Bordi Mbikqyrës dhe Drejtues i SHA M-NAV Shkup, në lidhje me mbishkrimet e fundit dhe audio-inçizimet e publikuara në mediat publike, si Shoqëria Akcionare në pronësi të Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila ushtron veprimtari të interesit publik informon opinionin si në vijim:
Siguria e fluturimeve ajrore në kuadër të aktiviteteve që M-NAV i realizon është në nivelin më të lartë.
SHA M-NAV Shkup i ndjek procedurat e parapara në lidhje me të gjitha ngjarjet dhe të njejtat pas hulumtimeve adekuate nga ana e shërbimeve të brendshme dhe komisioneve të jashtme i implementon.
Në lidhje me ngjarjen nga muaji Shtator 2018, humbja e fotografisë së radarit, dëshirojmë të Ju informojmë që e njejta ka ndodhur shkaku i mosveprimit në përputhje me protokolin e përcaktuar për kryerjen e testimeve sistematike dhe proceduarat për sistemin e integrimit nga ana e pjesmarrësve në të njejtin. Duam të potencojmë që kontrollorët e fluturimeve të cilët kanë ushtruar detyrën atë ditë, si dhe personeli teknik i cili është thirur të intervenon duke ndjekur procedurat për ngjarje të tilla, për çka edhe janë trajnuar në mënyr adekuate, me çka me sukses është tejkaluar situata për një periudh të shkurtër kohore.
Procedura e testimit sistematik dhe integrues nga muaji Shtator 2018 deri më sot rregullisht realizohet, por me respektimin e procedurave për testim dhe procedurave për integrim dhe të njejtat janë përfunduar në mënyrë të sigurtë.
Për këtë ngjarje menjëher u informua Qeveria e RMV, Agjencioni për fluturime ajrore dhe Komiteti për hulumtimin e fatkeqësive dhe incidente serioze. Raporti përfundimtar i ngjarjes tani më është dërguar dhe shqyrtuar në seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nga i njejti kemi konkluzione pas të cilave jemi duke vepruar.
SHA M-NAV edhe në të ardhmen do të vazhdon ti ndjekë procedurat dhe në mënyrë të duhur do ti implementon të gjitha rekomandimet që do të dalin nga hulumtimet e ngjarjeve të lajmëruara.
Në lidhje me bisedën e inçizuar në mbledhjen e zyrës së Sekretarit Gjeneral të Qeverisë të Rëpublikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën pjesmarrës ishin edhe përfaqësues të SHA M-NAV dhe Leonardo, me datë 18.10.2018, i njejti i publikuar nga personi që është evidente nga audio inçizimi i dytë, me prerje është arritur që të lajthitet publiku i tërë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me këtë është demtuar imazhi i M-NAV, si në vend, ashtu edhe në publikun ndërkombëtar. Në mbledhje bisedohej për tre pika të rendit të ditës të cilët më herët ishin të dakorduara: përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit aktual Leonardo ATM system, me qëllim ngritjen e performancave të së njejtit, pastaj si pikë e dytë mirëmbajtja e radarit ekzistues nga Leonardo i cili është një nga radarët për dhënien e shërbimeve në navigacionin ajror dhe pika e fundit e rendit të ditës informacion për statusin e furnizimit me sistemin e ri ATM me kërkesë të kompanisë Leonardo.
Furnizimi me sistem ATM (Air Traffic Management) si komponentë më e rëndësishme nga kontrata për huamarrje me BERZH është udhëhequr në pajtueshmëri me Politikat dhe rregullat për furnizime të BERZH dhe ka filluar nga viti 2013, me çka ekspertët nga BERZH, konsultanti i pavarur nga Franca dhe Eurokontrolli në mënyrë të vazhdueshme janë inkuadruar në të gjithë procesin. Zgjedhja e evaluimit esencial të ofertës me çmim më të ulur e cila i plotëson kërkesat e ankandit (lowest evaluated substantially responsive tenderer) është bërë nga ana e ekipit të evaluimit të M-NAV dhe i njejti është dërguar me datë 25.05.2017 deri tek Bordi Drejtues, ndërsa Vendimi në lidhje me pranimin e të njejtit është sjellur nga ana e menaxhmentit të kaluar të SHA M-NAV me datë 30.05.2017. Kontrata është nënshkruar nga ana e Leonardo, pasues ligjor i Selex ES, me datë 28.11.2018, ndërsa nga ana e tre drejtorëve, anëtar të Bordit Drejtues të SHA M-NAV është nënshkruar me datë 14.12.2018. Oferta e përgjithshme nga data e dërgimit të raportit të evaluimit nga ana e ekipit për evaluim me datë 25.05.2017, deri me datën e nënshkrimit të kontratës me datë 14.12.2018, nuk është ndryshuar.
