M-NAV në luftën kundër përhapjes së koronavirusit COVID-19

    Të nderuar punonjës, të nderuar klientë,

    Dëshirojmë të ndajmë me ju që M-NAV po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me përhapjen e koronavirusit në vendin tonë, por edhe globalisht. Ne jemi duke punuar shumë për të kontribuar në angazhimin e përbashkët të institucioneve për të menaxhuar më me sukses dhe parandaluar përhapjen e Coronavirus, dhe ne po bëjmë përpjekje për të monitoruar, kontrolluar dhe parandaluar koronavirusin – COVID 19 që nga fillimi i paraqitjes së tij.

    Për punonjësit tanë

    Gjatë kësaj periudhe, menaxhmenti i M-NAV-it në drejtim të kujdesit për shëndetin kolektiv, dhe kryesisht për shëndetin e punonjësve të saj, si resurs më i rëndësishëm, po punon fuqishëm për të zbatuar të gjitha masat dhe rekomandimet e miratuara nga autoritetet kompetente.
    M-NAV po vepron sipas masave dhe aktiviteteteve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e koronavirus Covid-19. Qysh në fillim të kësaj katastrofe natyrore globale, menjëherë pasi filloi përhapja e koronavirusit ne teritorin e kontinentit Evropjan , dhe para se të diagnostikohej rasti i parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me Vendim të Këshillit Drejtues të M-NAV u krijua një grupë pune për të parandaluar përhapjen dhe hyrjen e korona virusit Covid-19 dhe kjo grupë vazhdimisht përcakton masa që zbatohen për punonjësit dhe në ambiente të punës pranë M-NAV -SHA Shkup.
    Të gjithë punonjësit informohen rregullisht dhe në kohën e duhur. Grupi i punës monitoron nga afër zhvillimin e situatës dhe në përputhje me rrethanat i dimenzionon masat dhe aktivitetet, të njejtat masa duke i ashpërsuar vazhdimisht, plotësuar dhe azhurnuar ato. Rekomandimet, konkluzionet dhe masat e dhëna nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut respektohen plotësisht, përkatësisht prindërit / prindërit beqarë që kanë një fëmijë të mitur deri në moshën 10 vjeç ose klasën e katërt aktive, si dhe gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje hronike më parë të përcaktuara nga organet kompetente lirohen nga puna. M-NAV ka prezantuar punën nga shtëpia për punëtorët për të cilët është e mundur, ndërsa personelin operativ e vendosi në minimumin e nevojshëm.
    Aktualisht të gjitha udhëtimet zyrtare si dhe të gjithë trajnimet e punonjësve janë stopuar. Për hir të ruajtjes së distancës sociale, kërkohet video / telefonia dhe pjesëmarrja në takime përmes webex. Vizitat e personave nga jashtë në fillim ishin të kufizuara , por me zhvillimin e situatës të njejtat janë të suspenduara. Është e detyrueshme të kryhet vetë-izolimi për punonjësit të cilët kanë qenë jashtë vendit. Të gjitha ndërhyrjet teknike zvogëlohen në më të nevojshmet, lëvizja e personelit në ambientet e M-NAV-it është e kufizuar, puna në grup shmanget, dhe i gjithë stafi këshillohet vazhdimisht nëse nuk ndjehen mirë menjëherë të qëndrojnë në shtëpi dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore duke kërkuar ndihmë në numrat e dhënë nga Institucionet e Shëndetit Publik. Për të parandaluar përhapjen e infeksionit në ambientet e M-NAV është vendosur një masë mbrojtëse, duke matur temperaturën e kujtdo që hyn në ambientet tona, dhe higjena në këto ambiente është në nivel të lartë, i gjithë stafi duhet të dezinfektojë vendin e tyre të punës para se të fillon me punë me mjetet e siguruara antiseptike

    Për momentin në M-NAV asnjë punonjës nuk është pozitiv për koronavirus.

    Për klientët tanë

    M-NAV, si një kompani me rëndësi strategjike për shtetin me elementë të shërbimit publik, ka një detyrim në rrethana të tilla të kujdeset për mirëmbajtjen e shërbimeve të saja. Përskaj mbylljes së Aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit për trafik komercial, kontrollorët e trafikut ajror vazhdojnë të ofrojnë shërbime për aeroplanet shtetërore, ushtarake, humanitare, mjekësore, policore dhe për kargo avionët. Nga ana tjetër, ekziston gjithashtu sigurimi i shërbimeve të pandërprera të kontrollit të fluturimit ajror për mbikalimet. Vendi ynë aktualisht po përjeton një nga rëniet më të vogla të trafikut në Evropë, por situata po ndryshon në mënyrë drastike me çdo ditë të re.
    Ne duam të sigurojmë përdoruesit e shërbimeve tona që M-NAV po merr të gjitha masat për të mbrojtur punonjësit e saj në mënyrë që të ofrojë vazhdimisht shërbimet tona për të gjithë ata që kanë nevojë, ndërsa gjithashtu përgatitet për normalizimin e trafikut kur kjo pandemi të merr fund.

    Ju urojmë të gjithëve shëndet të plotë.

