SH.A ‘’M-NAV’’ Shkup, me letër falënderimi për rezultatet e suksesshme në komunikacionin ajror në këtë vit 2023

SH.A ‘’M-NAV’’ Shkup, me letër falënderimi për rezultatet e suksesshme në komunikacionin ajror në këtë vit 2023

Më 27.12.2023, Ministri Boçvarski vizitoi SH.A “M-NAV” Shkup për të biseduar në lidhje me temën e zhvillimit dhe planet tona të ardhshme në komunikacionin ajror.

M-NAV shënon një nga vitet më të suksesshme për sa i përket numrit të mbikalimeve mbi vendin tonë me një rritje prej 26,5% krahasuar me 2019 dhe një rritje prej 13,4% krahasuar me 2022.

E shprehur në shifra, në vitin 2022 në hapësirën tone ajrore janë realizuar gjithsej 204 mijë mbikalime, ndërsa deri në fund të vitit pritet që numri të kalojë në mbi 230 mijë fluturime.

Për sa i përket operimeve totale në komunikacionin ajror këtë vit në 2023, kemi një rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin 2019, që do të thotë  17.3 për qind krahasuar me vitin 2022.

Me këtë rast, ministri Bochvarski i ndau një letër falënderimi menaxhmentit të M-NAV it për këtë kontribut në rezultate të shkëlqyera në trafikun ajror.

Ne mbetemi të përkushtuar për përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve të besueshme dhe efikase në trafikun ajror dhe sigurisht realizimin e detyrës parësore, që është ruajtja e një hapësirës  të sigurt ajrore.

M-NAV e prezanton VFR hartën e RMV

M-NAV e prezanton VFR hartën e RMV

Në Klubin e Deputetëve, me 06.12.2023, me fillim nga ora 10:00, u prezantua versioni i parë i punës së hartës VFR të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Harta është bërë tërësisht në M-NAV, duke përdorur përmbajtjen e marrë nga Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, të dhënat aeronautike të publikuara në Revistën për Informacione Aeronautike, të dhënat e pengesave të marra nga Agjencia e Aviacionit Civil dhe matjet e rregullta gjeodezike që M-NAV i kryen çdo vit, si dhe të dhënat e marra nga llogaritja sipas standardeve të ICAO të përfshira në ICAO DOV 8168.

Në takimin e punës ,morën pjesë përfaqësues nga:

  • Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
  • Ministria e Brendshme
  • Krahu Ajror – Armata e RMV
  • Ministria e Mbrojtjes
  • Komiteti i Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve të Rënda të Aviacionit
  • Federata e Aviacionit
  • Klubi ajror Shtip
  • Klubi ajror Shkup

Ministri Bochvarski në vizitë në M-NAV

Ministri Bochvarski në vizitë në M-NAV

Sot, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, së bashku me zëvendës ministrin, dhe sekretarin shtetëror pranë Ministrisë në fjalë, vizitoi Shoqërinë tonë, ku së bashku me Menaxhmentin e M-NAV-it inspektuan pajisjet të ATM sistemit, instalimi i të cilave është në vijim.

 Me blerjen e sistemit të ri ATM, mundësohet ruajtja e sigurisë në nivelin më të lartë, në pajtueshmëri me standartet më të reja teknologjike, që do të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve, rritjen e efikasitetit të të gjithë sistemit dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë aftësinë për të përballuar me sukses një volum të shtuar të trafikut.

 Ministri Boçvarski  poashtu realizoi një takim edhe me perfaqësuesit e sindikatave pranë M-NAV-it si pjesë e marrëveshjes së përbashkët për koordinim të vazhdueshëm dhe takime  për realizimin e obligimeve të marra nda të dy palët.

Pjesëmarja M-NAV në forumin e 2-të CANSO EUROPE COO

Pjesëmarja M-NAV në forumin e 2-të CANSO EUROPE COO

Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror Z. Fahrudin Hamidi, mori pjesë në forumin e dytë CANSO Europe COO, I cili u mbajt me 7 Nëntor në ZurichNgjarja, e organizuar nga Skyguide OPS Centre, konvergoi drejtuesit e industrisë për të adresuar çështjet thelbësore si menaxhimi i fuqisë punëtore dhe sfidat e zhvillimit të ATCO   (Kontrolloret e Trafikut Ajror ), duke përfshirë strategjitë e rekrutimit dhe nevojën e menjëhershme për të tërhequr talente të reja në këtë sektor.

Diskutimi gjithëpërfshirës eksploroi gjithashtu ide transformuese për trajnimin dhe licencimin e ardhshëm të ATCO, si rrjedhojë e përmirësimit të efikasitetit të trajnimit, përparimet teknologjike, kushtet e punës dhe stafi, si ndër temat e tjera që lidhen me Menaxhimin e Vendit të Punës ATCO.

