M-NAV ftoi Albcontrol në një takim dypalësh i cili u mbajt më 29 Mars ne Ohër, takimi u zhvillua ndërmjet delegacionit të M-NAV i udhëhequr nga Z. Nikolche Taseski – Kryetar i Bordit Drejtues pranë M-NAV dhe delegacionit te Albcontrol-it i udhëhequr nga Z. Mina Kusta – Drejtor i Përgjithshëm ne Albcontrol.
Qëllimi i këtij takimi bilateral është i një rëndësie të veçantë pasiqë u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së rishikuar për shkëmbimin e të dhënave të radarëve në përputhje me formatin e Agjencisë Evropiane për Sigurinë e Aviacionit dhe nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe mbi shkëmbimin e informatave ne fushën e sigurisë në përputhshmëri me rregulloret e Komisionit Evropian 376 / 2014.
Ky takim i një niveli më të lartë ishte një mundësi për përfaqësuesit e të dy vendeve për të diskutuar ndryshimet në Marrëveshjet e Bashkëpunimit (Letters of Agreement) ndërmjet M-NAV dhe Albcontrol, duke përfshirë edhe ndryshimet ne hapësirën e kontrolluar nga ATC Oher, në mënyrë që të optimiozoj punën operative të njësive TWR/APP Oher dhe TMA Shkup.
Mëtutje gjatë takimit u shqyrtua edhe statusi i Marrëveshjes që duhet te lidhet lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për delegimin e shërbimeve në trafikun ajror në pjesën e hapësirës ajrore mbi Liqenin e Ohrit si një shenjë tjetër e bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve.