M-NAV shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike dhe ngushëllime për familjarët e të ndjerëve. Ne mohojmë spekulimet e plasuara nga media të ndryshme në publik kinse nuk kemi lejuar drejtimin e aeroplanit drejt aeroportit të Shkupit, edhe një herë potencojmë se atij i ështe lejuar që të shkojë drejt aeroportit të Shkupit, në përputhje me planin e miratuar për fluturim, ku si aeroport alternativ ishte Airporti në Shkup. Në interes të hetimit dhe respektit ndaj të ndjerëve dhe të dashurit e tyre apelojmë që të mos përhapen dezinformata të mëtutjeshme.
Informatat zyrtare mbi rrjedhën e hetimit do të jipen nga ana e Komitetit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve të Rënda në Aviacion (KINSIV) dhe Prokurorisë Publike (PP). M-NAV plotësisht dhe në mënyrë transparente bashkëpunon me institucionet kompetente për zbatim më efikas të hetimit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.