South East Axis, takimi paraprak koordininativ u mbajt për të parën herë në Republiken e Maqedonisë së Veriut me 26 dhe 27 Mars 2019. Nikoqir i mbledhjes ishte SHA M-NAV me mbështetjen e Eurocontrol-it, ky vendim u mor nga ana e shteteve anëtare të Eurocontrol-it.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga rreth 30 shtete anëtare të Eurocontrol-it. Mbledhja u hap nga Z. Nikolche Taseski, Kryetar i Bordit Drejtues të M-NAV dhe nga Z. Tomislav Tuntev , Drejtor në Agjensionin e Fluturimeve Civile, që të dyt shprehën mirëseardhjen e të gjithë pjesëmarësve ne takim.
Ky takim koordinativ është i një rëndësie të veçantë për të gjitha shtetet e rajonit Juglindorë me qëllim trajtimi efikas të trafikut ajror gjatë sezonit të ardhëshëm te veres 2019 , duke marë parasysh rritjen e konsiderueshme të trafikut ajror mbi qiellin tonë, gjë që eshtë veqanërisht e rëndësishme për Republiken e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit pjesëmarrësit biseduan për kapacitetet e disponueshme të hapësirës ajrore, efektin e mungesës së stafit dhe efektin e grevave të mundshme në industrinë e me theks të veçantë në përgatitjen dhe planifikimin e skenarëve të veçantë për kontinuitet në rrjedhën e trafikut ajror, kënaqësi e veçantë për pjesëmarësit ishe vizita e organizuar e ACC ( Njësia e mbikalimeve ajrore).