Më 6 shtator, Zëvendës Drejtoresha e Sektorit të Navigacionit Ajror, Irena Kalichanin dhe Shefi i Qendrës së Trajnimit të kontrollorëve të trafikut ajror pranë SHA M-NAV, Ivo Paskalov, bënë një vizitë pune në Qendrën e Trajnimit në Jerez, Spanjë, ku aktualisht në trajnim është grupi i dytë i studentëve tanë, ku dhe realizuan një takim me Drejtorin e Flight Training Europe, S.L., Mr. Oscar Sordo dhe me instruktorët për trajnimin e KL.
Pas procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për kontrollorë të trafikut ajror dhe procedurës së furnizimeve publike, M-NAV nënshkroi një kontratë për trajnimin e grupit të dytë prej 6 kandidatëve për kontrollin e trafikut ajror, nga të cilët 5 kandidatë për marrjen e autorizimit ACS (mbikëqyrja e zonës së kontrollit) për kontrollin e trafikut ajror dhe 1 kandidat për ADI / TWR (Njësia e Kullës së Kontrollit ) dhe APP (Njësia e Afrimit).
Trajnimi i këtyre kandidatëve filloi në 4 gusht 2019 në Jerez, Spanjë, në qendrën e trajnimit Flight Training Europe, S.L.
Flight Training Europe, S.L. ka mbi 30 vjet përvojë në trajnimin e personelit të aviacionit. FTEJerez u themelua dhe zhvillua në një nga organizatat udhëheqëse dhe më ekskluzive në trajnim në fushën e aviacionit. Me kalimin e viteve, FTEJerez ka ndërtuar dhe konsoliduar një gamë të gjerë të shërbimeve të klasit të parë të trajnimeve në fushën e aviacionit dhe një portofol të plotë të trajnimit të kontrollorëve të trafikut ajror.
Studentët tanë aktualisht janë në proces të marrjes së provimeve teorike në trajnimin bazë për KL dhe rezultatet e arritura në provimet deri më tani janë të shkëlqyera. Trajnimi për aplikantët e M-NAV sipas kontratës duhet të përfundojë në fillim të nëntorit të këtij viti për 5 studentët e ACS -së dhe në dhjetor për kandidatin që i nënshtrohet trajnimit të kualifikimit ADI / TWR dhe APP.
Urojmë trajnim të suksesshëm për kandidatët tanë dhe të vazhdojmë me rezultate të shkëlqyera në të ardhmen!