M-NAV me Certifikatë Falenderimi për Promovimin e Marrëdhënieve të mira dhe Bashkëpunimit me Njësinë e Helikopterëve pranë Ministrisë për Punë të Brendshme

M-NAV me Certifikatë Falenderimi për Promovimin e Marrëdhënieve të mira dhe Bashkëpunimit me Njësinë e Helikopterëve pranë Ministrisë për Punë të Brendshme

Si pjesë e kremtimit të Jubileut të Madh, një përvjetor pesë-dekadë i festuar javën e kaluar nga njësia e helikopterëve policorë, M-NAV-it iu dha një Certifikatë Falenderimi për promovimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimin me Njësinë e Helikopterëve të MPB.

Ky është një nder dhe kënaqësi e veçantë për M-NAV sepse kjo njësi e helikopterëve pranë MPB është një njësi fisnike, jetë shpëtimi , një njësi organizative që është për nga rëndësia, roli dhe funksioni i saj një shtyllë e veprimit policor, veçanërisht kur bëhet fjalë për operacione dhe aktivitete policore komplekse dhe jashtëzakonisht specifike në aviacion.

Me këtë, M-NAV mori një mirënjohje tjetër që promovon vazhdimisht marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim me një numër organizatash në fushën e aviacionit, duke u rritur si një faktor i respektueshëm si në vendin tonë, ashtu edhe më gjerë.

M-NAV do të vazhdojë bashkëpunimin e saj teknik, profesional me Njësinë e Helikopterëve në të ardhmen, në përputhje me standardet më të larta për bashkëpunim.

Përfaqësuesit e M-NAV vizitojnë për herë të parë HCAA – Selanik (Hellenic Civil Aviation Authority) në Greqinë fqinje

Përfaqësuesit e M-NAV vizitojnë për herë të parë HCAA – Selanik (Hellenic Civil Aviation Authority) në Greqinë fqinje

Udhëheqësit e Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror M-NAV, Z. Nikolche Taseski dhe Z. Aleksandar Palcevski së bashku me ekspertët e ATM dhe CNS ekspertët nga M-NAV për herë të parë patën një takim pune një ditor me përfaqësues të HCAA-Selanik (Hellenic Civil Aviation Authority),Republika fqinje e Greqisë

Tema kryesore e takimit ishte zbatimi i OLDI (On Line Interchange Data) me APP MAKEDONIA, si një protokoll për koordinimin automatik dhe shkëmbimin e të dhënave aktuale të fluturimit ndërmjet dy njësive fqinje të Kontrollit të Trafikut Ajror. Zbatimi i OLDI është i një rëndësie të veçantë për një efikasitet dhe saktësi më të madhe në shkëmbimin e të dhënave operative, por edhe për uljen e koordinimit verbal midis njësive fqinje të Kontrollit të Fluturimit.

Tema të tjera operacionale me interes të përbashkët u diskutuan gjithashtu në takim.

Duke marrë parasysh që ky është takimi i parë i punës me kolegët nga HCAA-Selanik, takimi mund të konsiderohet si jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm në drejtim të përmirësimit të shkëmbimit të automatizuar të të dhënave, por edhe në drejtim të përmirësimit të komunikimit, rritjes së besimit të ndërsjellë dhe forcimit të bashkëpunimi midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e aviacionit.

Një qasje e tillë konstruktive e bashkëpunimit midis kontrolleve të trafikut ajror të këtyre dy vendeve fqinje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Diplomimi i klasës së dytë të studentëve kontrollorë të trafikut ajror nga M-NAV

Diplomimi i klasës së dytë të studentëve kontrollorë të trafikut ajror nga M-NAV

Javën e kaluar në Qendrën e Trajnimit Flight Training Europe, S.L në Jerez, Spanjë, kandidatët për kontrollorë të trafikut ajror nga M-NAV të përzgjedhur në procesin selektues në vitin 2018 përfunduan me sukses trajnimin e tyre fillestar dhe morën autorizimin ACS dhe TWR.

Me këtë rast, qendra e trajnimit organizoi një ceremoni solemne për të shënuar këtë arritje dhe dhënien e diplomave përkatëse. Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Trafikut Ajror dhe Presidenti i Bordit, Z. Nikolche Taseski së bashku me Zëvendës Drejtoreshën e Sektorit të Trafikut Ajror, Znj. Irena Kalicanin, Z. Miguel Caparrós, Instruktor Kryesues i Trajnimit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror në FTEJerey dhe Z. Frik Schoombee, Drejtor / Zhvillim biznesi morën pjesë në këtë ceremoni së bashku me të ftuar dhe përfaqësues të tjerë nga qendra trajnuese

M-NAV ka bërë përpjekje të mëdha në procesin e përzgjedhjes dhe rekrutimit të kandidatëve të KL dhe ka bërë zgjedhjen më të mirë siç dëshmohet nga lavdërimet nga Flight Training Europe, SL që kjo klasë e studentëve nga M-NAV-i janë më të mirët që ka “prodhuar” kjo qendër e trajnimit.

