Më 4 gusht të këtij viti, numri i fluturimeve mbi qiellin maqedonas ka tejkaluar përsëri me 1007 fluturime rekord!
Në gjysmën e parë të vitit 2018, trendi i rritjes së vazhdueshme të trafikut, i cili filloi në vitin 2017, ku rritja e më shumë se 20% u shënua në trafikun global.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, M-NAV ka realizuar gjithsej 82 619 operacione kundrejt 73,074 operacioneve të vitit 2017, që është një rritje shtesë prej 13.6%.
Sa i përket ngritjeve dhe uljeve, ne kemi pasë një rritje prej 15.9%, 8868 operacione në 2018, 7651 operacione në vitin 2017.
Muaji me rritjen më të madhe në trafikun e përgjithshëm është muaji maj, me një trafik total prej 19594 në vitin 2018,e krahasuar me 16768 në vitin 2017, që paraqet një rritje totale prej 16.9% në baza mujore.
Trendi i rritjes së vazhdueshme të trafikut vazhdon edhe në muajt e verës. Dita më e ngarkuar e javës mbetet e shtuna dhe e mërkura, e premtja dhe e diela janë ditët e ardhshme pas javës së ngarkimit.
Punë e shkëlqyeshme e bërë nga të gjithë kolegët që kanë kontribuar në këtë sukses,dhe sidomos falë kontrollorëve tanë të fluturimeve!