Në lidhje me furnizimin me sistemin ATM, M-NAV i konfirmon faktet e paraqitura në pres konferencë nga ana e Sekretarit Gjeneral të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 02.07.2019, me prezantimin kronologjik të detajuar të procedurës së përgjithshme të ankandit, si në vijim:
• Banka europiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) është partner strategjik financiar i SHA M-NAV e cila financiarisht i përkrah ciklet zhvillimore të SHA M-NAV nga viti 1994. Pas procedurës së realizuar paraprake për huamarrje afatgjate tek institucioni financiar ndërkombëtar, e njejta e realizuar në koordinim me Ministrinë e financave dhe Ministrinë për transport dhe lidhje, SHA M-NAV Shkup me datë 24.09.2013, nënshkroi Kontratë për huamarrje më BERZH për financimin e “Projektit për modernizimin e M-NAV/ Ngritja e sistemit të navigacionit ajror- faza e dytë” pa sigurimin e garancionit shtetëror, në vlerë prej 11.150.000,00 EUR, i cili njëkohësisht është linja e katërt kreditore e kontraktuar me BERZH, ku të gjitha procedurat për furznizim realizohen në pajtueshmëri më Politikat dhe rregullat për furnizim BERZH (EBRD Procurement Policies and Rules).

• Me kontratën për huamarrje nga viti 2013 janë përfshirë më shumë komponenta projektuse për furnizim, të sistemit komunikacionit, pajisje radare dhe meteo, dhe si komponent primare është furnizimi, instalimi dhe testimi i sistemit ATM duke përfshirë edhe sallën tekniko-operative për të njejtin.
• Sistemi ATM është sistem primar më të cilin realizohet shërbimi bazë i SHA M-NAV Shkup- dhënia e shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën ajrore mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim sigurinë, rregullueshmërinë dhe rrjedhën efikase të komunikacionit ajror, për shkak të asaj si zgjedhje për Projekt menaxher është emëruar Drejtori Ekzekutiv i sektorit për navigacion ajror.
• Furnizimi i sistemit të ri ATM për shkak të kompleksivitetit të sistemit, me instrukcione nga BERZH dhe në pajtueshmëri me Politikat dhe rregullat për furnizim të BERZH është realizuar sipas procedurës për furnizim të hapur në dy faza.
• SHA M-NAV në bashkëpunim të vazhdueshëm me konsultantin e pavarur nga Franca dhe Eurokontrollin ka përgaditur dokumentacionin e ankandit- Faza e parë dhe me datë 30 korrik 2014 ka pranuar Informim zyrtar për miratim të dokumentacionit të ankandit- “No objection” nga ana e BERZH, prej ku me datë 1-Gusht 2014 është shpallur Ftesa për dorëzimin e ofertave për fazën e parë, vetëm ofertat teknike. u mblodhën 14 dokumentacione ankandesh ndërsa arritën katër (4) oferta teknike sipas shpalljes të publikuar.
• Procesi i evaulimit është udhëhequr në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim me konsultantët dhe Eurokontrollin. Raporti për evaluim të ofertave teknike të arritura- Faza e parë me propozim të tre (3) kompanive të selektuara për pjesëmarrje në fazën e dytë u dërgua në miratim përfundimtar dhe marrjen e “No Objection” deri te BERZH në korrik të vitit 2016.
• Nga ana e BERZH, me datë 25.10.2016 u arrit miratimi përfundimtar i Raportit për evaluim- faza e parë dhe vazhdimi i fazës së dytë nga procedura e ankandit sipas saj me datë 31.10.2016 u dorëzua Ftesa për dorëzimin e ofertave ( teknike dhe financiare) për fazën e dytë deri tek tre kompani. Kësaj ftese iu përgjigjën dy (2) kompani, ndërsa evaluimi i arritjes së dy ofertave- faza e dytë gjithashtu mbarëvahej në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim me konsultantët, BERZH dhe Eurokontrollin.
