Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror dhe Kryetar i Bordit Drejtues pranë SHA M-NAV, Z.Nikolce Taseski më 3 Qershor ne Bukuresht, morri pjesë në takimin e 8të radhazi të Gate One së bashku me 13të drejtorë tjerë ekzekutiv të ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror të cilat janë anëtarë të Platformës Koordinuese të Gate One. Në një nga takimet më të rëndësishme në industrinë e aviacionit u diskutuan temat aktualisht më të ndjeshme për ATM-in Evropian dhe më pastaj u vednosën pikëpamjet e përbashkëta në lidhje me Airspace Architecture Study dhe Wise Persons Group Report, dokumente të cilat luajnë rol kyq në organizimin e legjislativës të Qiellit e Përbashkët Evropian (Single European Sky).
Të gjithë partnerët e Gate One diskutuan haptazi diskutuan qëndrimin e tyre rreth dokumenteve të lartëpërmendura, si dhe mënyren dhe efektin e zbatimit të tyre.
Në vijim të takimit u bisedua rreth promovimit të Gate One Platformës , njohja e këtij grupacioni si një partner i barabartë në të ardhmen politikë-bërje dhe rregulloreve që do të bazohen në Airspace Architecture Study.
SHA M-NAV dhe ofruesit tjerë të shërbimeve të navigacionit ajror në rajon kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në trafikun ajror në krahasim me periudhën e mëparshme, por e shërbejnë me sukses falas përshtatshmërisë në sajë të nevojës. Në takim, përqëndrimi ishte në përkufizim e mirë të kapacitetit të synuar dhe si ta arrijë atë nëpërmjet zgjidhjeve të propozuara. Si një partner i Gate One Platformës Koordinuese, SHA M-NAV në mënyrë të barabartë angazhohet për nxitjen dhe arritjen e sistemit ndërveprues (system interoperability) ,sigurisë së përforcuar, si dhe aplikimit të teknologjive të reja.
Në vazhdim të kësaj vizite, ditën tjetër më 4 qershor, Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, Z. Nikolce Taseski me përfaqësues nga SHA M-NAV morën pjesë në konferencën SESAR Delivering the Future in Aviation në të cilën patën mundësi të vecantë për të marrë pjesë në një debat mbi atë se si Evropa menaxhon sfidën e trafikut në rritje të konsiderueshme, implementimin e projekteve të reja dhe zhvillimore për modernizim të ATM.
SESAR Deployment Manager, SESAR Joint Undertaking, përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian, Agjensionit Evropian të Mbrojtjes, ofrues të shërbimeve të navigacionit ajror, si dhe një numër i madh kompanive ajrore nëpërmjet një panel diskutimi të hapur patën mundësi unike për të bërë pyetje në lidhje me përfitimet të cilat i sjell SESAR, dhe nga më afër të njihen me ATM pjesëmarrësit ne fjalë për të gjitha projektet që mundësojnë ATM-in Evropian për t’u marrë me rritjen e shpejtë të trafikut ajror, me një çmim të arsyeshëm,nëpërmjet përforcimit të sigurisë dhe mrojtjes së mjedisit jetësor. SESAR DM poashtu, prezantoi suksesin në domenin e matjes së ATM performancës në 6 fusha kyqe, dhe atë kapacitetit , efikasitetit operativ, cmimi i shërbimit, mjedisit jetësor, sigurisë dhe parrezikshmërise.