Kontrollorët e trafikut ajror të Maqedonisë dhe Shqipërisë po punojnë për të forcuar bashkëpunimin me qëllim të rritjes së sigurisë së trafikut ajror. Fokus i veçantë është në ngritjen e shkëmbimit të të dhënave të radarit në një nivel më të lartë, si pjesë e përpjekjeve rajonale për të optimizuar funksionalitetin operacional të të dhënave. Në takimin e drejtorëve për teknik të aviacionit të M-NAV it dhe Albcontrol, Kliment Çepunjoski dhe Sokol Mukaj, u ra dakord për vazhdimin e marrëveshjes për shkëmbimin e shërbimeve mes dy vendeve.
“Është në interes të të dy ofruesve të shërbimeve të trafikut ajror që të kapërcejnë sfidat në shkëmbimin e të dhënave të radarit, duke përmirësuar me teknologji të reja. Kjo do të rrisë shpejtësinë dhe sigurinë e shkëmbimit dypalësh të të dhënave, dhe kështu do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve tona,” tha Çepunjoski.

