M-NAV viziton ASHNA Kosovë

M-NAV viziton ASHNA Kosovë

Më 18.05.2021, Kryetari i Këshillit Drejtues të M-NAV dhe Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror- Z. Fahrudin Hamidi dhe Drejtori Ekzekutiv i Çështjeve Financiare , Ligjore, Zhvillimit dhe Investimeve – Z. Migjen Salmani, në selinë e ASHNA në Prishtinë, Kosovë realizuan një takim me anëtarët e menaxhmentit të ASHNA, të udhëhequr nga Z. Bahri Nuredini, Drejtor Gjeneral.

Në takim, këta ofrues fqinjë të shërbimeve të navigacionit ajror diskutuan mbi gjendjen aktuale të trafikut ajror dhe krizën e shkaktuar nga rënia e madhe e trafikut ajror si rezultat i pandemisë Covid-19, si dhe masat dhe aktivitetet e marra për ta tejkaluar atë për të mundësuar trafik të qetë dhe të rregullt ajror, diskutuan gjithashtu mbi pikëpamjet e ardhshme strategjike të të dy ofruesve në drejtim të ofrimit të shërbimeve të sigurta të navigacionit ajror në mënyrë që të maksimizohet përdorimi i burimeve ekzistuese të përbashkëta (burimet njerëzore, teknike dhe procedurale), ndërkohë që të zvogëlohen kostot.

M-NAV dhe ASHNA vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në përputhje me Memorandumin e Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2019.

ATSEP stafi së shpejti me ICAO licenca, shoqata MATTA kujdeset për përmirësimin profesional të teknikëve dhe inxhinierëve të aviacionit

ATSEP stafi së shpejti me ICAO licenca, shoqata MATTA kujdeset për përmirësimin profesional të teknikëve dhe inxhinierëve të aviacionit

Çdo fluturim i sigurt është një konfirmim i ri se ATSEP stafi, të cilët janë ata ekspertë që kujdesen për mjetet teknike dhe pajisjet për dhënien e shërbimeve të navigacionit ajror, të trajnuar mirë dhe që kryejnë detyrat e tyre në përputhje me standardet e larta . Teknikët dhe inxhinierët e navigacionit ajror, janë përgjegjës për vendosjen, mirëmbajtjen, kontrollimin dhe monitorimin e sistemeve dhe pajisjeve në sistemin e kontrollit të trafikut ajror, në fakt janë përgjegjës për saktësinë, integritetin, disponueshmërinë dhe funksionimin me kontinuitet të sistemeve dhe instrumenteve pa të cilat nuk ka aviacion. Sepse, pa të dhënat nga këto pajisje, pilotët nuk do tа kishin mundësinë për ti kryer detyrat e caktuara dhe kontrollorët e trafikut ajror nuk mund të japin udhëzime, aprovime etj.

Për avancimin profesional të stafit të ATSEP kujdeset MATTA, Shoqata e Personelit Teknik të Trafikut Ajror Maqedonas ( Macedonian Air Traffic Technical Electronics Association). Tashmë 25 vite MATTA përfaqëson vendin në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Personelit Teknik në Navigacionin Ajror për Siguri të Trafikut Ajror (IFATSEA), e cila bashkëpunon me Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) në fushën e standardeve dhe rekomandimeve për punën e personelit teknik në navigacionin ajror për siguri të trafikut ajror (ATSEP – Air Traffic Safety Electornics Personnel).

MATTA mori pjesë në mënyrë aktive në përpilimin e një libri trajnimi për punën e ATSEP stafit, i cili paraqet dokument zyrtar të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, ICAO. Si një vend ATSEP stafi i të cilit ndjek trajnimet e përshkruara dhe kontrole të njohurive, ne dhëmë një kontribut të rëndësishëm në vendosjen e rregullave të trajnimit për ATSEP në nivel botëror.

Me kënaqësi themi se si rezultat i shumë viteve punë dhe përkushtimit tonë, ATSEP stafi së shpejti do të bëhet një staf i licencuar i klasit botëror, i renditur në dokumentin e Aneksit 1 të ICAO.