Lajmërim Nr.3 – COVID-19

    Sipas Vendimit me numër 02-605 / 3 i miratuar nga ana e Këshillit Drejtues të SH.A. ”M-NAV” – Shkup më datë 12.03.2020, me të cilat miratohet autorizimi i procedurave shtesë të sjelljes me qëllim parandalimin e koronavirusit COVID – 19, e dorëzuar me shkresë nr. 08-599 / 1 më datë 12.03.2020, nga ana e Irena Kaliçanin, Koordinator i Grupit të Punës për Parandalimin e Koronavirusit Covid-19, e formuar me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 02-494 / 2 më datë 02.03.2020, dhe ndryshimin e vendimit nr. 02-527 / 5 më 14.03.2020 Ju informojmë se duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve dhe marrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 (koronavirus), nga ana e Qeverisë së Republikës Maqedonis së Veriut menaxhmenti i SH.A. ”M-NAV” Shkup vendos masa shtesë që do të zbatohen për punonjësit dhe në vendin e punës të SH.A. ”M-NAV” – Shkup të cilat hyjnë në fuqi menjëherë dhe u nënshtrohen udhëzimëve të mëposhtme:

  1. Anulohen të gjitha udhëtimet zyrtare, përjashtimet e vetme janë udhëtimet zyrtare të filluara në vendet që nuk janë me rrezik të lartë dhe të mesëm. Rekomandohet nëse është e mundur përdorimi I video / telefonave dhe pjesmarrja në takime nëpërmjet webex.
  2. Të gjitha vizitat në SH.A. “M-NAV” –Shkup janë të pezulluara. Përjashtimet mund të aprovohen vetëm nga ana e Drejtorëve Ekzekutiv / Zëvendës drejtorët e departamenteve. Gjatë këtyre vizitave punonjësit duhet të marrin masa shtesë, të shmangin kontaktin fizik, të mbajnë një distancë më të madhe, të dezinfektojnë duart para dhe pas vizitës dhe po ashtu t’i kërkojnë vizitorit të bëjë po të njëjtën gjë, etj.
  3. Punonjësit të cilët vijnë nga vendet / rajonet me rrezik të lartë dhe të mesëm, në periudh prej 14 ditëve detyrohen në vet izolim, dhe po të njejtit edhe nëse nuk ndjehen të sëmurë duhet të telefonojnë numrat e treguar për këshilla dhe të qëndrojnë në shtëpi.Personat që nuk do të vijnë në punë, janë të detyruar të dorëzojnë dokument udhëtimi të skanuar deri te Departamenti për punë njerëzore në mënyrë elektoronike, si dëshmi të udhëtimit të tyre në rajonet e lartëcituarës. Lista e vendeve / rajoneve me rrezik të lartë dhe të mesëm do të përditsohet çdo ditë në web faqen e SH.A. “M-NAV” – Shkup. (www.mnavigation.mk). Gjithashtu rekomandohet që punonjësit të shmangin udhëtimet në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së publikuar.
  4. Intervencat tehnike në vendet operative reduktohen në minimum, pra vetëm në ndërhyrjet e nevojshme tehnike.
  5. Përkufizohet lëvizja e punonjësve në hapësirat e Aeroportit të Shkupit, vetëm në hapsirat e tyre të punës në përputhje me skemën e bashkangjitur. Qëllimi I kësaj skeme është të përkufizohet ndërhyrja e punonjësve. Të gjithë të punësuarit të lëvizin brenda ambienteve të tyre dhe në mënyrë të panevojshme të mos lëvizin apo të qëndrojnë në Departamente tjera. Punonjësve nga Aeroporti I Ohrit u ndalohet mblidhja në grupe në kuzhinën e përbashkët.
  6. Rekomandohet personeli operativ të përkufizojë lëvizjet e tyre jashtë orarit të punës, vetëm nëse është e patjetëruseshme, veqanarisht rekomandohet kategoria e të rriturve dhe të rrezikut më të lartë të punonjësve me sëmundje kronike ( sëmundje kronike të frymëmarjes, sëmundje të rënda kardiovaskulare, diabeti –TIP 1, sëmundje malinjje dhe sëmundje imuno- kompromentuese) ta zvogëlojnë lëvizjen e tyre dhe të shmangin transportin publik.
  7. Çdo punonjës që ka këto simptoma: ethe (ngritje të temperatures trupore), kollë dhe vështirësi në frymëmarrje MENJËHERË të shkojnë në shtëpi dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore duke u lajmëruar në numrat në dispozicion më të afërt me vendbanimin e tyre dhe ata do të këshillojnë se çfarë të bëni mëtutje, në asnjë mënyrë të mos shkohet te mjeku familjar apo në spital. Njoftoni punëdhënësin tuaj me telefon ose e-mail se nuk ndjeheni mirë dhe se keni disa nga simptomat e mësipërme.
    Ju mund të kërkoni ndihmë mjekësore në çdo kohë duke thirur në numrat e më poshtëm:

