Në lidhje me artikullin me titull “Një tragjedi e madhe mund të ndodhë: Aeroporti në Shkup për dy javë me sinjalizim të dëmtuar për aterim të avionëve” dhe informacionet e botuara më 10.09.2020 në portalet e internetit, te cilat SHA M-NAV Shkup i mohon fuqimisht dhe refuzon në tërësisht si të pasakta për të të gjitha tre bazat

Dëshirojmë të informojmë të gjithë publikun se siguria e trafikut ajror nuk rrezikohet në asnjë moment, për faktin se deri më tani nuk ka raportime për defekte të sinjalizimit ndriques“PAPI” në aeroportin e Shkupit nga ana e pilotëve, por dhe nga TAV, i cili është përgjegjës për prokurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të mësipërme.
Shërbimi ynë PR nuk është kontaktuar aspak, as me telefon, as në adresën zyrtare të postës elektronike ku çdokush mund të na kontaktojë. Publikimi i një informacioni të tillë të pasaktë dhe jashtëzakonisht tendencioz sjell dëm të madh në reputacionin e M-NAV dhe krijon një imazh të rremë të gjendjes së trafikut ajror.
Informacionin që në Kompaninë tonë në muajt e kaluar një numër i madh i punonjësve që ishin para pensionit janë pushuar nga puna, e refuzojmë si plotësisht të pasaktë.

Lidhur me gjendjen financiare të Kompanisë sonë, ne do të dëshironim të informonim publikun se Bordi i Drejtorëve të SHA M-NAV ka miratuar një paketë të masave ekonomike që synojnë ruajtjen e likuiditetit.
Të gjitha burimet njerëzore dhe teknike në SHA M-NAV Shkup punojnë me kapacitet maksimal dhe në mënyrë më profesionale kryejnë të gjitha detyrat operative, me anë të të cilave kriteret për sigurimin e nivelit të kërkuar të sigurisë dhe efikasitetit në shërbimet e navigacionit ajror mirëmbahen vazhdimisht në nivelin më të lartë.

Me respekt,

SHA M-NAV Shkup