Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, Nikolce Tasevski dhe Drejtori Ekzekutiv i Sektorit Teknik , Aleksandar Palchevski më 25 korrik në Shkup zhvilloi një takim zyrtar me kreun e Agjensionit Evropian të Sigurisë së Aviacionit – EASA, Patrick Ki. Takimi u mbajt në zyrat e Agjensionit të Fluturimeve Civile me ftesë të Drejtorit të AFC-së, Dr. Tomislav Tuntev ku gjithashtu morën pjesë Anika Haug, Shef Kabineti pranë Drejtorit Ekzekutiv të EASA, si dhe menaxherët, njerëzit e parë të TAV Macedonia, Alper Ersoy dhe Nedzhat Kurt. Vizita e delegacionit të lartë të EASA është me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë pjesëmaresit në industrinë e aviacionit në vend.
Drejtori i EASA tregoi interes të veçantë në qëllimet dhe sfidat që autoritetet e aviacionit i kanë vendos para tyre, në bashkëpunim me Qeverinë dhe pjesëmarësit e tjerë të industrisë së aviacionit në vend.
Duke theksuar përseri, vendin dhe rolin e EASA në sigurimin e transportit të besueshëm dhe të sigurt ajror europian ,Z. Ki, theksoi se modeli EASA është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm dhe model i vetëm në Evropë, për shkak se, siç tha ai, në të kaluarën, nuk kishte asnjë model tjetër , me përjashtim të modelit FAA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, çdo model i ri që po zhvillohet në botë merr bazat e EASA. Shembull janë vendet e Azisë dhe Lindjes së Mesme që kanë vendosur të bazohen në modelin e Agjensionit Evropian të Sigurisë së Aviacionit (EASA), nënvizoi Ki.
çfarë ishte veçanërisht e rëndësishme për M-NAV gjatë ketij takimi është përfshirja e drejtpërdrejtë e Agjensionit Evropian të Sigurisë së Aviacionit në procesin e vënies në funksionim te sistemit të ri ATM dhe nëpërmjet AFC-së do të ndihmojë drejt një implementimi të sigurtë dhe të shpejtë të këtij sistemi.
Për më tepër, u diskutuan zhvillimet aktuale në sferën e rregullimit të mjeteve te fluturimit pa pilot dhe nevojën për të hapur një qendër trajnimi për kontrollorët e trafikut ajror, pilotëte te avioneve dhe të mjeteve te fluturimit pa pilot, si dhe personel tjetër të aviacionit.
EASA do të angazhohet maksimalisht për krijimin e kushteve për një qendër të tillë duke ndjekur shembullin e Polonisë ku një akademi e tillë funksionon me sukses.
Gjate takimit gjithashtu u diskutua për rëndësinë e sigurisë kibernetike dhe miratimin e rregulloreve në këtë fushë.