    • QSHP Manastir 071/261-330
    • QSHP Veles 071/219-278
    • PE Gjevgjeli 078/545-444
    • QSHP Koçan 071/373913
    • QSHP Kumanovë 070/215-851
    • QSHP Ohër 070/723-029
    • QSHP Prilep 076/475-747
    • QSHP Shkup 071/289-614
    • QSHP Strumicë 072/235-543
    • QSHP Tetovë 075/240-464
    • PE Gostivar 076/365-161
    • QSHP Shtip 078/365-613
    • ISHP Shkup 078/387-194
    • SHSH Alo mjeku 02/15-123
  8. Përveq kësaj, çdo punonjës që ka simptoma të gripit ose infeksionit dhe ndjehet i sëmurë ka ngritje të temperatuës trupore, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dobësi të përgjithshme, simptoma të frymëmarjes së vështirsuar përfshirë kollën, rrjedhjen e hundës dhe dhimbjen e fytit të mos paraqiten në vendet e punës. Gripi është ngjitës nga dita që do të ju paraqiten simptomat e para e deri më 5-7 ditë pasi të sëmureni. Të punësuarit që do të mungojnë nga puna pershkak të gripit apo infeksionit është e PATJETËRSUESHME ta informojnë punëdhënësin për mungesën e tyre nëpërmjet telefonit ose në mënyrë elektronike me e-mail, dhe po të njejtën ta mbulojnë me pushim mjekësorë.
  9. Mbyllet Kantina në SH.A. “M-NAV” – Shkup dhe aparatet e ushqimit dhe kafesë nuk do rimbushen.

  10. Prej të gjithë të punësuarve pritet të aplikojnë higjienë maksimale për të zvogëluar mundësit e infeksion:
    • KF, PKL dhe gjithë pjesa tjetër e stafit I cili ndan pajisje dhe mjete pune (tastier, mause, telephone, etj.) duhet të dezinfektojnë vendin e tyre të punës, kur të dorëzoni ndërimin me mjete antiseptike të cilët janë të caktuar në pozicione pune, dhe nëse mjetet antiseptike mbarojnë raportojeni atë ne depo (lokali 227 për ambientet e Aeroportit Shkup 814 për ambientet e DPFJZHI, Tel: 046 253 363 për ambientet në Aeroportin e Ohrit)
    • Dorezat e dyerve, çelësat e hapjes së dyerve, tavolinat e punës dhe të ngjashme duhet të pastrohen në intervale të shpeshta kohore me alkool ose me dezinfektues tjetër;
    • Shmangni kontaktin fizik ;
    • Shmangni prekjen e syve, gojës, hunës me duar;
    • Lani duart tuaja rregullisht të paktën 20 sec me sapun;
    • Kur kollitni dhe teshtitni, mbuloni gojën tuaj me pallomë që do të hidhet menjëherë, pas të cilës duart të pastrohen me gell antibacterial;
    • Të shmangni çdo kontakt me personat që kanë simptoma të ftohjes ose gripit (ethe dhe kollë / teshtitje);
    • Kujdesuni për shëndetin tuaj, flini mirë, ushqehuni shëndetshëm që të keni imunitet për tu mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve që mund të vini në kontakt.
  11. Procedurat e deklaruara rekomandohet që punonjësit t’i zbatojnë ato dhe jashtë vendit të punës, siç është shmangia e tubimeve të mëdha.
  12. Të mos shfrytëzohet asnjë lloj pishine në territorin e Republikës Maqedonisë së Veriut,
  13. Punonjësit duhet të respektojnë plotësisht masat për parandalimin e kësaj sëmundje të rekomanduara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai gjithashtu tregon që mosrespektimi i masave të shpallura do të dënohet sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.
  14. Punonjësit duhet të përmbahen nga komentet në mediat sociale në lidhje me masat e brendshme në fuqi me këtë lajmërim.
  15. Menaxhmenti i SH.A.”M-NAV” – Shkup me vëmendje e përcjell situatën, që me koh të ndërmiren masat e nevojshme. Të gjithë punonjësit do të njoftohen për zbatimin e masave shtesë. Këto procedura do të përditsohen sipas zhvillimeve ato do të jenë të disponueshme në web faqen e M-NAV.

    E Rëndësishme!!! Shëndeti juaj varet nga informimi juaj dhe mirëmbajtja e higjenës perosnale dhe kolektive.

Lajmërim Nr.2 -Covid-19

    Në përputhje me fragmentin e nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 15-të të Qeveris të Republikës Maqedonis së Veriut e mbajtur më datë 10.03.2020 dhe fragmenti i nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 16 –të të Qeveris të Republikës Maqedonis së Veriut e mbajtur më datë 11.03.2020 në lidhje për marrjen e masave plotësuese dhe aktiviteteve shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID 19 (koronavirus) Ju informojmë tutje:

