Pas më shumë se 30 vitesh, me mbështetjen e plotë të Këshilli Drejtues të Sh.A ‘’M-NAV’’ Shkup, u miratuan dhe u realizuan aktivitete për përmirësimin e gjithanshëm të kushteve të punës në ndërtesën e ATC Ohër.
Gjatë vitit 2026, u përfunduan me sukses punimet ndërtimore për rinovimin e plotë të të gjitha hapësirave të ndërtesës (zyrat, hapësirat e përbashkëta, tualetet etj.). Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u vendosën dyer dhe dritare të reja prej alumini cilësor, me termoizolim të shkëlqyer dhe xhama me efikasitet të lartë energjetik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e qëndrimit dhe të punës.
Përveç punimeve tashmë të përfunduara, Këshilli Drejtues, në kuadër të Planit të Prokurimeve Publike për vitin 2026, ka miratuar edhe tri prokurime të tjera, të cilat pritet të realizohen deri në fund të vitit aktual:
- Rregullimi hortikulturor i oborrit;
- Vendosja e mbulesave të reja të dyshemeve;
- Zëvendësimi i dyerve të brendshme.
Me përfundimin e këtyre aktiviteteve, do të realizohen në tërësi të gjitha punimet e planifikuara për modernizimin e plotë dhe përmirësimin e kushteve të punës në ATC Ohër.