:
• Njohuri të gjuhës angleze.
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e premte;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: në mënyrë administrative, ku fillimi i punës është midis orës 07:30 dhe 08:30, dhe përfundimi është midis orës 15:30 dhe 16:30.
Neto pagesa në të holla: 65,899,00 denarë.
Kushte të veçanta për pozicionin e punës numër 6 Këshilltar i Pavarur në Departamentin e Çështjeve të Përgjithshme në Sektorin për Çështje Financiare, Çështje Juridike, Zhvillim dhe Investime
• Niveli i kualifikimit VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të paktën 240 kredite të fituara sipas ECTS ose diplomë e përfunduar VII/1, Fakulteti i Shkencave Shoqërore ose Shkencave Natyrore;
• 4 vjet përvojë pune.
Kompetenca të përgjithshme për punë:
• Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.
Kompetenca të veçanta për punë:
•Njohuri të gjuhës angleze.
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e premte;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: në mënyrë administrative, ku fillimi i punës është midis orës 07:30 dhe 08:30, dhe përfundimi është midis orës 15:30 dhe 16:30.
Neto pagesa në të holla: 65,899,00 denarë.
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar përmbushjen e kushteve të kërkuara për vendin e punës, në origjinal ose kopje të noterizuar:
• Aplikimi për punësim dhe biografia e shkurtër (CV).
• Çertifikat nga Libri amë i të lindurve.
• Çertifikat e shtetësisë.
• Çertifikat që se nuk i është shqiptuar dënim ose sanksion kundërvajtës ,ndalesë për kryerje të profesionit,veprimtarisë ose detyrës.
• Dëshmi për arsim të mbaruar(diplomë dhe/ose certifikatë).
• Dëshmi për përvojën e punës (për vendin e punës për të cilin kërkohet).
• Certifikatë për njohjen e gjuhës angleze.
• Dëshmi nga evidenca e ndëshkimit.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar së bashku me aplikimin në lokalet e ShA M-NAV Shkup ose me postë në adresën: rr. Makedonija nr. 25, objekti Llazar Pop Trajkov, 1000 Shkup, çdo ditë pune brenda afatit të caktuar, gjatë orarit të punës (nga ora 07:30 deri në 15:30) me treguesin “për njoftimin e punësimit numër 1/2025”.
Gjatë dorëzimit të aplikimit, personi tregon numrin e vendit të punës për të cilin aplikon.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm është dhjetë (10) ditë pune (duke mos llogaritur vetë ditën e shpalljes), dhe përzgjedhja do të kryhet në përputhje me dispozitën e nenit 23, paragrafi 2 të Ligjit të Punësimit Publik, përkatësisht “nëse deri në 200 kandidatë kanë aplikuar për një pozicion pune, përzgjedhja do të kryhet brenda 45 ditëve, nga 201 deri në 500 kandidatë për një pozicion pune, përzgjedhja do të kryhet brenda 90 ditëve, dhe mbi 500 kandidatë për një pozicion pune, përzgjedhja do të kryhet brenda 120 ditëve, pas skadimit të afatit të aplikimit”.
Aplikimet që nuk do të dorëzohen në mënyrën e caktuar dhe brenda afatit të përcaktuar, si dhe aplikimet që nuk do të përmbajnë dokumentet e kërkuara, do të merren si të vonuara dhe të paplota dhe nuk do të shqyrtohen.
Për kandidatët që aplikuan në shpalljen publike do të zhvillohet një proces seleksionimi dhe intervistimi:
• Faza 1 – seleksioni dhe verifikimi i besueshmërisë së dokumenteve do të kryhet nga komisioni i formuar nga ShA M-NAV Shkup.
• Faza 2 – intervista do të zhvillohet nga anëtarët e Këshillit Drejtues pas përfundimit të fazës 1.
Kandidatët e interesuar mund ta shkarkojnë formularin e aplikimit nga faqja jonë zyrtare e internetit.
Personi i kontaktit për informacione shtesë Xhultene Tershani, tel. 02 3251811 dhe 02 3251805, email: djultene.tershani@mnavigation.mk.
ShA M-NAV Shkup