• Me datë 30.05.2017 Bordi Drejtues i mëparshëm i SHA M-NAV ka miratuar Raportin për evaluim- faza e dytë i përgaditur nga Komisioni për evaluim i SHA M-NAV dhe i njejti me datë 06.07.2017 është dorëzuar deri tëk BERZH për miratim, me propozim që të pranohet oferta e kompanisë LEONARDO S.p.A si ofertë evaluative esenciale më e ulët e cila iu përgjigjet kërkesave të ankandit (Lowest Evaluated Substantionaly Responsive Tenderer).
• Njëkohësisht nga ana e konsultantit të pavarur, me datë 07- korrik 2017 është dorëzuar Letër deri tek BERZH me të cilën në tërësi konfirmojnë që procesi i përgjithshëm i evaluimit ( faza e parë dhe e dytë) është në pajtueshmëri me Politikat dhe rregullat për furnizim të BERZH duke përfshirë edhe propozimin për tu pranuar oferta e LEONARDO S.p.A. Me datë 31.07.2017 nga BERZH është pranuar miratim përfundimtar “NO OBJECTION” për të njejtin.
• Në ndërkohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 63-të e mbajtur me datë 10.04.2018 për pikën 68 solli Konkluzë për tu rishpall ankandi për furnizimin e sistemit ATM me përjashtimin e ndërtesës ( salla operativo-teknike) nga e njejta e cila do të furnizohet me mjete të veta në lokacion të ri, por pas marrjes së Raportit nga Byroja për ekspertizë gjyqësore që vlera e çmimit të ofruar për ndërtimin e ATM sallës operativo-teknike është në kuadër të vlerave të tregut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Seancën e 96-të e mbajtur me datë 22.10.2018, solli Konkluzë që të mos zbatohen konkluzionet nga pika 68 e Seancës të 63-të në lidhje me projektin për furnizim me sistem të ri ATM duke përfshirë edhe sallen operativo-teknike.
• Letter of Award (Letër për pranimin e ofertës) SHA M-NAV dorëzoi deri tek kompanija LEONARDO S.p.A me datë 31.10.2018 në periudhën e afatit të ofertës, duke ndjekur Konkluzionet e Qeverisë së RMV dhe sipas të cilës, është nënshkruar Kontratë për furnizim, instalim dhe testim të sistemit ATM duke përfshirë edhe sallen operativo-teknike me 28.11.2018 nga ana e kompanisë LEONARDO S.p.A., dhe me datë. 14.12.2018 i njejti është nënshkruar edhe nga ana e tre drejtorëve të SHA M-NAV.
• Rradhazi dhe në pajtim me Politikat dhe rregullat për furnizim të BERZH si dhe kushtet e përcaktuara në dokumentacionin e ankandit, SHA M-NAV me datë 18.12.2018 dorëzoi Lajmërim për mospranimin e ofertës (Notification of Not Award) deri tek kompanija e dytë pjesmarrëse në fazën e dytë nga procedura për ankand dhe njëkohësisht në lidhje me të njejtën i ftoi në mbledhje konsultative i cili u mbajt me 23.01.2019. Në mbledhje u arsyetuan shkaqet për mospranimin e ofertës së tyre, ndërsa me datë 06.02.2019 nga ana e tyre pranuam Letër zyrtare në të cilën konfirmojnë që janë bërë lëshime të caktuara në përgaditjen e ofertës së tyre, në të njejtën kohë me shpresë për bashkëpunim për projekte në të ardhmen të SHA M-NAV me çka i gjithë procesi edhe formalisht u ka mbyllur. Si rezultat i pranimit të vërejtjeve, kompanija e dytë pjesmarrëse në fazën e dytë nuk dorëzoi ankesë.
SHA M-NAV Shkup do të bashkëpunon me të gjitha organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do ti dorëzoj të gjitha dokumentacionet e kërkuara në lëndët që janë hapur apo do të hapen. M-NAV do ti shfrytëzon gjitha mjetet ligjore dhe do të ndërmarr të gjitha masat e duhura kundrejt gjith personave që kan dëmtuar apo do të dëmtojnë imazhin dhe renomen e kompanisë në publikun ndërkombëtar dhe atë vendor, në momentet më të rëndësishme të shtetit tonë për procesin e euro-integrimeve. Në të njejtën kohë mbajmë të drejtën për hapjen e lëndëve për dëmshpërblim derisa një gjë e tillë na shkaktohet.

Me respekt
SH.A M-NAV Shkup