Në fillim të sezonit veror M-NAV për herë të dytë theu rekordin në numrin e fluturimeve mbi qiellin e maqedonas! Herën e parë më 29 qershor të këtij viti ku janë regjistruar gjithsej 1,042 fluturime, dhe përsëri dje, 06 korrik kur u regjistruan gjithsej 1091 fluturime!
Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, në të shtunën e fundit të muajit qershor u tejkalua numri rekord të fluturimeve nga viti i kaluar. Rekordi i mëparshëm i arritur vitin e kaluar në 11 gusht 2018 arriti në 1,028 fluturime me se rekordi i parë është tejkaluar për 14 fluturime, ndërsa dje, më 6 korrik për 63 fluturime!
Kështu, gjatë shënimit të këtyre rekordeve, nuk është regjistruar asnjë minutë vonesë për përdoruesit e hapësirës tonë ajrore.
Trendi i rritjes së vazhdueshme të trafikut vazhdoi edhe në gjysmën e parë të vitit 2019, kur u shënua rritje prej 18.5% në trafikun total. Në gjashtë muajt e parë të 2019 M-NAV ka realizuar një total prej 97 883 operacioneve kundrejt 82,619 operacioneve në vitin 2018.
Krahasuar me 2017, rritja është 34%, dhe krahasuar me 2016 madje 59.3%.
Muaji me rritjen më të lartë të trafikut total është muaji Shkurt, me një rritje totale prej 25.7% në bazë mujore krahasuar me një vit më parë.
Trendi i rritjes së vazhdueshme të trafikut pritet të vazhdojë gjatë gjithë pjesës tjetër të vitit, dhe ky rekord i tanishëm pritet të tejkalohet.
Mbajtja e nivelit të profesionalizmit dhe angazhimit të të punësuarve në M-NAV mundësoi gjithë këtë rritje dhe kontribuon në faktin se kjo rritje është arritur me të njëjtin numër të kontrollorëve operativ të trafikut ajror në 10 vitet e fundit, por për mirëmbajtje të vazhdueshme të performancës me padurim i presim kolegët e rinj të cilët janë në proces trajnimi.
M-NAV përgëzon dhe falemenderon kontrollorët e trafikut ajror dhe të gjithë profesionistët në kompaninë tonë të cilët vazhdimisht kontribuojnë në arritjen e rritjes dhe zhvillimin e kompanisë, pavarësisht presioneve të fushatës së vazhdueshme negative ndaj M-NAV.