Kongresi Botëror ATM mbahet me qëllim që të sjellë së bashku në një vend prodhuesit më të mëdhenj boteror të pajisjeve ATM, ekspertët më të mëdhenj botërore, grupeve të interesuara dhe të gjithë ofruesit e shërbimeve të navigacionit ajror, në të cilat gjithashtu mbahen prezantime të produkteve të fundit teknologjike,mundësohen takime dhe kontakte në mesin e pjesëmarrësve, shitësit dhe përdoruesit, pjesëmarrësit kanë mundësi qe drejtpërdrejtë të njoftohen me teknologjitë më të fundit dhe zhvillimet në fushën e industrisë ATM.

Për pjesëmarje në Kongresin Botëror ATM, dhe në bazë të ciklit të tanishëm zhvillimor të Investimeve, M-NAV ka planifikuar disa takime pune ne kërkesë të disa prodhueseve më të cilat tashmë vec kemi nënshkruar kontrata për blerjen e pajisjeve, sic janë LEONARDO, EGIS AVIA, Park Air Systems, Qendra për shkollim te kontrollorëve të trafikut ajror etj, të financuara sipas Marrëveshjes per huamarje me BERZH (EBRD) si dhe me fondet tona personale, bashkëpunëtorë të tjerë të vjetër të M-NAV dhe furnizuesit potencial të ardhshëm pjesëmares në këtë Kongres.

Në Kongres marin pjesë Kryetari i Bordit Drejtues në M-NAV dhe Drejtor Ekzekutiv I sektorit të navigacionit ajror, Z. Nikolce Taseski, Drejtor Ekzekutiv për çështjet financiare dhe ligjore, zhvillimin dhe investime – Z. Migjen Salmani dhe Z. Kliment Chepunjoski – Drejtor Ekzekutiv I sektorit teknik, Këshilli Mbikëqyrës I M-NAV I udhëhequr nga Z. Nikola Bajaldziev si kryetar dhe Z. Lazar Gjorgjeski si anëtar si dhe punonjës të tjerë të SH.A. M-NAV.