Kryetari i Bordit Drejtues të “M-NAV” dhe Drejtor Ekzekutiv të SNA (Sektor I Navigacionit Ajror,z. Nikolçe Taseski me anëtarin e Bordit Drejtues të “M-NAV” dhe Drejtorin Ekzekutiv të SAT (Sektor I Aviacionit Teknik), z. Klement Çeungjooski, dje, më 21 shkurt 2018, Ne Bruksel, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Eurocontrol, z. Eamon Brennan, dhe nëatë takim morën pjesë edhe Shefi i Kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Eurocontrol, z. Donald Hendley.

Në takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të një Marrëveshjeje të Nivelit të Shërbimit (Service Level Agreement) ndërmjet M-NAV dhe Eurocontrol, kjo do të ishte me rëndësi të veçantë për M-NAV, pasi synon të marrë asistencë nga Eurocontrol në fushën e përgatitjes së procedurave të komunikimit me një lidhje të dhënash ndërmjet kontrolluesit të trafikut ajror dhe pilotit (CPDLC / Data Link), gjithashtu kjo do të lejojë kalimin nga (Hourly Entry Count) deri në moderniyimin dhe racionaliyimin e mbikqzrjes te shërbimeve, duke përdorur transmetimin automatik të të dhënave – ADS-B dhe Wide Area Multilateration.

Gjithashtu, në takimin e mbajtur udiskutua per përkrahjen në fushën e harmonizimit të FRA rajonale, duke përfshirë hapësirën ajrore mbi Kosovën. Drejtori i Përgjithshëm i Eurocontrol, z. Emon Brennan, mbështeti fillimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me marrëveshjen e re, në këtë drejtim,një përfaqësues i Eurocontrol do të mbërrijë në Maqedoni dhe brenda një muaji marrëveshja do të finalizohet në një rishikim mes Menaxherëve të M-NAV dhe Drejtori i Përgjithshëm i Eurocontrol.

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, në periferi të një takimi të Shërbimet e Navigacionit Ajror Canso-Civil, gjithashtu Menaxherët e M-NAV realizuan takim me shefin operativ të CANSO Z. Simon Hokuard, dhe takimi u ndoq nga menaxheri Koordinimi Evropian dhe Siguria në Menaxhimin e Trafikut Ajror, z. Edward Garcia Gonzalez. Gjatë këtij takimi u prezantuan përfitimet e anëtarësimit eventual të M-NAV në këtë organizatë. Në takim u vendos që të marrin në konsideratë mundësinë e anëtarësimit, në mënyrë për të forcuar pozitat politike të M-NAV në nivel global dhe rajonal, dhe për të arritur harmonizimin e aktiviteteve të ardhshme.