Në lidhje me informacionet e paraqitura nga Aleksandar Tasevski, kryetari I SPKF një nga sindikatat që veprojnë në Sh.A. M-NAV Shkup gjatë pjesëmarrjes së tij në Televizionin 24 më 23.07.2025, duam qartë dhe me përgjegjësi ta njoftojmë opinionin se siguria e trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut në asnjë moment nuk është vënë në dyshim.

Tasevski paraqet informacione të pasakta dhe tendencioze, i shtrembëron dhe i nxjerr nga konteksti. Paraqitja e tij në TV 24 nuk ka pika të përbashkëta me veprimtarinë sindikale dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në Shoqëri. Përkundrazi, ai përmes sindikatës përpiqet të ndërhyjë në menaxhimin e kompanisë, dhe këtë e bën vetëm kur i përshtatet politikisht, ndërsa realiteti është se në aviacion nuk ka vend për politikanizëm.

Informacionet dhe qëndrimet personale të Tasevskit, për të cilat dyshojmë se janë edhe qëndrime të anëtarëve të sindikatës për një rrezik potencial, paraqesin jo vetëm përhapje të pabazë paniku, fillimisht tek kolegët kontrollorë të fluturimit se sistemi me të cilin punojnë mund të dështojë në çdo moment dhe ata të jenë të përfshirë në njëfarë skenari të imagjinuar prej tij për ,,Koçani 2,, . Përhap frikë dhe panik tek publiku në Maqedoni dhe jashtë vendit. Qëndrimet e tij personale e dëmtojnë edhe reputacionin e Shoqërisë, e cila çdo ditë bën përpjekje maksimale për një komunikacion ajror të sigurt dhe shërben një numër të madh fluturimesh.

Pajisjet dhe sistemet e navigacionit dhe pajisjet e tjera teknike që përdorim mirëmbahen dhe monitorohen rregullisht në përputhje me procedurat e përcaktuara. Kjo mundëson menaxhimin e sigurt të trafikut ajror. Si pjesë e rrjetit evropian të trafikut ajror, ne jemi të detyruar nga rregulloret ndërkombëtare dhe procedurat për të raportuar çdo ngjarje sigurie në Agjencinë e Aviacionit Civil si një autoritet i pavarur rregullator i aviacionit në RMV.
Deklaratat e Tasevskit janë tronditëse.

Nuk është e vërtetë që M-NAV vendos rregullore për shkak të mungesës së kontrollorëve. Ka kontrollor të mjaftueshëm për të punuar në pozicionet ekzistuese të punës, Gjithashtu është e pasaktë se do të mund të hapim vende të reja pune për shërbimin e trafikut me implementimin e sistemit të ri, pasi menaxherët e pushtetit të mëparshëm e kanë anuluar ndërtimin e ndërtesës së re, edhe pse ajo ka qenë pjesë e marrëveshjes për furnizimin e sistemit të ri. Në të ishin planifikuar pozicione të reja pune (më shumë në numër). Kur sistemi i ri të vihet në funksion, do të jetë në pozitat e vjetra të punës. Ata janë katër gjithsej (3 + 1 rezervë) dhe nuk është e mundur të punësohen edhe dhjetëra kontrollorë të fluturimit, sepse nuk ka ku të punojnë. Në realitet, asnjëherë deri më tani nuk ka pasur kërkesë që Republikën e Maqedonisë së Veriut ta tejkalojnë 140 aeroplanë në orë. Krahasimet e hapësirës ajrore maqedonase dhe hapësirës ajrore të Shqipërisë dhe Bullgarisë janë të pakuptimta.
Ato janë para së gjithash më të mëdha territorialisht dhe kanë hapësirë ajrore më të madhe si mbi tokë ashtu edhe mbi det. Në hapësirën ajrore të Maqedonisë, as me pajisjet e reja të furnizuara nga struktura menaxheriale e mëparshme nga pushteti i kaluar, nuk mund të pranohen mbikalime të shumta sipas shifrave që i përmend Tasevski, e lëre më të flasim që për këtë nuk ka as kërkesa të tilla nga kompanitë, pasi kërkesat e tyre vijnë deri te M-NAV përmes Eurocontrol-it.

Menaxhmenti aktual i ka vendosur pothuajse të gjithë kontrollorët e fluturimit në ndërrime dhe e ka rritur kapacitetin e M-NAV për të shërbyer më shumë avionë, brenda kufijve teknikë të sistemit që përdoret.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, me planifikim të mirë të kontrollorëve të fluturimit në ndërrime, është arritur një rritje prej 12% të mbifluturimeve (krahasuar me 2–5% në Evropë). Maqedonia gjithashtu ka rreth 20% më shumë të ardhura nga mbifluturimet krahasuar me vitin 2024.
Menaxhmenti aktual është emëruar nga pushteti i ri para 8 muajsh dhe nuk mund të pranojë akuza për problemet e shkaktuara nga pushteti i mëparshëm. Nevojitet kohë për të zgjidhur problemet reale ekzistuese. Menaxhmenti aktual nuk gënjen askënd – as në Maqedoni, as në Evropë, e as në Organizatën Evropiane për Sigurinë e Trafikut Ajror – Eurocontrol, në të cilën jemi anëtarë.
Edhe një herë i hedhim poshtë deklaratat e Tasevskit dhe shprehim qartë e pa mëdyshje se Sh.A. M-NAV Shkup është e hapur për bashkëpunim dhe komunikim transparent, me qëllim të informimit të saktë dhe objektiv të opinionit.

Me respekt,

Këshilli drejtues e Sh.A ‘’M-NAV’’ Shkup