Në Klubin e Deputetëve, me 06.12.2023, me fillim nga ora 10:00, u prezantua versioni i parë i punës së hartës VFR të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Harta është bërë tërësisht në M-NAV, duke përdorur përmbajtjen e marrë nga Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, të dhënat aeronautike të publikuara në Revistën për Informacione Aeronautike, të dhënat e pengesave të marra nga Agjencia e Aviacionit Civil dhe matjet e rregullta gjeodezike që M-NAV i kryen çdo vit, si dhe të dhënat e marra nga llogaritja sipas standardeve të ICAO të përfshira në ICAO DOV 8168.
Në takimin e punës ,morën pjesë përfaqësues nga:
- Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
- Ministria e Brendshme
- Krahu Ajror – Armata e RMV
- Ministria e Mbrojtjes
- Komiteti i Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve të Rënda të Aviacionit
- Federata e Aviacionit
- Klubi ajror Shtip
- Klubi ajror Shkup