Në përputhje me Vendimin Nr. 02-527 / 3 i miratuar nga Këshilli Drejtues i SH.A.”M-NAV” – Shkup më datë 04.03.2020, me të cilat aprovojnë Procedurat e sjelljes në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirus Covid – 19, të dorëzuara me shkresë nr. 08-522/1 më datë 04.03.2020, nga ana e Irena Kaliçanin, Koordinator i Grupit të Punës për Parandalimin e Koronavirusit Covid-19, e formuar me Vendim të Këshillit Drejtues Nr. 02-494 / 2 nga data 02.03.2020, Ju informojmë se për të mbrojtur shëndetin e punonjësve, të ruani rrjedhën normale funksionimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, menaxhmenti i SH.A.”M-NAV” – Shkup vendos masa parandaluese që do të zbatohen në ambientet e SH.A.”M-NAV” – Shkup të cilat hyjnë në fuqi menjëherë dhe u nënshtrohen udhëzimeve të mëtejshme:

  • Në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga punët operative, nga të gjithë menaxherët e linjës pritet të vlerësojnë në mënyrë kritike nevojën për udhëtime zyrtare përsa i përket urgjencës dhe nevojës veçanërisht ato udhëtime që përfshijnë përdorimin e transportit publik dhe tubime më të mëdha të njerëzve. Rekomandohet nëse është e mundur të përdorni video / telefon dhe të merrni pjesë në takime përmes webex.
  • Të gjitha vizitat në SH.A.”M-NAV” – Shkup nga palët e jashtme të cilat nuk janë të nevojshme, veçanërisht vizitat në grupe janë pezulluar. Përjashtimet mund të aprovohen vetëm për vizita individuale dhe vizita në grupe të vogla (maksimum dy) vetëm nga Drejtorët Ekzekutiv / Zëvendës drejtorët e departamenteve..
  • Punonjësit që kanë udhëtuar ose jetojnë me dikë që ka udhëtuar në vendet / rajonet e mëposhtme në dy javët e fundit: Rajonet Llombardija, Veneto, Emilija Romanja, Piemonte në Itali, Kinë, Hong Kong, Iran, Japoni, Maku, Filipin, Republika e Kores, Singapur, Tajvan lirohen nga puna. Personat të cilët sipas të lartëcituarës nuk do të paraqiten në vendet e tyre të punës janë të detyruar të dorëzojnë dokument udhëtimi të skanuar në mënyr elektronike deri te Departamenti për punë njerëzore si dëshmi për udhëtimin në rajonet e pëmendura. Po të njejtit edhe nëse nuk ndjehen të sëmurë ata duhet të telefonojnë në numrat e emergjencës dhe të qëndrojnë në shtëpi
  • Çdo I punësuar I cili ndjenë simptomet e mëposhtme: ethe (ngritje të temperatures trupore) , kollë dhe gulçim MENJËHERË të shkojnë në shtëpi dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore duke lajmëruar në numrat në dispozicion më të afërt në vendin e vendbanimit dhe ata do të këshillohen se çfarë mund të bëjnë më tutje, në asnjë mënyrë të mos shkohet te mjeku familjar apo në spital. Kërkohet të njoftojë punëdhënësin e tij nëpërmjet telefonit apo postes elektronike (e-mail), që nuk ndjeheni mire dhe se keni disa nga këto simptome.

Ju mund të kërkoni ndihmë mjekësore në çdo kohë duke thirur në numrat e më poshtëm:

  • QSHP Manastir 071/261-330
  • QSHP Veles 071/219-278
  • PE Gjevgjeli 078/545-444
  • QSHP Koçan 071/373913
  • QSHP Kumanovë 070/215-851
  • QSHP Ohër 070/723-029
  • QSHP Prilep 076/475-747
  • QSHP Shkup 071/289-614
  • QSHP Strumicë 072/235-543
  • QSHP Tetovë 075/240-464
  • PE Gostivar 076/365-161
  • QSHP Shtip 078/365-613
  • ISHP Shkup 078/387-194
  • SHSH Alo mjeku 02/15-123

 

  • Për më tepër, çdo punonjës që ka simptoma të gripit ose infeksionit dhe ndjehet I sëmurë ka një ngritje të temperatures trupore, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dobësi të përgjithshme, simptoma respiratore përfshirë kollën, rjedhje e hundës dhe dhimbje fyti të mos paraqiten në vendet e punës. Gripi është ngjitës nga dita që do të ju paraqiten simptomat e para e deri më 5-7 ditë pasi të sëmureni. Të punësuarit që do të mungojnë nga puna pershkak të gripit apo infeksionit është e patjetërsueshme ta informojnë punëdhënësin për mungesën e tyre dhe po të njejtën ta mbulojnë me pushim mjekësorë.
  • Nga të gjithë të punësuarit pritet të aplikojnë higjienë maksimale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit:
    • KF, PKL dhe gjithë pjesa tjetër e stafit I cili ndan pajisje dhe mjete pune (tastier, mause, telephone, etj.) duhet të dezinfektojnë vendin e tyre të punës, kur të dorëzoni ndërimin me mjete antiseptike të cilët janë të caktuar në pozicione pune, dhe nëse mjetet antiseptike mbarojnë raportojeni atë ne depo (lokali 227 për ambientet e Aeroportit Shkup 814 për ambientet e DPFJZHI, Tel: 046 253 363 për ambientet në Aeroportin e Ohrit)
    • Dorezat e dyerve, çelësat e hapjes së dyerve, tavolinat e punës dhe të ngjashme duhet të pastrohen në intervale të shpeshta kohore me alkool ose me dezinfektues tjetër
    • Shmangni kontaktin fizik ;
    • Lajini duart tuaja rregullisht të paktën 20 sec me sapun
    • o Kur kollitni dhe teshtitni, mbuloni gojën tuaj me pallomë që do të hidhet menjëherë, pas të cilës duart të pastrohen me gell antibacterial;
    • Të shmangni çdo kontakt me personat që kanë simptoma të ftohjes ose gripit (ethe dhe kollë / teshtitje );
    • Kujdesuni për shëndetin tuaj, flini mirë, ushqehuni shëndetshëm që të keni imunitet për tu mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve që mund të vini në kontakt
  • Procedurat e deklaruara rekomandohet që punonjësit t’i zbatojnë ato dhe jashtë vendit të punës, siç është shmangia e tubimeve të mëdha. Punonjësit gjithashtu këshillohen që të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore në vend.
  • Punonjësit duhet të përmbahen nga komentimet në rjetet sociale në lidhje me masat e brendshme në fuqi me këtë Lajmërim.

Menaxhmenti i SH.A.”M-NAV” – Shkup me vëmendje e përcjell situatën, që me koh të ndërmiren masat e nevojshme. Të gjithë punonjësit do të njoftohen për zbatimin e masave shtesë. Këto procedura do të përditsohen sipas zhvillimeve ato do të jenë të disponueshme në web faqen e M-NAV.

E Rëndësishme!!

Shëndeti juaj varet nga informimi juaj dhe mirëmbajtja e higjenës personale dhe kolektive

Me Respekt,

Drejtori Ekzekutiv i DPFJZHI

Migjen.Salmani