Me 17 Prill 2018, Antar i Bordit të Drejtorëve të M-NAV dhe Drejtori Ekzekutiv i Sektorit te Aviacionit Teknik, Kliment Çepunoski së bashku me 41 partnerë të industrisë ajrore, morën pjesë në nënshkrimin e një marveshjeje të re midis Eurocontrol në të cilën SH.A M-NAV Shkup ka dhënë një mandat për të lidhur një kontratë me British Telecom për ofrimin dhe menaxhimin e një shërbimi të rjetit të Pan- Europian (NEW PENS) të sigurtë dhe fleksibil.
Ky rrjet do të sigurojë transmetim të sigurtë dhe me kosto efektive të të dhënave që lidhen me këtë fushë të veprimit. PENS-i i ri është një vazhdimsi e PENS-it nga 2009., Por i riu ofron shërbimin e një numri më të madh të përdoruesve, rritjen e fleksibilitetit, sigurisë,disponueshmerinë dhe shumë karakteristika tjera të pershtaqme Z. Emon Brennan, menaxheri i përgjithshëm i Eurocotrol tha se në rrjetën e vëllimit të trafikut ajror, me PENS-in e ri do të mbeshtesë aviacionin evropian, duke siguruar lidhjen më të mirë ndërkufitare dhe mbështetjen e aplikacioneve që janë veçanërisht të rëndësishme për sigurinë.
Aktualisht, ekzistojne 100 vendndodhje me më shumë se 30 përdorues aktual të PENS te reja në periudhen nga tetori 2018 dhe 30 nëntori 2019 ku skadon marveshja aktuale PENS.