Në Klubin e Deputetëve, me 06.12.2023, me fillim nga ora 10:00, u prezantua versioni i parë i punës së hartës VFR të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Harta është bërë tërësisht në M-NAV, duke përdorur përmbajtjen e marrë nga Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, të dhënat aeronautike të publikuara në Revistën për Informacione Aeronautike, të dhënat e pengesave të marra nga Agjencia e Aviacionit Civil dhe matjet e rregullta gjeodezike që M-NAV i kryen çdo vit, si dhe të dhënat e marra nga llogaritja sipas standardeve të ICAO të përfshira në ICAO DOV 8168.

Në takimin e punës ,morën pjesë përfaqësues nga:

  • Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
  • Ministria e Brendshme
  • Krahu Ajror – Armata e RMV
  • Ministria e Mbrojtjes
  • Komiteti i Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve të Rënda të Aviacionit
  • Federata e Aviacionit
  • Klubi ajror Shtip
  • Klubi ajror Shkup