Në ceremoni u ndanë edhe diploma nderi për arritjet speciale të studentit Bard Ajdini, për arritjet më të mira në pjesën teorike, dhe Jakov Burneski për arritjet më të mira në pjesën praktike, pra trajnimin për simulator.

M-NAV është krenar për rezultatet e këtij grupi, si dhe me rezultatet e grupit të mëparshëm, i cili gjithashtu përfundoi trajnimin e tij në ATS Global Danmark Center disa muaj më parë. Shteti jonë duhet te krenohet me këta ambasadorët të rinj të aviacionit.

Diplomimi i të gjithë studentëve të KL këtë vit është një kënaqësi e veçantë për M-NAV sepse pas gati 10 vitesh Kompania ka marrë pasardhës që do të kontribuojnë në të ardhmen në shërbimin e vëllimit të rritur të trafikut ajror.

Edhe një herë, M-NAV uron studentët e KL për suksesin e tyre dhe u uron atyre një zhvillim të suksesshëm në karrierë.

Gëzuar Ditën Botërore të Kontrollorëve të trafikut ajror

Gëzuar Ditën Botërore të Kontrollorëve të trafikut ajror

Sot në të gjithë botën festohet Dita Botërore e Kontrollorëve të trafikut ajror !
M-NAV uron Ditën Botërore të Kontrollorëve të trafikut ajror, 20 Tetor! Kontrollorët e trafikut ajror në të gjithë botën kanë një qëllim të përbashkët që ata i janë të përkushtuar për të arritur, dhe atë përmes sintezës së një sistemi të sigurt, efikas dhe ekonomik të kontrollit të trafikut ajror dhe njohurive, aftësive dhe përvojave të tyre specifike që bota të ketë trafik ajror të sigurt.
Në urimin për të gjithë Kontrollorët e Trafikut Ajror, Presidenti i  Bordit të Drejtorëve të M-NAV dhe Drejtori Ekzekutiv i Sektorit te navigacionit ajror pranë M-NAV, Z. Nikolce Taseski shprehet se një kërkim i shpejtë në internet do të konfirmojë se mesatarisht ka afërsisht 100,000 fluturime në ditë të cilat janë pjesë e përgjithshme e aviacionit, private, tregtare dhe kargo fluturime që shërbehen nga  Kontrollorët e trafikut ajror.

Ai gjithashtu thekson rëndësinë e këtij profesioni më sfidues, duke thënë se siguria e atyre fluturimeve përkujdeset nga profesionistë, burra dhe gra, të njohur si Kontrollorë të trafikut ajror, për të cilët për fat të keq publiku di shumë pak dhe mëson rreth tyre vetëm nga një titull mediatik për donjë gabim ose rast aksidenti në trafikun ajror , dhe sukseset e tyre rrallë festohen. Ai thekson nevojën për të promovuar këtë profesion, pasiqë këta profesionistë janë një pjesë e rëndësishme e mënyrës më të sigurt të transportit në botë dhe se ata mbajnë përgjegjësi maksimale për sigurinë gjatë gjithë kohërave të pakëndshme gjatë fluturimit. Këta rojtarë të qiellit punojnë me përkushtim dhe përqendrim maksimal, duke përdorur shpejt dhe me efikasitet të gjitha njohuritë, përvojën dhe aftësitë që kanë fituar. Ata nuk kanë mundësinë të dëgjojnë falënderimet që janë drejtuar zakonisht drejt pilotëve dhe ekuipazhit të fluturimit, as të shohin buzëqeshjen pas një fluturimi të suksesshëm, kështu që të paktën në këtë ditë ta përkujtojmë kontributin e tyre me një falënderim të madh.
Edhe një herë, M-NAV uron ditën të gjithë Kontrollorëve të trafikut ajror operacione të suksesshme, shërbim të një numri më të madh fluturimeve dhe i falënderojmë për angazhimin e tyre për sigurinë e të gjithë pasagjerëve!

SHA M-NAV pjesëmarrëse në mbledhjen Gate One Brainstorming në Budapest

SHA M-NAV pjesëmarrëse në mbledhjen Gate One Brainstorming në Budapest

Kryetari i Bordit Drejtues të SHA M-NAV dhe drejtor Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, Z-ri Nikolche Taseski dhe Jasminka Gocevska ,ATM eksperte për bashkëpunim ndërkombëtar në Sektorin e Navigacionit Ajror, me 20 Shtator në Budapest, morrën pjesë në mbledhjen Gate One. Në mbledhje ishin prezent të gjithë përfaqësuesit nga trembëdhjetë ofruesit e shërbimeve për navigacion ajror në regjion.

Fillimisht në këtë mbledhje pjesmarrësit biseduan për të ardhmen e Gate One si dhe mënyrën e punës të kësaj platforme të përbashkët. Secili nga Drejtorët Ekzekutiv të ofruesve të shërbimeve në navigacionin ajror, partner në Gate One platformën shprehën qëndrimet e tyre dhe pikëpamjet në lidhje me vizionin e vendosur dhe misionin e grupacionit.

