Dita Botërore e Meteorologjisë – 23 Mars, 2023

Dita Botërore e Meteorologjisë – 23 Mars, 2023

E ardhmja e kushteve të motit, klimës dhe ujit përmes brezave

Ne jetojmë në një planet në të cilën gjithçka është e ndërlidhur. Ne e shfrytëzojmë Tokën që ka një atmosferë dhe një oqean global.

Moti ynë, klima dhe cikli i ujtit nuk njeh kufi dhe politikë kombëtare. Bashkëpunimi kombëtar ka një rëndësi të veçantë. Kjo filozofi ka nisur aktivitetet e komunitetit meteorologjik botëror që nga viti 1873 dhe do të jetë një udhëzues për transmetimin e shkencës në shërbime që i nevojiten shoqërisë për brezat aktualë dhe të ardhshëm.

Dita Botërore e Meteorologjisë, 2023 do të mbahet gjatë 150 vjetorit të Organizatës Botërore Meteorologjike. Theksi vihet në arritjet e kaluara, zhvillimin aktual dhe potencialin e së ardhshmes –që nga shfaqja e telegrameve në fund të shekullit të 19-të dhe parashikimet e destinuara për trafikun detar, deri te superkompjuterët dhe zhvillimi i teknologjisë hapësinore.


Gjatë kalimit të viteve, Shërbimet Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike kanë punuar vazhdimisht për të mbledhur dhe standardizuar të dhënat që mbështesin parashikimin e motit sot, të cilin ne e marrim si “të mirëqenë”. Historia e shkëmbimit të të dhënave në Organizatën Botërore Meteorologjike shkruan një histori të jashtëzakonshme për vizionin shkencor, zhvillimin teknologjik dhe mbi të gjitha një sistem unik bashkëpunimi që synon t’i shërbejë shoqërisë.

Ky përvjetor, gjithashtu shërben si rikujtim e ndryshimeve klimatike. Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike -si një organizatë paraardhëse e Organizatës Botërore Meteorologjike – u themelua në vitin 1873 në një kohë kur ndotjet nga aktivitetet industriale dhe njerëzore sapo kishin filluar.

Si rezultat i gazeve serrë të cilët i bllokojnë nxehtësinë, temperatura mesatare globale tani është 1 ᴼ Celsius më e lartë se 150 vjet më parë. Kushtet tona meteorologjike janë më ekstreme, oqeani ynë global është më i ngrohtë dhe më acidik, niveli i detit është më i lartë, akullnajat dhe akulli po shkrihen gjithashtu. Ndryshimet po ndodhin me një ritëm më të shpejtë. Nevojitet veprim urgjent për të reduktuar emetimet dhe për të siguruar mbijetesën e brezave të ardhshëm dhe planetit tonë.

Lajmi i mirë është se me përparimin e shpejtë shkencor dhe teknologjik, saktësia e parashikimeve të motit dhe paralajmërimet e hershme që shpëtojnë jetë rritet ndjeshëm. Të dhëna të gjera shkëmbehen lirshëm në komunitetin më të gjerë se kurrë më parë, dhe lëndë të reja duke përfshirë mësimin e makinerive dhe inteligjencën artificiale janë në dispozicion.

 Është arritur përparim i rëndësishëm në monitorimin, simulimin dhe planifikimin e kushteve klimatike globale për të mbështetur procesin e vendimmarrjes.

Cikli ynë meteorologjik, klimatik dhe hidrologjik do të jetë i ndryshëm në të ardhmen në krahasim me atë të së shkuarës. Koha, klima dhe shërbimet hidrologjike do të na ndihmojnë të përballemi me sfidat e duhura dhe të përfitojmë nga mundësitë.

Vazhdon shkollimi i 8 kandidatëve për marrjen e licencës së kontrollorit të trafikut ajror

Vazhdon shkollimi i 8 kandidatëve për marrjen e licencës së kontrollorit të trafikut ajror

Më 27 shkurt 2023, 8 kandidatët e përzgjedhur për marrjen e licencës për kontrollor të trafikut ajror filluan me pjesën praktike të trajnimit për autorizim për ADI/TWR (Kontrolla e Trafikut Ajror të Aeroportit -Njësia e Kullës së Kontrollit ) në qendrën trajnuese GATE Aviation Training APS në Danimarkë. Sipas planit, kjo pjesë e trajnimit që zhvillohet në Danimarkë duhet të përfundojë më 05.05.2023. U urojmë suksese kandidatëve.
“M-NAV” merr pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Kërkimit dhe Shpëtimit të Aviacionit

“M-NAV” merr pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Kërkimit dhe Shpëtimit të Aviacionit

Me datë 22 shkurt 2023 në Оhër, z. Fahrudin Hamidi, kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, mori pjesë në ceremoninë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Kërkim dhe Shpëtim në fushën e aviacionit ndërmjet vendeve anëtare të Komitetit Këshillimor Rajonal për Kërkim-Shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC).

