M-NAV dhe Albcontrol morën pjesë në një takim dypalësh i cili u mbajt më 07 dhjetor 2021 në zyrret e M-NAV në Bosfor, Mralino. Anëtarët e Këshillit Drejtues të M-NAV shprehën mirëseardhjen dhe mbështetjen e tyre për delegacionin e Albcontrol dhe dhanë drejtime strategjike përsa i përket nivelit të pritshëm dhe fushave të bashkëpunimit mes të dy ANSP-ve. Më pas takimi vazhdoi me grupin e punës të udhëhequr nga Drejtorët e Departamentit për komunikim, navigacion dhe vëzhgim dhe Shefat e radarëve nga të dyja palët e pranishme.
Në takim u diskutuan fushat në të cilat pritet përmirësim, ngritja e cilësisë së shërbimeve dhe shkëmbimi i të dhënave ndërmjet dy ANSP-ve. Gjithashtu u diskutua statusi i infrastrukturës së përdorur aktualisht, zgjidhjet e mundshme teknike me qëllim përmirësimin e cilësisë së lidhjes së nevojshme të komunikimit, formatet e mundshme të të dhënave të radarit që do të shkëmbeheshin, si dhe mundësia e integrimit të të dhënave të shkëmbyera OLDI në zgjidhjen e re të komunikimit.
Gjithashtu u ra dakord që të përgatitet një draft Memorandum për Bashkëpunim për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Radarit të Ohrit dhe Porto Romanos.