Me një angazhim të palëkundur, M-NAV siguron me vendosmëri sigurimin e sherbimeve efikase te navigacionit ajror ANS  përmes mbështetjes së vazhdueshme dhe programeve të fuqishme të trajnimit për ATCO-të e saj.

 

Dita Botërore e Meteorologjisë – 23 Mars, 2023

Dita Botërore e Meteorologjisë – 23 Mars, 2023

E ardhmja e kushteve të motit, klimës dhe ujit përmes brezave

Ne jetojmë në një planet në të cilën gjithçka është e ndërlidhur. Ne e shfrytëzojmë Tokën që ka një atmosferë dhe një oqean global.

Moti ynë, klima dhe cikli i ujtit nuk njeh kufi dhe politikë kombëtare. Bashkëpunimi kombëtar ka një rëndësi të veçantë. Kjo filozofi ka nisur aktivitetet e komunitetit meteorologjik botëror që nga viti 1873 dhe do të jetë një udhëzues për transmetimin e shkencës në shërbime që i nevojiten shoqërisë për brezat aktualë dhe të ardhshëm.

Dita Botërore e Meteorologjisë, 2023 do të mbahet gjatë 150 vjetorit të Organizatës Botërore Meteorologjike. Theksi vihet në arritjet e kaluara, zhvillimin aktual dhe potencialin e së ardhshmes –që nga shfaqja e telegrameve në fund të shekullit të 19-të dhe parashikimet e destinuara për trafikun detar, deri te superkompjuterët dhe zhvillimi i teknologjisë hapësinore.


Gjatë kalimit të viteve, Shërbimet Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike kanë punuar vazhdimisht për të mbledhur dhe standardizuar të dhënat që mbështesin parashikimin e motit sot, të cilin ne e marrim si “të mirëqenë”. Historia e shkëmbimit të të dhënave në Organizatën Botërore Meteorologjike shkruan një histori të jashtëzakonshme për vizionin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe mbi të gjitha një sistem unik bashkëpunimi që synon t’i shërbejë shoqërisë.

Ky përvjetor, gjithashtu shërben si rikujtim e ndryshimeve klimatike. Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike -si një organizatë paraardhëse e Organizatës Botërore Meteorologjike – u themelua në vitin 1873 në një kohë kur ndotjet nga aktivitetet industriale dhe njerëzore sapo kishin filluar.

Si rezultat i gazeve serrë të cilët i bllokojnë nxehtësinë, temperatura mesatare globale tani është 1 ᴼ Celsius më e lartë se 150 vjet më parë. Kushtet tona meteorologjike janë më ekstreme, oqeani ynë global është më i ngrohtë dhe më acidik, niveli i detit është më i lartë, akullnajat dhe akulli po shkrihen gjithashtu. Ndryshimet po ndodhin me një ritëm më të shpejtë. Nevojitet veprim urgjent për të reduktuar emetimet dhe për të siguruar mbijetesën e brezave të ardhshëm dhe planetit tonë.

Lajmi i mirë është se me përparimin e shpejtë shkencor dhe teknologjik, saktësia e parashikimeve të motit dhe paralajmërimet e hershme që shpëtojnë jetë rritet ndjeshëm. Të dhëna të gjera shkëmbehen lirshëm në komunitetin më të gjerë se kurrë më parë, dhe lëndë të reja duke përfshirë mësimin e makinerive dhe inteligjencën artificiale janë në dispozicion.

 Është arritur përparim i rëndësishëm në monitorimin, simulimin dhe planifikimin e kushteve klimatike globale për të mbështetur procesin e vendimmarrjes.

Cikli ynë meteorologjik, klimatik dhe hidrologjik do të jetë i ndryshëm në të ardhmen në krahasim me atë të së shkuarës. Koha, klima dhe shërbimet hidrologjike do të na ndihmojnë të përballemi me sfidat e duhura dhe të përfitojmë nga mundësitë.

Vazhdon shkollimi i 8 kandidatëve për marrjen e licencës së kontrollorit të trafikut ajror

Vazhdon shkollimi i 8 kandidatëve për marrjen e licencës së kontrollorit të trafikut ajror

Më 27 shkurt 2023, 8 kandidatët e përzgjedhur për marrjen e licencës për kontrollor të trafikut ajror filluan me pjesën praktike të trajnimit për autorizim për ADI/TWR (Kontrolla e Trafikut Ajror të Aeroportit -Njësia e Kullës së Kontrollit ) në qendrën trajnuese GATE Aviation Training APS në Danimarkë. Sipas planit, kjo pjesë e trajnimit që zhvillohet në Danimarkë duhet të përfundojë më 05.05.2023. U urojmë suksese kandidatëve.