Delegacioni i M-NAV, i kryesuar nga Z. Nikolche Taseski, Drejtor Ekzekutiv SVN –së  dhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Në Sofije u takua me delegacionin e BULATSA të udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Georgi Peev. Në takimin e punës u diskutua mbi projektet aktuale dhe planet për zhvillimin, modernizimin e sistemeve ANS në të dy vendet. Përfaqësuesit nga BULATSA treguan përvojat e tyre mbi zhvillimet organizative dhe teknologjike të organizatës, por edhe për pjesëmarrjen e tyre në projektet ndërkombëtare për SESAR.

Delegacioni maqedonas gjithashtu tregoi interes në bllokun funksional të hapësirës ajrore DANUBE FAB. Gjithashtu u diskutua për krijimin e këtij blloku, qëllimet, strukturën dhe organet qeverisëse, si dhe mundësitë për t’u bashkuar me vendet fqinje. Të dy palët ranë dakord mbi hapat e ardhshëm, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit të tyre në fushën e menaxhimit të sigurisë, sigurisë kibernetike, performancës së ANS dhe të tjerëve.

M-NAV dhe BULATSA patën një takim në Sofje

M-NAV dhe BULATSA patën një takim në Sofje