10 vite M-NAV

10 vite M-NAV

M-NAV këtë vit shënon 10 vjetorin e themelimit. Me 16 tetor 2008, Qeveria e Republikës së Maqedonisë solli vendim për nisjen e procedurës për themelimin e Shoqërisë Akcionare në pronë shtetërore për ushtrimin e veprimtarisë së dhënies së shërbimeve në navigacionin ajror, me çka është bërë ndarja ndërmjet ofruesit të shërbimeve të navigacionit ajror dhe pjesa rregullatore e Agjencionit për Fluturime Civile. Pas themelimit të shoqërisë, regjistrimi I saj në Regjistrin Qendror dhe vendosja e bilansit ndarës, një pjesë e të punësuarve, mjetet bazike dhe prona nga AFC (Agjensioni I Fluturimeve Civile) kaluan në M-NAV. Me datë 01.07.2009 Shoqëria zyrtarisht filloi të punojë si ofrues i shërbimeve për navigacionin ajror përgjegjëse për kryerjen e të gjitha shërbimeve të navigacionit ajror të parapara me Ligjin e Aviacionit.

Nëse bëjmë retrospektivë, M-NAV gjatë këtyrë 10 viteve u zhvillua në një kompani të suksesshme dhe me përgjegjësi shoqërore duke iu përgjigjur të gjitha sfidave në sferën e aviacionit duke ndjekur standardet dhe praktikat e rekomanduara që i vendosin trupat kompetent në industrinë e aviacionit siç janë ICAO dhe Eurocontrol.

Sukseset më të mëdha të M-NAV ndërlidhen me më shumë ngjarje të rëndësishmë, por ajo qe duhet të potencohet si e para është trendi I vazhdueshëm i rritjes drastike të komunikacionit ajror në veçanti vitet e fundit. Në këto 10 vitë të funkcionimit nga 01.07.2009 deri me datë 01.07.2019, M-NAV ka realizuar 1.507.347 IFR operacione, përkatësisht ngritje dhe ulje ndërkombëtare dhe mbikalime . Për ilustrim, në vitin 2009 janë realizuar 124 315 operacione, që po i njejti numër në vitin 2018 pothuaj se dyfish është rritur me gjithsej 201 772 operacione. Ne pjesën e parë të vitit 2019, M-NAV tani më ka realizuar 97 883 operacione.

Kontrollorët e fluturimeve por dhe profesionistët e tjerë të Shoqërisë në mënyrë aktive kontribuojnë për shërbime efikase të komunikacionit ajror në rritje.

M-NAV përkushton kujdes të veçantë trajnimeve të kuadrit që ka. Për atë qëllim në kuadër të M-NAV funkcionojnë më shumë qendra për trajnim në të cilat instruktorët e M-NAV në vazhdimësi organizojnë trajnime teorike dhe praktike për personelin e saj, ndërsa një pjesë e të punësuarve të M-NAV, trajnimin e zhvillojnë në qendra për trajnime me renome jashtë vendit.

Me qëllim ofrimin e shërbimeve efikase në komunikacionin e rritur ajror, kohët e fundit M-NAV për herë të parë nga veprimtaria e pavarur e saj me sukses rekrutoi dhe selektoi 11 kandidat për kontrollor të fluturimeve, me këtë rast për herë të parë u shfrytëzua paketi i testeve FEAST. FEAST përfaqëson test, mjet që përdoret dhe ndihmon ofruesëve të shërbimeve të navigacionit ajror të zgjedhin kontrollorë të trafikut ajror, gjëgjësisht të identifikojnë kandidatët më të përshtatshëm për punën e Kontrollorit të Trafikut Ajror.

