Në bazë të nenit 22, neni 23 dhe neni 25 të Ligjit për marrëdhëniet e punës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 62/05, 106/08, 161/08, 114/09, 130/09, 50/10, 52/10, 124/10, 47/11, 11/12, 39/12, 13/13, 25/13, 170/13, 187/13, 113/14, 20/15, 33/15, 72/15, 129/15, 27/16, 120/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 110/19, 267/20, 151/21, 288/21, 111/23, 39/25 dhe 74/25), neni 8 dhe neni 9 të Marrëveshjes Kolektive të ShA M-NAV Shkup dhe Aneksit 1 nr. 0101-1714/1 datë 13.10.2023, nr. 0101-1714/2 datë 13.10.2023 dhe nr. 0101-1714/3 datë 13.10.2023, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në ShA Dhënës i Shërbimeve M-NAV nr. 0201-183/4 datë 01.02.2024 – Tekst i konsoliduar (ndryshuar me vendim të KD nr. 0201-1054/12 datë 04.07.2024, nr. 0201-93/11 datë 24.01.2025, nr. 0201-222/20 datë 19.02.2025, nr. 0201-505/22 datë 09.05.2025 dhe nr. 0201-636/2 datë 09.06.2025) dhe nr. 0201-743/18 datë 04.07.2025), miratimin e marrë nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 19-5844/2 datë 02.06.2025 (ShAM-NAV Shkup nr.ark. 0302-562/3 datë 03.06.2025) dhe njoftimi i korrigjimit të pëlqimit nr. 19-5844/4 datë 04.06.2025 (ShAM-NAV Shkup nr.ark. 0302-562/5 datë 05.06.2025), dhe në përputhje me vendimin nr 0201-813/10 datë14.07.2025 Shoqëria aksionare në pronësi shtetërore për menaxhimin e trafikut ajror dhe dhënien e shërbimeve në

SHPALLJE PUBLIKE NUMËR 3/2025
PËR PUNËSIM ME KOHË TË PACAKTUAR

Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për menaxhimin e Trafikut Ajror dhe Dhënien e Shërbimeve në Navigacionin Ajror shpall konkurs për punësim me kohë të pacaktuar për vendet e punës si në vijim:
1. Operator në Qendrën Kombëtare për transmetimin e të Dhënave, Autorimizin dhe Mbikëqyrjen e fluturimeve – RCO, në Departmentin për Qendrën Kombëtare për Transmetimin e të Dhënave, Autorizimin dhe Mbikëqyrjen e Fluturimeve –RCO, në sektorin e Navigacionit Ajror -1 (një) realizues ;
2. Student VI, në Departmentin e Informacionit të Aviacionit – AIS. Në Sektorin e Navigacionit Ajror -1 (një) realizues ;
3. Këshilltar i Pavarur në Departmentin e Çështjeve të Përgjithshme, në Sektorin e Çështjeve Financiare, Zhvillim dhe Investimeve, 1 (një) realizues.

Kushtet e përgjithshme për vendin e punës që duhet t’i plotësojë çdo kandidat i interesuar:

• Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
• Të njohë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase;
• Të jetë i moshës së rritur;
• Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës; dhe
• Me veprim gjyqësorë të formës së prerë të mos të jetë dënuar me ndalim të profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

Kushtet e veçanta për vendin e punës nr.1 Operator në Qendrën Kombëtare për transmetimin e të Dhënave, Autorimizin dhe Mbikëqyrjen e fluturimeve – RCO
• Arsimi i mesëm i nivelit IV;
• 4 vjet përvojë pune ose 1 vit përvojë në fushën e aviacionit

Kompetenca të përgjithshme për punë:

Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.

Kompetenca të veçanta për punë:
• njohuri të gjuhës angleze;
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e diel;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: në turne, duke filluar nga ora 07:30 deri në 19:30 dhe nga ora 19:30 deri në 07:30

Neto pagesa në të holla: 66,269.00 denarë.
Kushtet e veçanta për vendin e punës nr. 2: Student VI
• Niveli IV i arsimit të mesëm, arsimit profesional ose gjimnaz;
• pa përvojë pune.
Kompetenca të përgjithshme për punë:
• Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.

