Sot, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për menaxhimin e Trafikut Ajror dhe Dhënien e Shërbimeve në Navigacionin Ajror ShA M-NAV Shkup, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi.
Ky Memorandum është shprehje e vullnetit dhe angazhimit të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin institucional, nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga të dy institucionet
Me nënshkrimin e Memorandumit, të dyja palët konfirmojnë përkushtimin e tyre për të vendosur bashkëpunim teknik dhe profesional, veçanërisht në drejtim të:
* avancimin të sistemit kombëtar të mbikëqyrjes dhe sigurisë së hapësirës ajrore;
* përmirësimin e shkëmbimit dhe përdorimit të të dhënave meteorologjike, të radarëve dhe satelitore;
* forcimin e kapaciteteve të të dy institucioneve përmes aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve dhe koordinimit me organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një koordinimi më efikas midis institucioneve, shfrytëzimit më të mirë të të dhënave dhe kapaciteteve në dispozicion, si dhe forcimit të sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve në fushën e navigimit ajror dhe mbështetjes hidrometeorologjike.