Modernizimi dhe përmirësimi i kushteve të punës në ATC Ohër

Modernizimi dhe përmirësimi i kushteve të punës në ATC Ohër

Pas më shumë se 30 vitesh, me mbështetjen e plotë të Këshilli Drejtues të Sh.A ‘’M-NAV’’ Shkup, u miratuan dhe u realizuan aktivitete për përmirësimin e gjithanshëm të kushteve të punës në ndërtesën e ATC Ohër.

Gjatë vitit 2026, u përfunduan me sukses punimet ndërtimore për rinovimin e plotë të të gjitha hapësirave të ndërtesës (zyrat, hapësirat e përbashkëta, tualetet etj.). Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u vendosën dyer dhe dritare të reja prej alumini cilësor, me termoizolim të shkëlqyer dhe xhama me efikasitet të lartë energjetik, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e qëndrimit dhe të punës.

Përveç punimeve tashmë të përfunduara, Këshilli Drejtues, në kuadër të Planit të Prokurimeve Publike për vitin 2026, ka miratuar edhe tri prokurime të tjera, të cilat pritet të realizohen deri në fund të vitit aktual:

  • Rregullimi hortikulturor i oborrit;
  • Vendosja e mbulesave të reja të dyshemeve;
  • Zëvendësimi i dyerve të brendshme.

Me përfundimin e këtyre aktiviteteve, do të realizohen në tërësi të gjitha punimet e planifikuara për modernizimin e plotë dhe përmirësimin e kushteve të punës në ATC Ohër.

Menaxhmenti i Sh.A ‘’M-NAV’’ Shkup viziton panairin ndërkombëtar Airspace World në Lisbonë

Menaxhmenti i Sh.A ‘’M-NAV’’ Shkup viziton panairin ndërkombëtar Airspace World në Lisbonë

Menaxhmenti i  ShA M-NAV Shkup, ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit realizoi një vizitë në panairin ndërkombëtar Airspace World, i cili po mbahet në Lisbonë, Portugali.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar përfaqëson një platformë për shkëmbimin e përvojave, monitorimin e arritjeve më të fundit teknologjike dhe njohjen me zgjidhjet bashkëkohore në fushën e menaxhimit të trafikut ajror, navigacionit ajror, digjitalizimit, sigurisë dhe efikasitetit të hapësirës ajrore.

Pjesëmarrja e ShA M-NAV Shkup në ngjarje të tilla është me rëndësi të veçantë për ndjekjen e vazhdueshme të trendeve evropiane dhe globale në industrinë e aviacionit., si dhe për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të kompanisë.

Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e M-NAV-it patën mundësinë të njihen me zgjidhjet dhe inovacionet më të fundit në fushën e sistemeve ATM, teknologjive CNS, mjeteve digjitale për menaxhimin e hapësirës ajrore, si dhe me drejtimet e ardhshme të zhvillimit të shërbimeve të navigacionit ajror.

ShA M-NAV Shkup vazhdon të punojë me përkushtim për modernizimin, përmirësimin e kapaciteteve teknike dhe ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe efikase në navigacionin ajror, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE dhe SHA MNAV Shkup nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi

DREJTORIA PËR PUNË HIDROMETEOROLOGJIKE dhe SHA MNAV Shkup nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi

Sot, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dhe Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për menaxhimin e Trafikut Ajror dhe Dhënien e Shërbimeve në Navigacionin Ajror ShA M-NAV Shkup, nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi.

Ky Memorandum është shprehje e vullnetit dhe angazhimit të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin institucional, nëpërmjet zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga të dy institucionet

Me nënshkrimin e Memorandumit, të dyja palët konfirmojnë përkushtimin e tyre për të vendosur bashkëpunim teknik dhe profesional, veçanërisht në drejtim të:

* avancimin të sistemit kombëtar të mbikëqyrjes dhe sigurisë së hapësirës ajrore;

* përmirësimin e shkëmbimit dhe përdorimit të të dhënave meteorologjike, të radarëve dhe satelitore;

* forcimin e kapaciteteve të të dy institucioneve përmes aktiviteteve të përbashkëta, trajnimeve dhe koordinimit me organizatat evropiane dhe ndërkombëtare.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një koordinimi më efikas midis institucioneve, shfrytëzimit më të mirë të të dhënave dhe kapaciteteve në dispozicion, si dhe forcimit të sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve në fushën e navigimit ajror dhe mbështetjes hidrometeorologjike.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të M-NAV-it mаrrin pjesë në Airspace World 2025, Lisbonë.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të M-NAV-it mаrrin pjesë në Airspace World 2025, Lisbonë.

Vladimir Risteski, Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror dhe Z. Buran Aliti, Anëtar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv për çështje Financiare, Ligjore, Zhvillim dhe Investime janë duke marrë pjesë në Panairin Airspace World 2025, i cili po mbahet në Lisbonë nga 13 deri më 15 maj 2025.

Ky event prestigjioz ndërkombëtar mblodhi së bashku kontribuesit kryesorë në Menaxhimin e Trafikut Ajror, Teknologjinë e Aviacionit dhe Inovacionin në Fushën e Aeronautikës. Me pjesëmarrës nga mbi 145 vende, Airspace World shërben si një platformë dinamike për vendimmarrësit, hartuesit e politikave dhe drejtuesit e industrisë për të eksploruar risitë më të fundit, për të ndarë ekspertizën dhe për të nxitur bashkëpunime strategjike në të gjithë ekosistemin e aviacionit.

