LAJMËRIM

Shoqëria aksionare në pronësi të shtetit për kryerjen të veprimtarisë dhënie të shërbimeve të navigacionit të fluturimeve M-NAV SHA Shkup do të shkollojë 7 kandidatë për marrje të lejes për kontroll të fluturimeve 5 për Shkup dhe 2 për Ohër.

KUSHTET E PËRGJITHSHME DHE TË POSAÇME PËR PRANIM TË KANDIDATËVE PËR SHKOLLIM
1. Të jetë i/e moshës së rritur
2. Të mos jetë më i/e vjetër se 25 vjet
3. Të ketë të mbaruar së paku shkallën e IV të përgaditjes profesionale
4. Të ketë njohuri te gjuhes angleze që i përgjigjet së paku nivelit B2 (certificate B2)

DOKUMENTET TË CILAT KANDIDATI DUHET T’I PARASHTROJË
1 . Fletëparaqitje (fletëparaqitja mund të merret këtu). Kandidatët duhet të theksojnë në fletëparaqitje nëse dëshirojnë të paraqiten për Ohër ose për Shkup.
2 .Certifikatë të lindjes
3 .Certifikatë të shtetësisië
4 .Dëshmi për arsim të mbaruar së paku shkalla e IV e përgaditjes profesionale
5. Vërtetim nga evidenca e ndëshkimit të dhëna nga gjykata kompetente-jo më të vjetër se 3(tre)muaj
6. .Cërtifikatë nga evidenca penale e dhënë nga gjykata kompetente-jo më të vjetër se 3(tre)muaj
7. Dokument /dëshmi për njohje të gjuhës angleze që i përgjigjet së paku nivelit B2 të dhënë nga institucion i autorizuar për mësim të gjuhës së huaj.

Dokumentacioni i lartëpërmendur duhet të parshtrohet në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter më së voni deri më12.09.2018

INFORMACIONET E PËRGJITHSME PËR PROCEDURËN PËR PËRZGJEDHJE TË KANDIDATËVE
Procedura për përzgjedhje të kandidatëve do të realizohet në faza. Secila fazë është selektive,që do të thotë se në secilen fazë të ardhshme do të ftohen kandidatët që kanë përmbushur kushtet nga faza paraprake dhe atë:
1. Dorëzim në kohë të fletëparaqitjeve me dokumentet e kërkuara.
2. Nëse numri i kandidatëve të paraqitur kalon mbi 300,M-NAV SHA Shkup do të realizoj test paraseleksionues me shkrim të gjuhës angleze.
Pas realizimit të testit do të përpilohet listë të maksimum 300 kandidatëve më të suksesshëm.
3.Me maksimum 300 kandidatët e suksesshëm të shpallur në listë M-NAV do të realizohet FEAST testimi për posedim të aftësive,karakteristikave dhe predispozicioneve të përgjithsme dhe specifike,të nevojshme për shkollim për kontroll të fluturimeve. (më shum informata në lidhje me testimin mund të gjenden ne ueb faqën www.feast.info).
Kandidatët të cilët më herët kanë dhënë FEAST testin nuk do të testohen sërisht por mund të konkurojnë me më shum rezultate të arritura nga testimi.U rekomandohet kandidatëve të cilët kanë dhënë FEAST testin në kuadër të thirrjes së kaluar për përzgjedhje nga M-NAV në vitin 2018,dhe të cilët janë informuar se nuk kanë dhënë me sukses FEAST testin në pajtim me EUROCONTROL standardet të mos parashtrojnë fletëparaqitje sepse të njejtat do të refuzohen.
4. Posedim të aftësive shëndetsore,-cërtifikatë të mjekut të klases 3 në pajtim me Rregulloren për kushtet e posaçme, mënyres dhe procedurës për përcaktim të aftësive shëndetësore të personelit në fluturime dhe personelit tjetër profesional,afatet e vlefshme të certifikatës së mjekut dhe kushtet e posaçme që duhet t’i përmbushin institucionet shëndetësore dhe mjeku I autorizuar individual për kryerje të kontrolleve mjeksore të personelit të fluturimeve dhe personelit tjetër profesional (Gazeta zyrtare e RM nr 49/08,87/11 dhe 169/13).Kandidatët kontrollet mjekësore do t’i realizojnë në institucionet e autorizuar shëndetësor dhe shpenzimet për realizimin e tyre do të jenë në barrë të M-NAV.
5. Nëse pas realizimit të fazave seleksionuese 3 dhe 4 nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të sukseshëm (minimum 10),etapa 3 dhe 4 do të realizohet për 30 kandidatët e ardhshëm nga testi paraseleksionues nga faza 2, deri në arritjen e numrit minimal.
6. Me kandidatët të cilët në mënyrë të sukseshme i kanë kaluar të gjitha fazat paraprake do të realizohet intervistë nga ana e komisonit për përzgjedhje të kandidatëve.
7. Nëse ka më shumë kandidatë të suksesshëm se numri i nevojshëm në një prej lokacioneve, M-NAV mund që kandidatëve të suksesshëm nga njëri lokacion të ju o’frojë shkollim tjetër.
8. Lista përfundimtare e kandidatëve do të publikohet në afat prej 5 ditëve nga dita e përfundimit të intervistës,duke konsideruar nga data e mbajtjes së intervistës me kandidatin e fundit.
9. Të gjithë kandidatët nga lista përfundimtare janë të obliguar para fillimit të shkollimit të nënshkruajnë Marrëveshjen për shkollim me M-NAV Shkup.

VËREJTJE
Fleteparaqitja dhe dokumentacioni i dorëzuar pas afatit ,jo e plotë dhe i pakompletuar nuk do të shqyrtohet.
Kandidatët për të cilët do të përcaktohet se ma herët kanë dhënë FEAST testin ndërsa të njejtin nuk e paraqesin do të diskualifikohen.
Me kandidatët të cilët në mënyrë të suksesshme do të përfundojnë shkollimin M-NAV SHA Shkup do te lidhë marrëveshje për punsim.
Dokumentacioni i nevojshëm për përmbushje të kushteve në origjinal ose kopje te vërtetuar në notar të parashtrohen (personalisht ose përmes postës me dërgesë rekomanduese )në Arkivin e M-NAV SHA Shkup, rr.Mqedonia nr 25,kati7 (Pallati Llazar Pop Trajkov).

Kushtet e theksuara në Lajmërim,kandidatët duhet ti përmbushin në momentin e paraqitjes.