Më 18.05.2021, Kryetari i Këshillit Drejtues të M-NAV dhe Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror- Z. Fahrudin Hamidi dhe Drejtori Ekzekutiv i Çështjeve Financiare , Ligjore, Zhvillimit dhe Investimeve – Z. Migjen Salmani, në selinë e ASHNA në Prishtinë, Kosovë realizuan një takim me anëtarët e menaxhmentit të ASHNA, të udhëhequr nga Z. Bahri Nuredini, Drejtor Gjeneral.
Në takim, këta ofrues fqinjë të shërbimeve të navigacionit ajror diskutuan mbi gjendjen aktuale të trafikut ajror dhe krizën e shkaktuar nga rënia e madhe e trafikut ajror si rezultat i pandemisë Covid-19, si dhe masat dhe aktivitetet e marra për ta tejkaluar atë për të mundësuar trafik të qetë dhe të rregullt ajror, diskutuan gjithashtu mbi pikëpamjet e ardhshme strategjike të të dy ofruesve në drejtim të ofrimit të shërbimeve të sigurta të navigacionit ajror në mënyrë që të maksimizohet përdorimi i burimeve ekzistuese të përbashkëta (burimet njerëzore, teknike dhe procedurale), ndërkohë që të zvogëlohen kostot.
M-NAV dhe ASHNA vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2019.