SHA M-NAV Shkup rreptësisht mohon dhe me zemërim hedh poshtë spekulimet e plasuara në disa mediume në lidhje me një përplasje të mundshme të dy avionëve. Deklaratat nga të ashtuquajturit fishkëllues / ekspertë paraqesin një shembull të mrekullueshëm të injorancës në mosënjohjen e veprimeve dhe procedurave në aviacion, nga vet fakti se asnjë ngjarje nuk mund të fshihet për shkak të përgjegjësisë të raportimit të tij nga kontrollorëve të trafikut ajror,por edhe nga pilotët e kompanive ajrore.

Përkundrazi , M-NAV është e përfshirë në mënyrë aktive në hetimin e ngjarjeve të çdo lloji duke përfshirë të gjithë ekipin e ekspertëve për monitorimin dhe trajtimin e këtyre ngjarjeve , përfundimet e të cilave pastaj dërgohen në varësi të seriozitetit dhe urgjencës së tyre deri te Agjensioni për Fluturime Civile në bazë të urgjencës së tyre, për të cilën konfirmimin mund ta merrni atje, si dhe deri te autoritetet e aviacionit evropian, pjesë e të cilës është M-NAV në përputhje me legjislacionin evropian të ndërmarrë.

Çdo njoftim për distancë të zvogëluar mes avionëve në M-NAV klasifikohet sipas normave evropiane në rastin e zvogëlimit të normave minimalisht të përshkruara. të njejtat raportohen nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror në formular të veçantë, e cila është në përputhje me legjislacionin pozitiv të brendshëm dhe praktikës evropiane në aviacion, ku ngjarje të ngjashme (të cilat nuk janë raste shumë të rralla në industrinë e aviacionit në përgjithësi) përdoren në mënyre që të fitohen mësime dhe rekomandime për shmangien dhe tejkalimin e tyre në të ardhmen.

Gjithashtu, pas ardhjes së menaxhmentit të ri në Sektorin e Navigacionit Ajror në dy vitet e fundit janë regjistruar rezultate të shkëlqyera në rritjen e trafikut, i cili është më shumë se 40%. Çdo vit ne kemi kapërcime rekordesh për sa i përket numrit të fluturimeve në ditë, sic ishte rasti i fundit i të shtunën (29.06.2019), kur përsëri tejkalohet rekordi dhe arritëm në 1,042 fluturime në ditë. Paralelisht me këtë rritje të trafikut u rriten edhe mjetet finaciare të shoqërisë sonë aksionare për më shumë se 5 milion euro në periudhë prej 2 viteve, si rezultat i angazhimit dhe punës së pjesëmarësve të drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve në navigacion ajror, Sektorit të Navigacionit Ajror të udhëhequr nga menaxhmenti i ri.