  1. Prindërit e punësuar/Prindër vetëmbajtës që kan fëmijë të mitur deri në moshën 10 vjeç ose deri më klasën e katërt për të cilët kujdesi në shtëpi është i domosdoshëm, njëri prind lirohet nga puna dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe është e justifikuar nga ana e punëdhënësit në përputhje me fragmentin e nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 15-të nga ana e Qeveris së Republikës Maqedonis së Veriut e mbajtur më datë 10.03.2020 dhe nga fragmenti i nxjerrë nga draft – procesverbali i seancës së 16–të e mbajtur më datë 11.03.2020. Gjithashtu është e nevojshme që deri te Departamenti për punë njerëzore të sigurojnë prova/ konfirmim të arsyeve të kësaj leje të arsyeshme (vërtetim nga kopshti i femijës, një kopje të pasaportës për moshën e fëmijës ose kopje të çertifikatës së lindjes, vërtetim i nxënësit me kohë të plotë nga instuticionet arsimore ose kopje e dëftesës).Përkatësisht punonjësit që shfrytëzojnë pushim të arsyeshëm mbi bazat e mësipërme duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë Deklaratën e tyre personale me shkrim deri te Departamenti për punë njerëzore nën përgjegjësin morale, materiale dhe penale që do të jenë në dispozicion të punëdhnënësit në çdo kohë për të kryer detyrat zyrtare nga shtëpija e tij, duke komunikuar me e-mail, ose gjatë ditës në situata emergjente dhe duke qenë fizikisht në punë për dy deri më tre orë
  2. Çdo prind i punësuar/ prind vetëmbajtës i femijës së mitur deri në moshën 10 vjeç, fëmijët e të cilëve nuk ndjekin kopshtin e fëmijëve ose nuk janë të përfshirë në mënyrë institucionale në procesin arsimor,nuk janë të liruar nga puna dhe kryerja e veprimatarive të punës.
  3. Lirohen nga puna dhe aktivitet e punës gratë shtatzëna personat me sëmundje kronike. Kategorit e mëposhtme të personave janë të liruar nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të vërtetimit për sëmundjen nga ana e mjekut shtëpiak për kushtet e më poshtme:
    • Sëmundjet kronike respiratore
    • Sëmundjet e rënda kardiovaskulare
    • Diabeti – TIP 1
    • Sëmundjet malinje
    • Sëmundje imuno–kompromentuese
  4. SH.A.”M-NAV” – Shkup duke vepruar në konkulzionet, masat dhe rekomandimet nga Qeveria e Republikës Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 15- të të mbajtur më datë 10.03.2020 dhe seanca e 16- të të e mbajtur më datë 11.03.2020 anulon të gjitha ngjarjet, udhëtimet, takimet, trajnimet, seminaret, konferencat dhe lloje tjera takimesh gjatë kësaj periudhe
  5. Është e detyrueshme që të izolohet çdo punonjës që vjen nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, brenda një periudhe 14 ditëshe (sipas listës së Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila përditsohet rregullisht në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetit në linkun e më poshtëm: http://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coгonavirus-2019) ose në zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Spisok-na-zemji11.03.2020.pdf
  6. Çdo punonjës duhet të shmang udhëtimet në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së Organizatës Botërore të Shëndetit, e cila përditsohet rregullisht në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Shëndetit në linkun e më poshtëm: http://www.who.int/emergencies/ diseases/novel-coronavirus-2019 ose në zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Spisok-na-zemji11.03.2020.pdf
  7. Punonjësit të cilët nuk do ti respektojnë rekomandimet dënohen në përputhje me nenin 205, sipas të cilit: “Ai që shkel rregulloret ose urdhrat me të cilat autoriteti kompetent përcakton ekzaminimet, dezinfektimet, ndarjen e të sëmurëve ose masave të tjera të parandaluara ose parandalimin e sëmundjeve infektive te njerëzit duke punësuar ose mbajtur një person që ka sëmundje të transmetueshme ose bën që një tjetër të transmetojë një sëmundje infektive dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Dënimi i përmendur në paragrafin 1 do të zbatohet gjithashtu për një person që nuk respekton rregulloret ose urdhrat e përmendura në paragrafin 1 në lidhje me parandalimin e sëmundjeve ngjitëse te kafshët që mund të transmetohet te njerëzit dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë transmetimin e sëmundjes infektive. Nëse si pasojë e krimit të përmendur në paragrafin 1, një sëmundje ngjitëse e pashërueshme transmetohet, kryesi i veprës dënohet me burgim nga një deri në dhjetë vjet. Përpjekja e veprës penale nga paragrafi 1 i këtij neni për të transmetuar një sëmundje të pashërueshme infektive është i dënueshëm. Ai që do ta rrezikojë sigurinë e tjetrit me kërcënim të rremë ose duke përhapur pretendime të pavërteta për një sëmundje infektive të pashërueshme do të dënohet me gjobë ose burgim deri në gjashtë muaj. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafët 1 dhe 2 nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse krimi i përmendur në këtë nen është kryer nga një person juridik, dënohet me gjobë dhe nenin 206 sipas të cilit: “ Ai që gjatë një epidemie të ndonjë sëmundje ngjitëse të rrezikshme nuk respekton rregulloret ose urdhrat që përcaktojnë masat për shtypjen ose parandalimin e tij, do të dënohet me gjobë ose deri në një vit burgim. Nëse krimi i këtij neni është kryer nga një person juridik, dënohet me gjobë” të Kodit Penal (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 37/96, 80/99, 4/02, 43/03, 19/04, 81/05, 60/06, 73/06, 7/08, 139/08, 114/09, 51/11, 135/11, 185/11, 142/12, 166/12, 55/13, 82/13, 14/14, 27/14, 28/14, 41/14, 115/14, 132/14, 160/14, 199/14, 196/15, 226/15, 97/17, 248/18).

Lajmërim Nr.1–COVID-19

Në përputhje me Vendimin Nr. 02-527 / 3 i miratuar nga Këshilli Drejtues i SH.A.”M-NAV” – Shkup më datë 04.03.2020, me të cilat aprovojnë Procedurat e sjelljes në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirus Covid – 19, të dorëzuara me shkresë nr. 08-522/1 më datë 04.03.2020, nga ana e Irena Kaliçanin, Koordinator i Grupit të Punës për Parandalimin e Koronavirusit Covid-19, e formuar me Vendim të Këshillit Drejtues Nr. 02-494 / 2 nga data 02.03.2020, Ju informojmë se për të mbrojtur shëndetin e punonjësve, të ruani rrjedhën normale funksionimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, menaxhmenti i SH.A.”M-NAV” – Shkup vendos masa parandaluese që do të zbatohen në ambientet e SH.A.”M-NAV” – Shkup të cilat hyjnë në fuqi menjëherë dhe u nënshtrohen udhëzimeve të mëtejshme:

