Më 12 nëntor 2018, Kryetari i Bordit Menaxhues të M-NAV dhe Drejtori Ekzekutiv i ANS Z. Nikolche Taseski, Drejtori Ekzekutiv për Çështje Financiare, Ligjore, Zhvillim dhe Investime Z. Migjen Salmani dhe Z. Kliment Chepunjoski Drejtor Ekzekutiv i Departamentit Teknik, mirëpritëm në zyret e SH.A. M-NAV në Shkup anëtarët e Menaxhmentit të ASHNA të Republikes së Kosovës, të udhëhequr nga Z . Bahri Nuredini si Drejtor i Përgjithshëm.
Gjatë këtij takimi, dy ofruesit fqinje në ofrimin e  Shërbimeve në Navigacionin Ajror diskutuan për zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e shërbimeve të navigacionit ajror, zbatimin e PBN, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mundësitë e ndarjes së dhënave nga radarët. M-NAV ofroi mbështetjen dhe ekspertizën e saj të plotë për ASHNA në të gjitha fushat e diskutimit gjatë këtij takimi, të gjitha me qëllim të avasimit të ofrimit të shërbimeve në navigacionin ajror.

TAKIM me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA të Republikës së Kosoves

TAKIM me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA të Republikës së Kosoves

TAKIM me Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror - ASHNA të Republikës së Kosoves