Nëpërmjet prezantimit të përgaditur nga ana e Kryesuesit të Gate One, Z-ri Kornel Szepessy, CEO i Hungarocontrol, pjesmarrësit u përkujtuan për qëllimet themelore për të cilat përpjeket grupacioni, përforcimi i funkcioneve të rrjetit, shpërndarja e njohurive, krijimi i platformës për koordinim, qëndrime të përbashkëta dhe qëllime strategjike si dhe mbështetjen- në bazë të konsensusit.

Në vazhdim të mbledhjes u theksuan sfidat thelbësore të cilat drejtpërdrejtë tangojnë të ardhmen e kësaj platforme dhe nevojën të njejtat të redefinohen me propozime të dhëna nga anëtarët. Frika që anëtarsimi në të njejtën kohë në CANSO dhe alijansa të tjera ka mundësi të nxit konflikt të mendimeve, mungesa e motivit të mjaftueshëm, vendimmarrjet e ashpëra gjithashtu u morrën parasysh. U prezantua edhe  SWOT analiza e Gate One, nga e cila pjesmarrësit morrën një pamje të qartë për të gjitha përparësitë, mangësitë, mundësitë dhe kërcënimet.

Me qëllim të arrihet qëndrim i përbashkët për drejtimet e ardhshme dhe pozicionimi i Gate One platformës, pjesmarrësit ishin të ndarë në 4 grupe dhe secila grup nëpërmjet releng brainstorming arriti deri në  përfundime të caktuara të cilat më tutje u shqyrtuan si drejtim për veprime të mëtutjeshme.

Anëtarët e Gate One i pranuan propozim përfundimet që në të ardhmen mënyra e mbështetjes për votim të ndryshohet nga konsensuale me shumicë dy të tretën, të gjithë anëtarët të jenë më status aktiv dhe fokusi kryesor në veprimtarinë e ardhshme të kësaj platforme të jenë tema reale dhe aktuale si dhe problematikat. Si qëndrim i përbashkët të pjesmarrësve nga mbledhja njëditore, ishte përfundimi që në kohë sa më të shkurtër GCC të përgadit propozim ndryshime në Marrëveshjen e themelimit të Gate One, ku do të vendosen të gjitha ndryshimet e miratuara në lidhje me votimin dhe e njejta do të dërgohet për miratim nga ana e Drejtorëve Ekzekutiv, në mbledhjen që do të vijojë në Sofje. Njëkohësisht u dha drejtim deri tek të gjithë anëtarët të japin propozim ndryshime dhe plotësime në pjesën e strategjisë, vizionit dhe misionit të Gate One.

M-NAV fillоi me trajnimin e klasës së dytë të kontrollorëve të trafikut ajror

M-NAV fillоi me trajnimin e klasës së dytë të kontrollorëve të trafikut ajror

Më 6 shtator, Zëvendës Drejtoresha e Sektorit të Navigacionit Ajror, Irena Kalichanin dhe Shefi i Qendrës së Trajnimit të kontrollorëve të trafikut ajror pranë SHA M-NAV, Ivo Paskalov, bënë një vizitë pune në Qendrën e Trajnimit në Jerez, Spanjë, ku aktualisht në trajnim është grupi i dytë i studentëve tanë, ku dhe realizuan një takim me Drejtorin e Flight Training Europe, S.L., Mr. Oscar Sordo dhe me instruktorët për trajnimin e KL.

Pas procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror dhe procedurës së furnizimeve publike, M-NAV nënshkroi një kontratë për trajnimin e grupit të dytë prej 6 kandidatëve për kontrollin e trafikut ajror, nga të cilët 5 kandidatë për marrjen e autorizimit ACS (mbikëqyrja e zonës së kontrollit) për kontrollin e trafikut ajror dhe 1 kandidat për ADI / TWR (Njësia e Kullës së Kontrollit ) dhe APP (Njësia e Afrimit).

Trajnimi i këtyre kandidatëve filloi në 4 gusht 2019 në Jerez, Spanjë, në qendrën e trajnimit Flight Training Europe, S.L.

Flight Training Europe, S.L. ka mbi 30 vjet përvojë në trajnimin e personelit të aviacionit. FTEJerez u themelua dhe zhvillua në një nga organizatat udhëheqëse dhe më ekskluzive në trajnim në fushën e aviacionit. Me kalimin e viteve, FTEJerez ka ndërtuar dhe konsoliduar një gamë të gjerë të shërbimeve të klasit të parë të trajnimeve në fushën e aviacionit dhe një portofol të plotë të trajnimit të kontrollorëve të trafikut ajror.

Studentët tanë aktualisht janë në proces të marrjes së provimeve teorike në trajnimin bazë për KL dhe rezultatet e arritura në provimet deri më tani janë të shkëlqyera. Trajnimi për aplikantët e M-NAV sipas kontratës duhet të përfundojë në fillim të nëntorit të këtij viti për 5 studentët e ACS -së dhe në dhjetor për kandidatin që i nënshtrohet trajnimit të kualifikimit ADI / TWR dhe APP.

Urojmë trajnim të suksesshëm për kandidatët tanë dhe të vazhdojmë me rezultate të shkëlqyera në të ardhmen!