Ekspozita përfshiu sponsorë dhe ekspozues të rëndësishëm nga sektorët globalë të aeronautikës dhe mbrojtjes, të cilët prezantuan teknologji të avancuara dhe zgjidhje novatore. Anëtarët e Këshillit Drejtues u angazhuan në diskutime të nivelit të lartë, eksploruan risi të avancuara dhe forcuan partneritetet me drejtues të industrisë globale. Pjesëmarrja e tyre në ekspozitë pasqyron përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të qenë në pararojë të përparimeve teknologjike dhe për të kontribuar në zhvillimin e një sistemi të hapësirës ajrore më të sigurt, më të zgjuar dhe më efikas.

Me Ministrinë e Mbrojtjes dhe EVN rritim sigurinë e trafikut ajror

Me Ministrinë e Mbrojtjes dhe EVN rritim sigurinë e trafikut ajror

Bashkëpunimi i M-NAV, Ministrisë së Mbrojtjes dhe EVN për të vazhduar punën e qëndrueshme të pajisjeve për navigimin e saktë të avionëve

Më 06.03.2025 ,М-NAV, Ministria e Mbrojtjes dhe EVN kanë rënë dakord për një bashkëpunim për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të pajisjeve në majën malore Solunska Glava. Në lartësi mbidetare me mbi 2.500 metra, si rezultat i kushteve të ndryshueshme të motit, mund të ndodhin ndërprerje në furnizimin me energji.

Për të shmangur sfidat e lidhura me kontrollin e fluturimeve, tri institucionet mbajtën një takim koordinues.

“Stabiliteti i funksionimit të pajisjeve për drejtimin e saktë të avionëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e trafikut ajror.” Deri tani, ky segment ka qenë i neglizhuar dhe injoruar.
Menaxhmenti i ri i M-NAV është i përkushtuar që të sigurojë që ky segment i operacioneve të Kompanisë të mos margjinalizohet. Në përputhje me rekomandimet e autoriteteve ndërkombëtare dhe vendase të aviacionit, ne po punojmë për të ngritur në një nivel më të lartë sigurinë e trafikut ajror në bashkëpunim me palët e tjera të interesuara, sidomos Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve te Brendshme“, tha Kliment Çepunjoski, drejtor ekzekutiv i sektorit teknik në M-NAV dhe anëtar i Këshillit Drejtues.

М-NAV, Ministria e Mbrojtjes dhe EVN janë pajtuar që të mbajnë takime të rregullta koordinuese.

THIRJE PUBLIKE PËR ZGJEDHJEN E PERSONIT JURIDIK PËR GRUMBULLIMIN E MBETURINAVE (Në gjuhën maqedonase)

Врз основа на член 42 став (3) од Законот за користење и располагање со стварите во државна сопственост и со стварите во општинска сопственост („Службен весник на Република Македонија“ бр. 78/15, 106/15, 153/15, 190/16, 21/18 и „Службен весник на Република Северна Македонија“ бр. 101/19, 275/19 и 122/21) и Одлуката за давање согласност за спроведување на постапка за избор на правно лице кое врши дејност или поседува дозвола за собирање и/или транспортирање, преработка, рециклирање и уништување на отпад на Владата на Република Северна Македонија бр.41-7644/4 од 17 декември 2024 година („Службен весник на Република Северна Македонија“ бр.258 од 18 декември 2024 година), Акционерското друштво во државна сопственост за управување со воздушниот сообраќај и давање услуги во воздухопловна навигација М-НАВ АД Скопје, објавува

 

Јавен повик

За избор на правно лице кое врши дејност или поседува дозвола за собирање и/или транспортирање, преработка, рециклирање и уништување на отпад, на движни ствари – опрема кои се дотраени, неупотребливи и технолошки застарени и не можат да се продадат или разменат како такви и истите не се користат од страна на Акционерското друштво во државна сопственост за управување со воздушниот сообраќај и давање услуги во воздухопловна навигација М-НАВ АД Скопје

 

Критериум за избор на правно лице е рокот за преземање на движните ствари предмет на јавниот повик.

Рокот за превземање не треба да биде подолг од 10 (десет) работни дена.

Преземањето на движните ствари е без надомест.

Избраното правно лице на јавниот повик има обврска да изврши преземање на движните ствари предмет на јавниот повик од следните локации:

– Простории на „М-НАВ“ А.Д. Скопје – контрола на летање ул.Босфор бр.7, Мралино, Илинден и
– Метален контејнер во близина на КЛ Охрид – Аеродором Свети Апостол Павле Охрид

И истите да ги транспортира како отпад на соодветен начин, согласно со законските прописи.

Право на учество на јавниот повик имаат сите домашни правни лица, кои поседуваат важечка Дозвола за собирање и/или транспортирање на отпад, издадена од надлежен орган.

Лице за контакт во врска со јавниот повик: Игор Андреевски, телефон за контакт 070/210-680, електронска адреса: igor.andreevski@mnavigation.mk

Подетални информации за движните ствари (листа на движни ствари), како и потребна документација во врска со јавниот повик може да се превземе од веб страната Акционерското друштво во државна сопственост за управување со воздушниот сообраќај и давање услуги во воздухопловна навигација М-НАВ АД Скопје.

Краен рок за доставување на пријавите за учество е 03.03.2025 година до 15:00 часот.

Управен одбор

Владимир Ристески – Претседател на Управен одбор

_____________________________________

Климент Чепуњоски – Член на Управен одбор
_____________________________________

Buran Aliti – Член на Управен одбор /Anëtar i Këshillit Drejtues

__________________________________

Јавен повик за избор на правно лице за собирање на отпад (pdf документ)

Линкот за Инструкција по јавен повик