Shërbimet teknike

Komunikimet

M-NAV ofron të gjitha llojet e shërbimeve të komunikimit që garantojnë siguri në trafikun ajror në të dy aeroportet ndërkombëtare dhe në hapësirën ajrore në Republikën e Maqedonisë, në përputhje me standardet e ICAO dhe praktikat e rekomanduara dhe me Direktivat e Komisionit Evropian, të cilat janë të detyrueshme për këtë sferë.

Sistemet e komunikimit ajror-tokësor

Sistemet e komunikimit ajror-tokë janë sisteme radio komunikimi përmes të cilave avioni komunikon me kontrollin e fluturimit në fushën e tij të kompetencës. Sistemet e komunikimit veprojnë në varg VHF të specifikuara për këtë lloj të komunikimit në përputhje me koordinimin ndërkombëtar për shpërndarjen e frekuencave. Përdoruesit e këtij shërbimi janë avionë që fluturojnë mbi territorin, avionë që fluturojnë në të dy aeroportet ndërkombëtare, avionë sportive, aviacionin e përgjithshëm dhe aeroplanë ushtarakë. Pajisjet e përdorura janë të vendosura në Kokën e Selanikut, me qëllim që të sigurohet radio qasje më e mirë në të gjithë Republikën e Maqedonisë. Radio pajisje janë instaluar edhe në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit për të siguruar reserve edhe për kullën e kontrollit në aeroport, gjithashtu jane instaluar pajisjet e përshtatshme për kullën e kontrollit të aeroportit në Aeroportin Shën Pali Apostull-Ohër.

Sisteme të komunikimit tokësorë-tokë

Kontrolli i trafikut ajror në Shkup kryen shkëmbimin e të dhënave të aviacionit me qendrat fqinje.

Sistemi i komunikimit me zë

Është një sistem i përbërë nga pozitat kontrolluese në të cilën në ekran ka mesazh, bazat e komunikimit (mikrofon, kufjet) dhe sistemet e komunikimit periferik (radio VHF, linjat e marra me qira me qendra të afërta), duke siguruar komunikim të sigurt ajror- tokë dhe tokë – tokë ndërmjet kontrollorëve të trafikut ajror dhe qendrave fqinje.

Matësi ne qasjen

Matësi në qasjen është instaluar në të dy aeroportet ndërkombëtare.

Sistemet e regjistrimit

Kontrolli i trafikut ajror në Shkup ka një regjistrues digjital të kanaleve zanore me kapacitet regjistrimi deri në 120 kanale. Regjistrimet ruhen për 30 ditë në dy sisteme të pavarura, në përputhje me rekomandimet e ICAO-s.
Kontrolli i fluturimit në Ohër ka gjithashtu një regjistrues digjital.

 

Navigacion

Pajisjet e navigimit (Navigational AIDS -Navaids) janë infrastruktura radio navigacionare për të mbështetur operacionet rutë navigacion,operacionet navigacion për operacionet precize dhe jo-precize dhe operacionet e navigimit për uljen e fluturimit ne saktësi. Përmes valëve të radios të emituara, piloti merr informacion në lidhje me pozitën e avionit, drejtimin dhe distancën e pajisjeve të referencave të navigimit për gjendjen në tokë. Kur është fjala për gjeneratat e reja të avionëve, ata kanë mundësi të njëjtën kohë të marrin sinjale të shumta të radio pajisjeve të navigimit të cilat gjenden në tokë, dhe përpunimi i tyre është të vendoset dhe pozita e aviacionit.

Mbikqyrja

Radar (shkurtesë nga fjalët angleze -Radar Detection and Ranging) është një radio pajisje e cila përdoret për të përcaktuar pozicionin e aviacionit i cili merr një pamje të besueshme të gjendjes në hapësirën ajrore dhe në terren, i cili bën ndarjen e sigurt të trafikut të kontrolluar por gjithashtu përmirëson kapacitetin ATS në zonën e kontrolluar. M-NAV përdor sistemet e veta të kontrollit radar të trafikut ajror civil dhe ushtarak. Këto sisteme Radar me sistemet e radarëve në vendet fqinje janë të integruara në sistemet multiradar, sisteme për të përcaktuar rrugën për të marrë mbulim , saktësinë dhe objektivin e njohjes dhe cilësisë.

Sistemet e përpunimit të të dhënave

Sistemet e informacionit ose sistemet e përpunimit të të dhënave janë pjesë përbërëse e sistemit të Kontrollit të fluturimeve. Duke marrë parasysh sigurinë dhe efikasitetin e trafikut ajror, është një proces i ndërlikuar,i cili nuk mund të imagjinohet përpunimi i të dhënave pa sistemet e sostifikuara. Të dhënat e përpunuara janë të ndryshme, siç janë të dhënat radarë, të dhënat paraprake, të dhënat e planit të fluturimit, të dhënat meteorologjike, të dhënat e gjendjes teknike, të dhënat e rrjedhjes së trafikut, statistikat etj.

Furnizimi me energji elektrike

Pajisjet / sistemet e energjisë elektrike luajnë një rol të madh në funksionimin e sistemeve dhe rrjedhimisht në ofrimin e sigurt dhe në kohë të shërbimeve të navigacionit ajror. Burimet / pajisjet / sistemet e furnizimit me energji – cilësia, disponueshmëria, kapaciteti dhe saktësia janë parakushtet themelore teknike për integritetin sistemeve. Për paraqitjen e saktë, instalimin, mirëmbajtjen, monitorimin dhe kontrollin, duhet të plotësohen kërkesat e standardeve dhe rregulloreve të furnizimit me energji elektrike, kombëtare dhe ndërkombëtare. Sa i përket llojit dhe funksionit, ekziston një dallim i qartë midis furnizimit primar ose komercial (EVN Macedonia) si një element i jashtëm dhe furnizimi i mesëm i energjisë (rezervë, vazhdim) si një element i brendshëm në M-NAV.