Deri më tani, si Shoqatë, kemi organizuar një takim të Bordit të Drejtorëve të IFATSEA, një Asamble të Përgjithshme me delegatë nga e gjithë bota, një Asamble e grupit Evropian të IFATSEA, si dhe takim me një nga anëtarët tonë me Presidentin e ICAO në selinë e ICAO-s. Shoqata rregullisht ka prezantime në asambletë vjetore të IFATSEA dhe ne vazhdojmë të jemi aktivë në projektet e reja të shoqatës ndërkombëtare. Shoqata MATTA, me ftesë të Drejtorit Rajonal Aziatiko-Paqësor dhe Drejtuesit të Projektit, Senthivewell Balasubramanian, merr pjesë aktive në të gjitha fazat e përgatitjes dhe hulumtimit të studimit “ATSEP Human Factors, Factors and Countermeasures “(Faktori njeri tek ATSEP, Faktorët dhe Kundërmasat) . Studimi dhe analiza u krye në faza dhe zgjat një vit, përmes hulumtimeve, uebinarëve dhe punës intensive. Fatkeqësisht, për shkak të Covid -19 pandemisë, 2020 kaloi pa një asamble të përgjithshme vjetore që përmbledh punën në projekte kaq të rëndësishme. Sidoqoftë, studimi u përfundua dhe u bë një dokument zyrtar i ICAO. Rezultatet e studimit janë faktorë të përcaktuar qartë, masa përfundimtare të konsoliduara dhe propozime për përmirësimin e situatës në këtë fushë me qëllim përmirësimin e kulturës së sigurisë dhe angazhimit profesional të ATSEP stafit. Ky studim duhet të ndihmojë në planifikimin, organizimin e punës dhe kuptimin e përshkrimit të punës së këtij profesioni. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për ATSEP stafin, por edhe për institucione të ndryshme ndërkombëtare, autoritete të aviacionit, kontrollin e trafikut ajror dhe institucione të tjera të aviacionit civil.

MATTA vazhdon me aktivitetet për forcimin e profesionalizmit të ATSEP stafit, përmirësimin e kushteve të trajnimit, zhvillimin profesional si dhe përmirësimin e kushteve të punës. E gjithë kjo është një motiv për ne që na jep forcë dhe na inkurajon të angazhohemi sa më shumë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë qëllimin tonë prioritar – ruajtjen e nivelit të lartë të sigurisë së trafikut ajror.

Linku deri te studimi
.

Vizitë miqësore në M-NAV nga përfaqësuesit e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kroacisë

Vizitë miqësore në M-NAV nga përfaqësuesit e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kroacisë

Z. Fahrudin Hamidi, presidenti i Këshillit Drejtues mirëpriti përfaqësuesit e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kroacisë, Z. Vlado Bagarić – Drejtor i Përgjithshëm dhe Z. Tomislav Mihetec Zëvendës Drejtor i ATM, në zyret e M-NAV në 29 Prill 2021.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e te dy provajderëve të trafikut ajror, diskutuan mbi situatën aktuale të imponuar nga kriza e Covid-19 pandemisë dhe ndikimi i saj negativ në rënien e madhe të trafikut ajror, duke shkaktuar krizë të thellë financiare në industrinë e aviacionit.

M-NAV prezantoi masat dhe aktivitetet e saja të marra për të parandaluar përhapjen Covid-19 midis stafit të saj operativ si më kritik dhe vendimtar në vazhdimin e funksionimit normal të trafikut ajror dhe masave të tjera për të zvogëluar harxhimet në mënyrë që të mirëmbajë likuiditetin e kompanisë
Ndër temat e diskutimit ishte përgatitja e një drafti memorandumi që do të përfshinte bashkëpunimin në fushën e sigurisë, trajnimit dhe menaxhimit të hapësirës ajrore

Përfaqësuesit e Kontrollit të Trafikut Ajror të Kroacisë ofruan ndihmën dhe mbështetjen e tyre në zbatimin e SECSI FRA, rregulloren e BE 2017/373, ndihmë në zbatimin e PBN në TMA, përgatitjen e disa procedurave të punës në fushën e parrezikshmërisë, cilësisë dhe sigurisë .

Ata dhanë një prezantim të shkurtër të funksionaliteteve të portalit të tyre AMC, i cili është një mjet i vlefshëm për menaxhimin e hapësirës ajrore, i krijuar posaçërisht për dronët dhe çdo aeroplan tjetër pa pilot.

