Pas botimit të parë të suksesshëm në 2017, më 7 tetor 2018,tani për herë të dytë u mbajt SKOPJE vrapon 10KM.
Punonjësit e SH.A M-NAV Shkup kanë marrë pjesë aktive në këtë garë si ekip: 5 përfaqësues të garës në 10 km janë: Nikolqe Taseski, Igor Andreevski, Jasminka Karkinski, Vladimir Trpkovski dhe Gordana Tegovska dhe 2 përfaqësues të garës 2×5 km: Riste Stefanov dhe Zharko Apostoloski. Gjithkush që mbaroi garën fitoi një medalje. Organizatori i garës është Shoqata e sporteve të Shkupit (e cila është organizatori i maratonës Wizz Air Skopje Maraton dhe AVIVENA gara e femrave), në bashkëpunim me A. K. Rabotnicki dhe Federata e Atletikës së Maqedonisë dhe me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë. Sponsor i përgjithshëm i SKOPJE vrapon 10KM është Agjencia për Rini dhe Sport, sponsor është dhe Qyteti i Shkupit, dhe ndihmë të madhe kanë dhënë dhe partnerët dhe sponsorë të tjerë. Kjo garë ka hyrë në kalendarin e Federatës së Atletikës së Maqedonisë (AFM) dhe Shoqatës Evropiane të Atletikës (EAA), dhe nga viti i ardhshëm parashikohet që kjo garë të bëhet anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Maratonave dhe Rrugëve (AIMS).
Kjo garë hap një kapitull unik që përfshin dhjetëra persona të famshëm. Së bashku me SOS Fshatin e Fëmijëve ata po lëvizin me shpejtësi drejt rritjes së nivelit të filantropisë dhe stilit të shëndetshëm jetësor në Maqedoni.