  • Në mënyrë që të zvogëlohet rreziku nga punët operative, nga të gjithë menaxherët e linjës pritet të vlerësojnë në mënyrë kritike nevojën për udhëtime zyrtare përsa i përket urgjencës dhe nevojës veçanërisht ato udhëtime që përfshijnë përdorimin e transportit publik dhe tubime më të mëdha të njerëzve. Rekomandohet nëse është e mundur të përdorni video / telefon dhe të merrni pjesë në takime përmes webex.
  • Të gjitha vizitat në SH.A.”M-NAV” – Shkup nga palët e jashtme të cilat nuk janë të nevojshme, veçanërisht vizitat në grupe janë pezulluar. Përjashtimet mund të aprovohen vetëm për vizita individuale dhe vizita në grupe të vogla (maksimum dy) vetëm nga Drejtorët Ekzekutiv / Zëvendës drejtorët e departamenteve..
  • Punonjësit që kanë udhëtuar ose jetojnë me dikë që ka udhëtuar në vendet / rajonet e mëposhtme në dy javët e fundit: Rajonet Llombardija, Veneto, Emilija Romanja, Piemonte në Itali, Kinë, Hong Kong, Iran, Japoni, Maku, Filipin, Republika e Kores, Singapur, Tajvan lirohen nga puna. Personat të cilët sipas të lartëcituarës nuk do të paraqiten në vendet e tyre të punës janë të detyruar të dorëzojnë dokument udhëtimi të skanuar në mënyr elektronike deri te Departamenti për punë njerëzore si dëshmi për udhëtimin në rajonet e pëmendura. Po të njejtit edhe nëse nuk ndjehen të sëmurë ata duhet të telefonojnë në numrat e emergjencës dhe të qëndrojnë në shtëpi
  • Çdo I punësuar I cili ndjenë simptomet e mëposhtme: ethe (ngritje të temperatures trupore) , kollë dhe gulçim MENJËHERË të shkojnë në shtëpi dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore duke lajmëruar në numrat në dispozicion më të afërt në vendin e vendbanimit dhe ata do të këshillohen se çfarë mund të bëjnë më tutje, në asnjë mënyrë të mos shkohet te mjeku familjar apo në spital. Kërkohet të njoftojë punëdhënësin e tij nëpërmjet telefonit apo postes elektronike (e-mail), që nuk ndjeheni mire dhe se keni disa nga këto simptome.

Ju mund të kërkoni ndihmë mjekësore në çdo kohë duke thirur në numrat e më poshtëm:

  • QSHP Manastir 071/261-330
  • QSHP Veles 071/219-278
  • PE Gjevgjeli 078/545-444
  • QSHP Koçan 071/373913
  • QSHP Kumanovë 070/215-851
  • QSHP Ohër 070/723-029
  • QSHP Prilep 076/475-747
  • QSHP Shkup 071/289-614
  • QSHP Strumicë 072/235-543
  • QSHP Tetovë 075/240-464
  • PE Gostivar 076/365-161
  • QSHP Shtip 078/365-613
  • ISHP Shkup 078/387-194
  • SHSH Alo mjeku 02/15-123

 

  • Për më tepër, çdo punonjës që ka simptoma të gripit ose infeksionit dhe ndjehet I sëmurë ka një ngritje të temperatures trupore, teshtitje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, dobësi të përgjithshme, simptoma respiratore përfshirë kollën, rjedhje e hundës dhe dhimbje fyti të mos paraqiten në vendet e punës. Gripi është ngjitës nga dita që do të ju paraqiten simptomat e para e deri më 5-7 ditë pasi të sëmureni. Të punësuarit që do të mungojnë nga puna pershkak të gripit apo infeksionit është e patjetërsueshme ta informojnë punëdhënësin për mungesën e tyre dhe po të njejtën ta mbulojnë me pushim mjekësorë.
  • Nga të gjithë të punësuarit pritet të aplikojnë higjienë maksimale për të zvogëluar mundësinë e infeksionit:
    • KF, PKL dhe gjithë pjesa tjetër e stafit I cili ndan pajisje dhe mjete pune (tastier, mause, telephone, etj.) duhet të dezinfektojnë vendin e tyre të punës, kur të dorëzoni ndërimin me mjete antiseptike të cilët janë të caktuar në pozicione pune, dhe nëse mjetet antiseptike mbarojnë raportojeni atë ne depo (lokali 227 për ambientet e Aeroportit Shkup 814 për ambientet e DPFJZHI, Tel: 046 253 363 për ambientet në Aeroportin e Ohrit)
    • Dorezat e dyerve, çelësat e hapjes së dyerve, tavolinat e punës dhe të ngjashme duhet të pastrohen në intervale të shpeshta kohore me alkool ose me dezinfektues tjetër
    • Shmangni kontaktin fizik ;
    • Lajini duart tuaja rregullisht të paktën 20 sec me sapun
    • o Kur kollitni dhe teshtitni, mbuloni gojën tuaj me pallomë që do të hidhet menjëherë, pas të cilës duart të pastrohen me gell antibacterial;
    • Të shmangni çdo kontakt me personat që kanë simptoma të ftohjes ose gripit (ethe dhe kollë / teshtitje );
    • Kujdesuni për shëndetin tuaj, flini mirë, ushqehuni shëndetshëm që të keni imunitet për tu mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve që mund të vini në kontakt
  • Procedurat e deklaruara rekomandohet që punonjësit t’i zbatojnë ato dhe jashtë vendit të punës, siç është shmangia e tubimeve të mëdha. Punonjësit gjithashtu këshillohen që të ndjekin këshillat dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore në vend.
  • Punonjësit duhet të përmbahen nga komentimet në rjetet sociale në lidhje me masat e brendshme në fuqi me këtë Lajmërim.