Po kështu ata prezantuan Qendrën e tyre të re të Trajnimit të Oficerëve të Kontrollit të Trafikut Ajror (ATCO) dhe simulatorin për Kullën (TWR) i cili ndodhet në Split. Simulatori TWR po përdoret për qëllime trajnimi të kontrollorëve të trafikut ajror dhe ata e ftuan M-NAV të vizitojë ambientet e tyre ku do të paraqisnin nga afër të gjitha inovacionet dhe qendrat e tyre të trajnimit si në Zagreb ashtu edhe në Split.

M-NAV mbetet e gatshme dhe me dëshirën për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e saj të mira me të gjitha ANSP-të rajonale në mënyrë që të përmirësojë shërbimet e saj dhe të realizon detyrën e saj kryesore për të mbajtur qiellin tonë të sigurt
.

Dita Botërore e Meteorologjisë  2021-03-23

Dita Botërore e Meteorologjisë 2021-03-23

Çdo vit, Dita Botërore e Meteorologjisë festohet në pajtim me konventën e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, e cila hyri në fuqi më 23 Mars 1950.

Dita Botërore e Meteorologjisë në vitin 2021 i kushtohet temës “Oqeani, klima jonë dhe moti”. Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) përqendrohet në lidhjen e oqeanit, klimës dhe motit brenda sistemit Tokësor.

Ndryshimi i klimës ngroh oqeanin dhe kjo ka një ndikim të thellë në klimën. Raporti vjetor OBM tregon se 2020-ta ishte një nga tre vitet më të ngrohta të regjistruara, pavarësisht ftofjes së La Nina në Oqeanin Paqësor. Dekada e kaluar nga 2011-2020 ishte më e ngrohta ndonjëherë.

Nxehtësia në oqean është në një nivel rekord, ngrohja e oqeanit vazhdon. Akulli i detit po shkrihet. Shkalla e ngritjes së nivelit të detit po përshpejtohet.

Gjatë vitit të kaluar, kemi parë thatësira të prolonguara të cilat zgjatën sezonet e zjarreve në të gjithë botën. Zjarret shkatërruese në Australi, për shembull, kishin të bëjnë me temperaturat e oqeaneve që ndikojnë në një model klimaterik sezonal më të thatë.

Temperaturat e ngrohta të oqeaneve ndihmuan në nxitjen e një sezoni rekord uraganesh në Atlantik dhe ciklone tropikale jashtëzakonisht të forta në Oqeanin Indian dhe Oqeanin Paqësor Jugor. Dëmtimet nga stuhitë në këto zona demonstruan fuqinë e oqeanit dhe ndikimin e tij shkatërrues mbi komunitetet bregdetare.

Më shumë informacion në në linkun https://youtu.be/F7dUKEurZnI

Vizita e Drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela ne SHA M-NAV Shkup

Vizita e Drejtorit të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela ne SHA M-NAV Shkup

Z.Fahrudin Hamidi, Kryetar i Këshillit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror pranë SHA M-NAV Shkup, dje, 09.03.2021, ne zyret tona realizoi një takim me Z. Ylber Sela, Drejtor I AZGJ-së.

Në këtë takim Z. Hamidi njoftoi për vështirësitë dhe nevojat e M- NAV në aspektin e zbatimit të plotë te gjuhës shqipe në nivel zyrtar në pajtim me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe mundësisë për shftytezimin e gjuhës shqipe ne praktikë ku përfshihet edhe përkthimi I dokumenteve interne te domosdoshme për funksionim normal dhe efikas të Shoqërisë sonë. Vështirësite kanë të bëjnë me situaten aktuale finansiare si rezultat i Covid-19 pandemisë, shkaku i së cilës nuk e kemi mundësinë e punësimit te stafit adekuat, gjegjësisht përkthyes edhe pse ky punësim është i parashikuar në planin finasiar për vitin 2021. Me mundësine e parë qe do të na ofrohet do shkojmë drejt zgjedhjes së këtij problemi.

Z. Sela deklaroi se Аgjensioni do tи ofrojë ndihmë konkrete M-NAV`it për përkthimin dhe lekturimin e formularëve, akteve administrative, si dhe të dokumenteve tjera zyrtare të shoqërisë sone.

Më shumë femra në kontrollën e fluturimeve- misioni ynë i palodhur

Më shumë femra në kontrollën e fluturimeve- misioni ynë i palodhur

E vërtetë është që lufta sjell sakrifica të mëdha, por ndonjëherë hap edhe dyer të reja. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica e burrave u rekrutuan për të luftuar në fronte dhe shumë pozicione të reja u hapën për femrat që deri atëherë kishin qëndruar vetëm në shtëpi. Një nga ato pozicionet profesionale është kontrollor i trafikut ajror, i cili që nga viti 1941 u bë sfidë për një numër të caktuar të femrave. Cila ishte kontrollorja e parë femër nuk mund të thuhet me siguri, por përmenden disa emra të cilat në të njëjtën periudhë, filluan të punojnë në këtë pozitë specifike. Rreth historisë së këtij profesioni më shumë mund të lexoni në linkun vijues: The First Women Controllers (faa.gov)

Dhe cila është historia e pioniereëve maqedonase në këtë profesion – kontrolli i trafikut ajror? Këtë më së miri e spjegon koleg-ja ynë me përvojë më të gjatë, Nadica Gavrilova, në intervistën që u botua në faqen e 35-të të revistës “The Controller”, në numrin e Tetorit të viti 2019. The Controller – October 2019 (ifatca.org).
Kur Nadica në vitin 1976 shkoi në Beograd, në të atëhershmen SFR Jugosllavia për herë të parë për të ndjekur shkollën, komisioni kompetent e këshilloi atë se nuk ishte profesioni duhur për një femër. Ajo mund të ishte bërë një stujardesë e fluturimeve, thanë ata, dhe nga të gjitha shërbimet ajrore të ofruara, më e shumta për të cilën mund të bien dakord ishte që ajo të studionte për një FIO (Flight Information Officer).
Pas mbarimit të kësaj shkolle, Nadica u punësua në aeroportin e Shkupit në FIO, duke mos hequr dorë nga ëndrra e saj – që një ditë të bëhej kontrollor i fluturimimeve. Disa vite më vonë, në 1979, e njëjta qendër trajnuese në Beograd lejoi Liljana Stojanovskën të fillojë trajnimin si kontrollor i trafikut ajror dhe ajo u bë kontrollor i licencuar i trafikut ajror, e para femër maqedonase e punësuar në Aeroportin e Ohrit
Këtoa dy pioniere hapën rrugën për gjeneratat e ardhshme të femrave kontrollor të trafikut ajror si Svetlana (Ceca) Bunjevac, Marina Shutarev, Katica Trenevska, Zorica Krndija, Frosina Doneski dhe të tjerët që ndoqën hapat e tyre.

Kohën e fundit SHA M-NAV Shkup bëri një përzgjedhje për kontrollorë të rinj të trafikut ajror, dhe nga njëmbëdhjetë të zgjedhur, vetëm një është femër, kolegia jonë më e re dhe kontrollorja e ardhshme Daniela Denkovska.

Arsyeja e vërtetë se pse një numër i vogël i femrave paraqiten në konkursin për kontrollor të trafikut ajror do të duhet të kërkojmë më thellë në thelbin e stereotipave shoqëror dhe edukatës familjare, por rritja e përqindjes së femrave kontrollor të trafikut ajror është një mision i palodhur për SHA M-NAV Shkup i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Përfaqësimi gjinor nëpër sektorë

SektorëGjinia mashkulloreGjinia femëroreGjithsej të punësuar
S.navigacionit ajror12742169
Sektori teknik47249
S.finaciar dhe ligjor432770
Auditim123
Parrezikshmëri7512
Githsej22478303
%74.25 %25.75 %

Tabela tregon situatën aktuale të përqindjes së përfaqësimit gjinor në të gjithë sektorët. Që nga themelimi i SHA M-NAV Shkup ende nuk ka pasur një anëtare femër në Këshillin Drejtues, dhe nga gjithsej pesë pozitat më të larta menaxheriale (Drejtorët Ekzekutivë dhe zëvendësit e tyre) aktualisht, për herë të parë ka një femër. Deri vonë, Sektori Teknik nuk numëronte asnjë punonjëse femër, dhe tani janë dy. Ngadalë por me siguri bastioni mashkullor i aviacionit u dorëzohet dëshirave dhe ambicieve tona të palodhura. Ne falënderojmë koleget para nesh që me durimin e tyre thyen tabutë shoqërore dhe ju premtojmë që profesionalizmi ynë nuk do ta tradhtojë kurrë sakrificën e tyre.