Në lidhje me ngjarjen e djeshme për fluturimin e kompanisë ajrore Turkish Airlines, i cili ka lëvizur në relacionin Istanbull-Shkup në lidhje me të cilin mediat informuan që ka pasur pes (5) përpjekje të pasuksesshme për tu ulur në aeroportin e Shkupit, SHA M-NAV Shkup informon opinionin që si pasojë e kushteve të vështira të motit mbi Aeroportin e Shkupit gjegjësisht shkaku i paraqitjes të reve kumullonimbuse I lartëpërmenduri aeroplan nuk ka mundur të aterojë por me vendim të pilotit aeroplani është
kthyer në aeroportin e nisjes të Istanbullit.
Njëkohësisht ju informojmë që nuk është e saktë ashtu siç në mënyrë senzacionale u publikua në disa portale që aeroplani ka bërë përpjekje për tu ulur në pistë pes herë ku shihet qartë edhe nga traektorja që është dhënë në bashkangjitje të mbishkrimeve të cilët u plasuan në mediume, tregon që aeroplani është rrotulluar duke pritur që të krijohen kushte të volitshme për të ateruar në aeroportin e Shkupit por pasi të njejtat nuk janë krijuar ka vendosur që të rikthehet në aeroportin e Istanbullit.
Në raste të tilla shkaku i kushteve metereologjike të pavolitshme pamundëson që aeroplani të aterojë në destinacionin e dëshiruar, vendimi se ku dhe kur do të aterojë aeroplani është në veçanti i kompanisë dhe pilotit që është përgjegjës për sigurinë e fluturimit dhe udhëtarët.
Nga ana e Kontrollorëve të fluturimeve të cilët kanë qenë në detyrë është dhënë mbështetje maksimale dhe është vepruar në pajtueshmëri me kërkesat е ekuipazhit.