Dita Botërore e Meteorologjisë 2021-03-23
Çdo vit, Dita Botërore e Meteorologjisë festohet në pajtim me konventën e Organizatës Botërore të Meteorologjisë, e cila hyri në fuqi më 23 Mars 1950.
Dita Botërore e Meteorologjisë në vitin 2021 i kushtohet temës “Oqeani, klima jonë dhe moti”. Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) përqendrohet në lidhjen e oqeanit, klimës dhe motit brenda sistemit Tokësor.
Ndryshimi i klimës ngroh oqeanin dhe kjo ka një ndikim të thellë në klimën. Raporti vjetor OBM tregon se 2020-ta ishte një nga tre vitet më të ngrohta të regjistruara, pavarësisht ftofjes së La Nina në Oqeanin Paqësor. Dekada e kaluar nga 2011-2020 ishte më e ngrohta ndonjëherë.
Nxehtësia në oqean është në një nivel rekord, ngrohja e oqeanit vazhdon. Akulli i detit po shkrihet. Shkalla e ngritjes së nivelit të detit po përshpejtohet.
Gjatë vitit të kaluar, kemi parë thatësira të prolonguara të cilat zgjatën sezonet e zjarreve në të gjithë botën. Zjarret shkatërruese në Australi, për shembull, kishin të bëjnë me temperaturat e oqeaneve që ndikojnë në një model klimaterik sezonal më të thatë.
Temperaturat e ngrohta të oqeaneve ndihmuan në nxitjen e një sezoni rekord uraganesh në Atlantik dhe ciklone tropikale jashtëzakonisht të forta në Oqeanin Indian dhe Oqeanin Paqësor Jugor. Dëmtimet nga stuhitë në këto zona demonstruan fuqinë e oqeanit dhe ndikimin e tij shkatërrues mbi komunitetet bregdetare.
Më shumë informacion në në linkun https://youtu.be/F7dUKEurZnI

E vërtetë është që lufta sjell sakrifica të mëdha, por ndonjëherë hap edhe dyer të reja. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumica e burrave u rekrutuan për të luftuar në fronte dhe shumë pozicione të reja u hapën për femrat që deri atëherë kishin qëndruar vetëm në shtëpi. Një nga ato pozicionet profesionale është kontrollor i trafikut ajror, i cili që nga viti 1941 u bë sfidë për një numër të caktuar të femrave. Cila ishte kontrollorja e parë femër nuk mund të thuhet me siguri, por përmenden disa emra të cilat në të njëjtën periudhë, filluan të punojnë në këtë pozitë specifike. Rreth historisë së këtij profesioni më shumë mund të lexoni në linkun vijues:
Dhe cila është historia e pioniereëve maqedonase në këtë profesion – kontrolli i trafikut ajror? Këtë më së miri e spjegon koleg-ja ynë me përvojë më të gjatë, Nadica Gavrilova, në intervistën që u botua në faqen e 35-të të revistës “The Controller”, në numrin e Tetorit të viti 2019. The Controller – October 2019 (ifatca.org).