Objekt veprimi i Shoqërisë përfshin edhe vendosjen, mirëmbajtjen, kontrollin dhe monitorimin e mjeteve teknike, aparaturën dhe pajisjet për ofrimin e shërbimeve në navigacionin ajror, punë e cila përcillet nga ana e inxhinierëve, përkatësisht nga Sektori Teknik I Navigacionit Ajror.
M-NAV vazhdon të zbaton program për modernizimin e sistemeve operativ dhe pajisjes teknike. Në këtë drejtim ndërsa me qëllim mirëmbajtjen e sigurisë së komunikacionit ajror M-NAV nënshkroi kontratë për furnizim dhe instalim të sistemit bashkëkohor për kontroll të fluturimeve, sistemi ATM, i cili do të mundëson vendosjen e sigurisë në nivel më të lartë dhe harmonizim të standardeve teknologjike më të reja si dhe do kontribojë për rritje të kapaciteteve të mëtutjeshme. M-NAV ka nënshkruar edhe kontrata të tjera për projekte që janë tashmë në fazë implementimi në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Sistemit të Navigacionit Ajror të Maqedonisë së Veriut, të financuar në bazë të Marrëveshjes për Huamarrje , të lidhur me BERZH në Shtator të vitit 2013.

Janë nënshkruar kontrata për prokurim, instalim dhe testim të sistemit radiofonik VHF (very high frequency) dhe linkut mikrovalë, prokurim, instalim dhe testim të sistemit të regjistrimit dixhital të zërit (VRRS), përmirësimi i radarit ekzistues MSSR i instaluar në Ohër, prokurim, instalim dhe testim të sistemeve AWOS / VOLMET / ATIS për Aeroportin e Shkupit dhe sistemin AWOS për Aeroportin e Ohrit.

SH.A M-NAV pas vetëm 10 viteve nga egzistimi i saj, me përkushtimin për edukim të vazhdueshëm dhe vetëm një hap deri teknologjisë modern dha bashkëkohore ATM tani më është etabluar dhe ofrues i besuëshëm i shërbimeve në navigacionin ajror në regjion dhe më gjërë.

M-NAV me një rekord të ri profesional – një numër rekord fluturimesh mbi qiellin maqedonas-Lajm I përditësuar

M-NAV me një rekord të ri profesional – një numër rekord fluturimesh mbi qiellin maqedonas-Lajm I përditësuar

Në këtë  sezonë verore M-NAV për të tretën herë  theu rekordin në numrin e fluturimeve mbi qiellin e maqedonas! Herën e parë më 29 qershor të këtij viti ku janë regjistruar gjithsej 1,042 fluturime, pastaj më 06 Korrik kur u regjistruan gjithsej 1091 fluturime, dhe për të tretën herë, të shtunën e kaluar, 10 Gusht me gjithsej  1 113 fluturime, gjegjësisht 1040 mbikalime dhe 73 ngritje/ulje nga aeroportet tona në Shkup dhe Ohër.
Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, rekordi i vitit të kaluar për të parën herë u tejkalua në të shtunën e fundit të muajit Korrik. Rekordi i mëparshëm i arritur vitin e kaluar në 11 gusht 2018 arriti  në 1,028 fluturime  me se rekordi i parë është tejkaluar për 14 fluturime, më 6 korrik për 63 fluturime, dhe tash me 10 Gusht për 85 fluturime. Kështu, gjatë shënimit të këtyre rekordeve, nuk është regjistruar asnjë minutë vonesë për përdoruesit e hapësirës tonë ajrore.
Trendi i rritjes së vazhdueshme të trafikut vazhdoi edhe në gjysmën e parë të vitit 2019, kur u shënua rritje prej 18.5%  në trafikun total. Në gjashtë muajt e parë të 2019 M-NAV ka realizuar një total prej 97 883 operacioneve kundrejt 82,619 operacioneve në vitin 2018.
Krahasuar me 2017, rritja është 34%, dhe krahasuar me 2016 madje 59.3%.

Muaji me rritjen më të lartë të trafikut total është muaji Shkurt, me një rritje totale prej 25.7% në bazë mujore krahasuar me një vit më parë.

Trendi i rritjes së vazhdueshme të trafikut pritet të vazhdojë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit.

Mbajtja e nivelit të profesionalizmit dhe angazhimit të të punësuarve në M-NAV mundësoi gjithë këtë rritje dhe kontribuon në faktin se kjo rritje është arritur me të njëjtin numër të kontrollorëve operativ të trafikut ajror në 10 vitet e fundit, por për mirëmbajtje të vazhdueshme të  performancës me padurim i presim kolegët e rinj të cilët janë në proces trajnimi.

M-NAV edhe një herë përgëzon dhe falemenderon kontrollorët e trafikut ajror dhe të gjithë profesionistët në kompaninë tonë të cilët vazhdimisht kontribuojnë  në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë.