Menaxhmenti i  ShA M-NAV Shkup, ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit realizoi një vizitë në panairin ndërkombëtar Airspace World, i cili po mbahet në Lisbonë, Portugali.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar përfaqëson një platformë për shkëmbimin e përvojave, monitorimin e arritjeve më të fundit teknologjike dhe njohjen me zgjidhjet bashkëkohore në fushën e menaxhimit të trafikut ajror, navigacionit ajror, digjitalizimit, sigurisë dhe efikasitetit të hapësirës ajrore.

Pjesëmarrja e ShA M-NAV Shkup në ngjarje të tilla është me rëndësi të veçantë për ndjekjen e vazhdueshme të trendeve evropiane dhe globale në industrinë e aviacionit., si dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të kompanisë.

Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e M-NAV-it patën mundësinë të njihen me zgjidhjet dhe inovacionet më të fundit në fushën e sistemeve ATM, teknologjive CNS, mjeteve digjitale për menaxhimin e hapësirës ajrore, si dhe me drejtimet e ardhshme të zhvillimit të shërbimeve të navigacionit ajror.

ShA M-NAV Shkup vazhdon të punojë me përkushtim për modernizimin, përmirësimin e kapaciteteve teknike dhe ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe efikase në navigacionin ajror, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.