Të punësuarit në SHA M-NAV garuan në manifestimin e 15të sportiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Wizz Air Maraton i cili u mbajt më 4 Maj në rrugët e kryeqytetit nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, Delegacionit të BE-së dhe Agjencisë për Rini dhe Sport.
Rreth 12,000 konkurrentë nga 58 vende morën pjesë në këtë maratonë të pesëmbëdhjetë jubilar, dhe programi kishte katër gara: Maraton, gjysmë maratonë, rele maratonë dhe garë 5 km.
Nga SHA M-NAV në garën 5 km. garuan: Igor Isakoski, Vasil Depinov, Vlatko Minkov, Emanuel Muratovski, Svetlana Krstevka dhe Filip Milkov, ndërsa në gjysëm maratonën prej 21 km. garuan Nikolce Taseski, Igor Andreevski dhe Jasminka Karkinski.