Brenda seminarit dy-ditor mbi teknologjitë e mbikqyrjes së aviacionit, mbajtur dje në Eurocontrol në Bruksel, drejtori i M-NAV i Inxhinierisë aviatore dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të M-NAV, z. Klement Çepunjoski bisedoi me njeriun e parë të organizatës Z. Frank Brenner. Duke pasur parasysh nevojën për përmirësim të vazhdueshëm të aftësive profesionale të aviacionit teknik , z. Çepunjoski theksoi rëndësinë e trajnimeve dhe ruajtjen e vazhdimësisë së tyre. “Unë i kam shpjeguar z. Brenner nevojën e trajnimeve intensive që do të mbahen në Luksemburg ose në Maqedoni. Ne gjithashtu shkëmbyem pikëpamje mbi rëndësinë e lidhjes së kontrollit të trafikut ajror Slloven me qendrën rajonale në Maastricht, si dhe mundësitë për një integrim të tillë të aviacionit maqedonas “, tha drejtori Çepunjoski.
Takimi shqyrtoi mundësitë e ofruara nga PENS (Pan-European Network Services) dhe avantazhet e përdorimit të shërbimeve. Seminari dy-ditor i Eurocontrol-it merret me temat që lidhen me monitorimin, zbulimin dhe komunikimin e avionëve me ndihmën e pajisjeve dhe sistemeve të aviacionit teknik, si dhe futjen e teknologjisë së re