Menaxhmenti i SH.A.”M-NAV” – Shkup me vëmendje e përcjell situatën, që me koh të ndërmiren masat e nevojshme. Të gjithë punonjësit do të njoftohen për zbatimin e masave shtesë. Këto procedura do të përditsohen sipas zhvillimeve ato do të jenë të disponueshme në web faqen e M-NAV.

E Rëndësishme!!

Shëndeti juaj varet nga informimi juaj dhe mirëmbajtja e higjenës personale dhe kolektive

Me Respekt,

Drejtori Ekzekutiv i DPFJZHI

Migjen.Salmani

Njoftim për opinionin

Në lidhje me ngjarjen e djeshme për fluturimin e kompanisë ajrore Turkish Airlines, i cili ka lëvizur në relacionin Istanbull-Shkup në lidhje me të cilin mediat informuan që ka pasur pes (5) përpjekje të pasuksesshme për tu ulur në aeroportin e Shkupit, SHA M-NAV Shkup informon opinionin që si pasojë e kushteve të vështira të motit mbi Aeroportin e Shkupit gjegjësisht shkaku i paraqitjes të reve kumullonimbuse I lartëpërmenduri aeroplan nuk ka mundur të aterojë por me vendim të pilotit aeroplani është
kthyer në aeroportin e nisjes të Istanbullit.
Njëkohësisht ju informojmë që nuk është e saktë ashtu siç në mënyrë senzacionale u publikua në disa portale që aeroplani ka bërë përpjekje për tu ulur në pistë pes herë ku shihet qartë edhe nga traektorja që është dhënë në bashkangjitje të mbishkrimeve të cilët u plasuan në mediume, tregon që aeroplani është rrotulluar duke pritur që të krijohen kushte të volitshme për të ateruar në aeroportin e Shkupit por pasi të njejtat nuk janë krijuar ka vendosur që të rikthehet në aeroportin e Istanbullit.
Në raste të tilla shkaku i kushteve metereologjike të pavolitshme pamundëson që aeroplani të aterojë në destinacionin e dëshiruar, vendimi se ku dhe kur do të aterojë aeroplani është në veçanti i kompanisë dhe pilotit që është përgjegjës për sigurinë e fluturimit dhe udhëtarët.

Nga ana e Kontrollorëve të fluturimeve të cilët kanë qenë në detyrë është dhënë mbështetje maksimale dhe është vepruar në pajtueshmëri me kërkesat е ekuipazhit.

