Javën e kaluar në Qendrën e Trajnimit Flight Training Europe, S.L në Jerez, Spanjë, kandidatët për kontrollorë të trafikut ajror nga M-NAV të përzgjedhur në procesin selektues në vitin 2018 përfunduan me sukses trajnimin e tyre fillestar dhe morën autorizimin ACS dhe TWR.

Me këtë rast, qendra e trajnimit organizoi një ceremoni solemne për të shënuar këtë arritje dhe dhënien e diplomave përkatëse. Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Trafikut Ajror dhe Presidenti i Bordit, Z. Nikolche Taseski së bashku me Zëvendës Drejtoreshën e Sektorit të Trafikut Ajror, Znj. Irena Kalicanin, Z. Miguel Caparrós, Instruktor Kryesues i Trajnimit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror në FTEJerey dhe Z. Frik Schoombee, Drejtor / Zhvillim biznesi morën pjesë në këtë ceremoni së bashku me të ftuar dhe përfaqësues të tjerë nga qendra trajnuese

M-NAV ka bërë përpjekje të mëdha në procesin e përzgjedhjes dhe rekrutimit të kandidatëve të KL dhe ka bërë zgjedhjen më të mirë siç dëshmohet nga lavdërimet nga Flight Training Europe, SL që kjo klasë e studentëve nga M-NAV-i janë më të mirët që ka “prodhuar” kjo qendër e trajnimit.

Në ceremoni u ndanë edhe diploma nderi për arritjet speciale të studentit Bard Ajdini, për arritjet më të mira në pjesën teorike, dhe Jakov Burneski për arritjet më të mira në pjesën praktike, pra trajnimin për simulator.

M-NAV është krenar për rezultatet e këtij grupi, si dhe me rezultatet e grupit të mëparshëm, i cili gjithashtu përfundoi trajnimin e tij në ATS Global Danmark Center disa muaj më parë. Shteti jonë duhet te krenohet me këta ambasadorët të rinj të aviacionit.

Diplomimi i të gjithë studentëve të KL këtë vit është një kënaqësi e veçantë për M-NAV sepse pas gati 10 vitesh Kompania ka marrë pasardhës që do të kontribuojnë në të ardhmen në shërbimin e vëllimit të rritur të trafikut ajror.

Edhe një herë, M-NAV uron studentët e KL për suksesin e tyre dhe u uron atyre një zhvillim të suksesshëm në karrierë.