Kompetenca të veçanta për punë:
• Njohuri të gjuhës angleze;
• Njohuri të programeve kompjuterike.
Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e premte;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: orar pune fleksibël nga ana administrative, ku fillimi i punës është midis orës 07:30 dhe 08:30, dhe përfundimi është midis orës 15:30 dhe 16:30.
Neto pagesa në të holla: 51,325.00 denarë
Kushtet e veçanta për vendin e punës nr. 3 Këshilltar i Pavarur në Departmentin e Çështjeve të Përgjithshme, në Sektorin e Çështjeve Financiare, Zhvillim dhe Investimeve
• Niveli i kualifikimit VI A sipas Kornizës Maqedonase të Kualifikimeve dhe të fituara të paktën 240 kredite sipas ECTS ose të përfunduar diplomën VII/1, Fakulteti i Shkencave Shoqërore ose Shkencave Natyrore
• 4 vjet përvojë pune.
Kompetenca të përgjithshme për punë:
• Aftësi për gjykim profesional të pavarur dhe objektiv;
• Mësim dhe zhvillim;
• Komunikim;
• Arritjen e rezultateve;
• Punë me të tjerë / Puna në grup;
• Ndërgjegjësim strategjik.

Kompetenca të veçanta për punë:
• Njohuri të gjuhës angleze;

Orari i punës:
• Ditët e punës: e hënë – e premte;
• Orari i punës: 40 orë në javë;
• Orari i punës: orar pune fleksibël nga ana administrative, ku fillimi i punës është midis orës 07:30 dhe 08:30, dhe përfundimi është midis orës 15:30 dhe 16:30.
Neto pagesa në të holla: 65,899.00 denarë
Kandidatet e interesuar duhet të dorëzojnë dëshmitë e mëposhtme për përmbushjen e kushteve të nevojshme për pozitat e punës, në origjinal ose kopje të noterizuara:
– Aplikimi për punësim dhe biografia e shkurtër (CV);
– Certifikatë nga libri amzë i të lindurve;
– Certifikatë e shtetësinë;
– Konfirmim që nuk ka marrë ndonjë dënim që i ndalon ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– Dëshmi për arsimimin e përfunduar (certifikatë dhe/ose diplomë);
– Dëshmi për përvojën e punës (për pozitat që kërkojnë përvojë pune);
– Certifikatë për njohuri të gjuhës angleze;
– Certifikatë e regjistrit penal;

Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar së bashku me aplikimin në hapsirat e ShA M-NAV Shkup ose me postë në adresën: rr. Makedonija nr. 25, objekti Llazar Pop Trajkov, 1000 Shkup, çdo ditë pune brenda afatit të caktuar, gjatë orarit të punës (nga ora 07:30 deri në 15:30) me treguesin “për njoftimin e punësimit numër 3/2025”.
Gjatë dorëzimit të aplikimit, personi tregon numrin e vendit të punës për të cilin aplikon.

Afat për dorëzimin e aplikimeve dhe dokumentacionit të nevojshëm është dhjetë (10) ditë pune (duke mos llogaritur vetë ditën e shpalljes), dhe përzgjedhja do të kryhet në përputhje me dispozitën e nenit 23, paragrafi 2 të Ligjit të Punësimit Publik, përkatësisht “nëse deri në 200 kandidatë kanë aplikuar për një pozicion pune, përzgjedhja do të kryhet brenda 45 ditëve, nga 201 deri në 500 kandidatë për një pozicion pune, përzgjedhja do të kryhet brenda 90 ditëve, dhe mbi 500 kandidatë për një pozicion pune, përzgjedhja do të kryhet brenda 120 ditëve, pas skadimit të afatit të aplikimit”.
Aplikimet që nuk do të dorëzohen në mënyrën e caktuar dhe brenda afatit të përcaktuar, nuk do të shqyrtohen dhe do të merren si të dorëzuara pas afatit.
Për kandidatët që aplikuan në shpalljen publike do të zhvillohet një proces seleksionimi dhe intervistimi:
• Faza 1 – seleksioni dhe verifikimi i besueshmërisë së dokumenteve do të kryhet nga komisioni i formuar nga ShA M-NAV Shkup.
• Faza 2 – intervista do të zhvillohet nga anëtarët e Këshillit Drejtues pas përfundimit të fazës 1.
Kandidatët e interesuar mund ta shkarkojnë formularin e aplikimit në linkun.
Personi i kontaktit për informacione shtesë Xhultene Tershani, tel. 02 3251811 dhe 02 3251805, email: djultene.tershani@mnavigation.mk.

ShA M-NAV Shkup