Njoftim për opinionin

Bordi Mbikqyrës dhe Drejtues i SHA M-NAV Shkup, në lidhje me mbishkrimet e fundit dhe audio-inçizimet e publikuara në mediat publike, si Shoqëria Akcionare në pronësi të Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila ushtron veprimtari të interesit publik informon opinionin si në vijim:
Siguria e fluturimeve ajrore në kuadër të aktiviteteve që M-NAV i realizon është në nivelin më të lartë.
SHA M-NAV Shkup i ndjek procedurat e parapara në lidhje me të gjitha ngjarjet dhe të njejtat pas hulumtimeve adekuate nga ana e shërbimeve të brendshme dhe komisioneve të jashtme i implementon.
Në lidhje me ngjarjen nga muaji Shtator 2018, humbja e fotografisë së radarit, dëshirojmë të Ju informojmë që e njejta ka ndodhur shkaku i mosveprimit në përputhje me protokolin e përcaktuar për kryerjen e testimeve sistematike dhe proceduarat për sistemin e integrimit nga ana e pjesmarrësve në të njejtin. Duam të potencojmë që kontrollorët e fluturimeve të cilët kanë ushtruar detyrën atë ditë, si dhe personeli teknik i cili është thirur të intervenon duke ndjekur procedurat për ngjarje të tilla, për çka edhe janë trajnuar në mënyr adekuate, me çka me sukses është tejkaluar situata për një periudh të shkurtër kohore.
Procedura e testimit sistematik dhe integrues nga muaji Shtator 2018 deri më sot rregullisht realizohet, por me respektimin e procedurave për testim dhe procedurave për integrim dhe të njejtat janë përfunduar në mënyrë të sigurtë.
Për këtë ngjarje menjëher u informua Qeveria e RMV, Agjencioni për fluturime ajrore dhe Komiteti për hulumtimin e fatkeqësive dhe incidente serioze. Raporti përfundimtar i ngjarjes tani më është dërguar dhe shqyrtuar në seancë të mbyllur të Qeverisë dhe nga i njejti kemi konkluzione pas të cilave jemi duke vepruar.
SHA M-NAV edhe në të ardhmen do të vazhdon ti ndjekë procedurat dhe në mënyrë të duhur do ti implementon të gjitha rekomandimet që do të dalin nga hulumtimet e ngjarjeve të lajmëruara.
Në lidhje me bisedën e inçizuar në mbledhjen e zyrës së Sekretarit Gjeneral të Qeverisë të Rëpublikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën pjesmarrës ishin edhe përfaqësues të SHA M-NAV dhe Leonardo, me datë 18.10.2018, i njejti i publikuar nga personi që është evidente nga audio inçizimi i dytë, me prerje është arritur që të lajthitet publiku i tërë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me këtë është demtuar imazhi i M-NAV, si në vend, ashtu edhe në publikun ndërkombëtar. Në mbledhje bisedohej për tre pika të rendit të ditës të cilët më herët ishin të dakorduara: përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit aktual Leonardo ATM system, me qëllim ngritjen e performancave të së njejtit, pastaj si pikë e dytë mirëmbajtja e radarit ekzistues nga Leonardo i cili është një nga radarët për dhënien e shërbimeve në navigacionin ajror dhe pika e fundit e rendit të ditës informacion për statusin e furnizimit me sistemin e ri ATM me kërkesë të kompanisë Leonardo.
Furnizimi me sistem ATM (Air Traffic Management) si komponentë më e rëndësishme nga kontrata për huamarrje me BERZH është udhëhequr në pajtueshmëri me Politikat dhe rregullat për furnizime të BERZH dhe ka filluar nga viti 2013, me çka ekspertët nga BERZH, konsultanti i pavarur nga Franca dhe Eurokontrolli në mënyrë të vazhdueshme janë inkuadruar në të gjithë procesin. Zgjedhja e evaluimit esencial të ofertës me çmim më të ulur e cila i plotëson kërkesat e ankandit (lowest evaluated substantially responsive tenderer) është bërë nga ana e ekipit të evaluimit të M-NAV dhe i njejti është dërguar me datë 25.05.2017 deri tek Bordi Drejtues, ndërsa Vendimi në lidhje me pranimin e të njejtit është sjellur nga ana e menaxhmentit të kaluar të SHA M-NAV me datë 30.05.2017. Kontrata është nënshkruar nga ana e Leonardo, pasues ligjor i Selex ES, me datë 28.11.2018, ndërsa nga ana e tre drejtorëve, anëtar të Bordit Drejtues të SHA M-NAV është nënshkruar me datë 14.12.2018. Oferta e përgjithshme nga data e dërgimit të raportit të evaluimit nga ana e ekipit për evaluim me datë 25.05.2017, deri me datën e nënshkrimit të kontratës me datë 14.12.2018, nuk është ndryshuar.
Në lidhje me furnizimin me sistemin ATM, M-NAV i konfirmon faktet e paraqitura në pres konferencë nga ana e Sekretarit Gjeneral të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbajtur me datë 02.07.2019, me prezantimin kronologjik të detajuar të procedurës së përgjithshme të ankandit, si në vijim:
• Banka europiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) është partner strategjik financiar i SHA M-NAV e cila financiarisht i përkrah ciklet zhvillimore të SHA M-NAV nga viti 1994. Pas procedurës së realizuar paraprake për huamarrje afatgjate tek institucioni financiar ndërkombëtar, e njejta e realizuar në koordinim me Ministrinë e financave dhe Ministrinë për transport dhe lidhje, SHA M-NAV Shkup me datë 24.09.2013, nënshkroi Kontratë për huamarrje më BERZH për financimin e “Projektit për modernizimin e M-NAV/ Ngritja e sistemit të navigacionit ajror- faza e dytë” pa sigurimin e garancionit shtetëror, në vlerë prej 11.150.000,00 EUR, i cili njëkohësisht është linja e katërt kreditore e kontraktuar me BERZH, ku të gjitha procedurat për furznizim realizohen në pajtueshmëri më Politikat dhe rregullat për furnizim BERZH (EBRD Procurement Policies and Rules).