Katër shtete anëtarë të RASARAC duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, Republikën e Serbisë, Republikën e Malit të Zi dhe Republikën e Sllovenisë kanë nënshkruar këtë marrëveshje.

Udhëheqja e Komitetit Këshillimor Rajonal për Kërkim dhe Shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC) nga Republika e Malit të Zi, këtë vit do të kalojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të njëjtën kohë, Republika e Shqipërisë, si vend vëzhgues, nënshkroi një Memorandum Bashkëpunimi me shpresën për t’u bërë anëtare e këtij Komiteti në të ardhmen e afërt.

Në fjalimin e tij, Ministri I Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski theksoi se bashkëpunimi rajonal është jashtëzakonisht I rëndësishëm për vendosjen e standardeve të larta profesionale në navigacionin ajror.

Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e Komitetit Këshillëdhënës Rajonal për Kërkim dhe Shpëtim në Aviacionin Civil (RASARAC) që nga viti 2016. Komiteti përbëhet nga përfaqësues të shteteve anëtare Republika e Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika e Bullgarisë, Republika e Kroacisë, Republika e Malit të Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë, Republika e Sllovakisë dhe Republika e Sllovenisë.

M-NAV filloi me  trajnimin e 8 kandidatëve për marrjen e licencës së kontrollorit të trafikut ajror

M-NAV filloi me trajnimin e 8 kandidatëve për marrjen e licencës së kontrollorit të trafikut ajror

Më 29 nëntor 2022, nga ana e qendrës trajnuese GATE Aviation Training APS nga Danimarka filloi trajnimi bazë për kontrollorët e trafikut ajror të kandidatëve të përzgjedhur. Kjo pjesë teorike e trajnimit do të mbahet në Shkup, kurse trajnimi për autorizimin ADI/TWR (Kontrolla e Trafikut Ajror të Aeroportit -Njësia e Kullës së Kontrollit ) do të zhvillohet nga fundi i shkurtit deri në fillim të majit 2023 në Kopenhagë, Danimarkë. I urojmë suksese kandidatëve.

M-NAV mori Mirënjohje për pjesëmarrjen dhe kontributin në SWIFT RESPONSE 2022

M-NAV mori Mirënjohje për pjesëmarrjen dhe kontributin në SWIFT RESPONSE 2022

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-s, në maj të vitit 2022 ka realizuar stërvitjen ushtarake “SWIFT RESPONSE 2022” në poligonin ushtarak Krivolak, e cila përfshinte aktivitete të kombinuara ajrore në hedhje me parashutë, ulje me helikopter dhe aeroplanë me pjesëmarrjen e forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s. Me rastin e këtij evenimenti, M-NAV SHA Shkup, si ofrues i shërbimeve të navigacionit ajror mori Mirënjohje për pjesëmarrjen dhe kontributin në stërvitjen SWIFT RESPONSE 2022. Me këtë, M-NAV mori mirënjohje tjera për bashkëpunimin e shkëlqyer me një sërë organizatash në fushën e aviacionit.

Urime Dita Ndërkombëtare të Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe 100 vjetorin e kontrollit të trafikut ajror

Urime Dita Ndërkombëtare të Kontrollorëve të Trafikut Ajror dhe 100 vjetorin e kontrollit të trafikut ajror

Sot, 20 tetor, është Dita Botërore e Kontrollit të Trafikut Ajror. Dhe këtë vit festohet njëqindvjetori i këtij profesioni. Në fillim të shekullit të kaluar, një nga ëndrrat më të mëdha të njeriut – të fluturojë, u bë realitet. Por shpejt u bë e qartë se një ëndërr e tillë, për të qenë e sigurt, duhet të realizohet me disa rregulla dhe të jetë nën kontrollin e dikujt. Pikërisht njëqind vjet më parë, në vitin 1922, Kontrolli i Trafikut Ajror u shfaq si partneri më besnik i ëndërrimtarëve më të guximshëm. Sot jemi këtu për të dëshmuar shekullin e parë të Kontrollit të Trafikut Ajror – një jubile i madh për këtë profesion. Kjo degë e aviacionit ka lindur në tokën evropiane midis Anglisë dhe Francës, por sot, kontrollorët e trafikut ajror janë roje të qiellit në të gjithë botën. (www.atc100years.org) Ata punojnë si ditën ashtu edhe natën, çdo ditë të javës, për të siguruar shërbim të vazhdueshëm në trafikun ajror. Në Maqedoni, 120 kontrollorë dhe ndihmës kontrollorë të trafikut ajror shërbejnë mbi 1200 avionë në ditë, duke përfshirë dy aeroportet Shkup dhe Ohër, si dhe avionët që fluturojnë mbi territorin tonë. Shtëpia e këtyre profesionistëve është SH.A.M-NAV Shkup dhe familja e tyre është ZKLM – Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Maqedonisë. (zklm.org) SH.A. M-NAV Shkup dhe ZKLM – Shoqata e kontrollorëve të trafikut ajror të Maqedonisë ua uron festën të gjithë kontrollorëve të trafikut ajror në mbarë botën .