Ekipi i M-NAV përsëri ishte pjesë e ‘’ team building’’ më të madh me karakter atletik , edicioni i tretë i manifestimit sportiv “Ohri Vrapon” i cili u mbajt me një program të pasur më 1 dhe 2 qershor nëpër rrugët e perlës maqedonase. Ky manifestim sportiv u organizua sipas shembullit të metropoleve evropiane, duke kontribuar për të parë një Ohër unik dhe evropian.
Në garën 5km të ‘’team building’’ morën pjesë dhe arritën rezultate më të mira nga viti i kaluar pjesëmarësit e mëposhtëm të M-NAV: Svetlana Krstevka, Jovica Surbanovski, Igor Isakoski, Filip Milkov, Goran Koçovski, Tome Andonovski dhe Dimitar Stojanovski. Por, pati edhe pjesëmarrës nga SHA M-NAV të cilët gjithmonë konkurrojnë në garat e stazave më të gjata, si Jasminka Karkinski, Nikolche Taseski dhe Igor Andreevski.
Me pjesëmarrjen në këtë eveniment të mrekullueshëm sportiv, ekipi i M-NAV dërgoi një mesazh për afirmimin dhe promovimin e vrapimit dhe zakoneve të shëndetshme sportive në një jetë moderne të përditshme, në të cilën stresi është i pashmangshëm. Këta atletë nga M-NAV dhe të gjithë pjesëmarrësit e “Ohri Vrapon”, me një mundësi unike për të vrapuar dhe garuar nëpër rrugët e qytetit të Ohrit, shërbejnë si shembull për një jetë të shëndetëshme, shoqërim, argëtim dhe mundësinë për të shfaqur një ndërgjegje të zhvilluar shoqërore të Kompanisë. Moti me shi dhe rrufetë nuk e prenë bukurinë e kësaj ngjarjeje të madhe sportive, përkundrazi kjo ishte një tjetër tregues i përkushtimit të organizatorëve dhe konkurrentëve që në mënyrë të vendosur të qëndrojnë prapa konceptit garo, argëtohu dhe shoqërohu.

M-NAV me pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje sportive kontriboi në realizimin e qëllimit të organizatorëve “Ohri Vrapon”, e cila është rritja e ndërgjegjësimit publik, diagnostifikim në kohë dhe falas, qasje dhe disponueshmërinë e barnave për pacientët me sëmundje të rralla.

‘’Ohri Vrapon’’ - 2019

‘’Ohri Vrapon’’ - 2019

‘’Ohri Vrapon’’ - 2019

‘’Ohri Vrapon’’ - 2019