• Me kontratën për huamarrje nga viti 2013 janë përfshirë më shumë komponenta projektuse për furnizim, të sistemit komunikacionit, pajisje radare dhe meteo, dhe si komponent primare është furnizimi, instalimi dhe testimi i sistemit ATM duke përfshirë edhe sallën tekniko-operative për të njejtin.
• Sistemi ATM është sistem primar më të cilin realizohet shërbimi bazë i SHA M-NAV Shkup- dhënia e shërbimeve të navigacionit ajror në hapësirën ajrore mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim sigurinë, rregullueshmërinë dhe rrjedhën efikase të komunikacionit ajror, për shkak të asaj si zgjedhje për Projekt menaxher është emëruar Drejtori Ekzekutiv i sektorit për navigacion ajror.
• Furnizimi i sistemit të ri ATM për shkak të kompleksivitetit të sistemit, me instrukcione nga BERZH dhe në pajtueshmëri me Politikat dhe rregullat për furnizim të BERZH është realizuar sipas procedurës për furnizim të hapur në dy faza.
• SHA M-NAV në bashkëpunim të vazhdueshëm me konsultantin e pavarur nga Franca dhe Eurokontrollin ka përgaditur dokumentacionin e ankandit- Faza e parë dhe me datë 30 korrik 2014 ka pranuar Informim zyrtar për miratim të dokumentacionit të ankandit- “No objection” nga ana e BERZH, prej ku me datë 1-Gusht 2014 është shpallur Ftesa për dorëzimin e ofertave për fazën e parë, vetëm ofertat teknike. u mblodhën 14 dokumentacione ankandesh ndërsa arritën katër (4) oferta teknike sipas shpalljes të publikuar.
• Procesi i evaulimit është udhëhequr në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim me konsultantët dhe Eurokontrollin. Raporti për evaluim të ofertave teknike të arritura- Faza e parë me propozim të tre (3) kompanive të selektuara për pjesëmarrje në fazën e dytë u dërgua në miratim përfundimtar dhe marrjen e “No Objection” deri te BERZH në korrik të vitit 2016.
• Nga ana e BERZH, me datë 25.10.2016 u arrit miratimi përfundimtar i Raportit për evaluim- faza e parë dhe vazhdimi i fazës së dytë nga procedura e ankandit sipas saj me datë 31.10.2016 u dorëzua Ftesa për dorëzimin e ofertave ( teknike dhe financiare) për fazën e dytë deri tek tre kompani. Kësaj ftese iu përgjigjën dy (2) kompani, ndërsa evaluimi i arritjes së dy ofertave- faza e dytë gjithashtu mbarëvahej në bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim me konsultantët, BERZH dhe Eurokontrollin.
• Me datë 30.05.2017 Bordi Drejtues i mëparshëm i SHA M-NAV ka miratuar Raportin për evaluim- faza e dytë i përgaditur nga Komisioni për evaluim i SHA M-NAV dhe i njejti me datë 06.07.2017 është dorëzuar deri tëk BERZH për miratim, me propozim që të pranohet oferta e kompanisë LEONARDO S.p.A si ofertë evaluative esenciale më e ulët e cila iu përgjigjet kërkesave të ankandit (Lowest Evaluated Substantionaly Responsive Tenderer).
• Njëkohësisht nga ana e konsultantit të pavarur, me datë 07- korrik 2017 është dorëzuar Letër deri tek BERZH me të cilën në tërësi konfirmojnë që procesi i përgjithshëm i evaluimit ( faza e parë dhe e dytë) është në pajtueshmëri me Politikat dhe rregullat për furnizim të BERZH duke përfshirë edhe propozimin për tu pranuar oferta e LEONARDO S.p.A. Me datë 31.07.2017 nga BERZH është pranuar miratim përfundimtar “NO OBJECTION” për të njejtin.
• Në ndërkohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 63-të e mbajtur me datë 10.04.2018 për pikën 68 solli Konkluzë për tu rishpall ankandi për furnizimin e sistemit ATM me përjashtimin e ndërtesës ( salla operativo-teknike) nga e njejta e cila do të furnizohet me mjete të veta në lokacion të ri, por pas marrjes së Raportit nga Byroja për ekspertizë gjyqësore që vlera e çmimit të ofruar për ndërtimin e ATM sallës operativo-teknike është në kuadër të vlerave të tregut, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Seancën e 96-të e mbajtur me datë 22.10.2018, solli Konkluzë që të mos zbatohen konkluzionet nga pika 68 e Seancës të 63-të në lidhje me projektin për furnizim me sistem të ri ATM duke përfshirë edhe sallen operativo-teknike.
• Letter of Award (Letër për pranimin e ofertës) SHA M-NAV dorëzoi deri tek kompanija LEONARDO S.p.A me datë 31.10.2018 në periudhën e afatit të ofertës, duke ndjekur Konkluzionet e Qeverisë së RMV dhe sipas të cilës, është nënshkruar Kontratë për furnizim, instalim dhe testim të sistemit ATM duke përfshirë edhe sallen operativo-teknike me 28.11.2018 nga ana e kompanisë LEONARDO S.p.A., dhe me datë. 14.12.2018 i njejti është nënshkruar edhe nga ana e tre drejtorëve të SHA M-NAV.
• Rradhazi dhe në pajtim me Politikat dhe rregullat për furnizim të BERZH si dhe kushtet e përcaktuara në dokumentacionin e ankandit, SHA M-NAV me datë 18.12.2018 dorëzoi Lajmërim për mospranimin e ofertës (Notification of Not Award) deri tek kompanija e dytë pjesmarrëse në fazën e dytë nga procedura për ankand dhe njëkohësisht në lidhje me të njejtën i ftoi në mbledhje konsultative i cili u mbajt me 23.01.2019. Në mbledhje u arsyetuan shkaqet për mospranimin e ofertës së tyre, ndërsa me datë 06.02.2019 nga ana e tyre pranuam Letër zyrtare në të cilën konfirmojnë që janë bërë lëshime të caktuara në përgaditjen e ofertës së tyre, në të njejtën kohë me shpresë për bashkëpunim për projekte në të ardhmen të SHA M-NAV me çka i gjithë procesi edhe formalisht u ka mbyllur. Si rezultat i pranimit të vërejtjeve, kompanija e dytë pjesmarrëse në fazën e dytë nuk dorëzoi ankesë.
SHA M-NAV Shkup do të bashkëpunon me të gjitha organet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe do ti dorëzoj të gjitha dokumentacionet e kërkuara në lëndët që janë hapur apo do të hapen. M-NAV do ti shfrytëzon gjitha mjetet ligjore dhe do të ndërmarr të gjitha masat e duhura kundrejt gjith personave që kan dëmtuar apo do të dëmtojnë imazhin dhe renomen e kompanisë në publikun ndërkombëtar dhe atë vendor, në momentet më të rëndësishme të shtetit tonë për procesin e euro-integrimeve. Në të njejtën kohë mbajmë të drejtën për hapjen e lëndëve për dëmshpërblim derisa një gjë e tillë na shkaktohet.

Me respekt
SH.A M-NAV Shkup