Udhëheqësit e Ofruesit të Shërbimeve të Navigacionit Ajror M-NAV, Z. Nikolche Taseski dhe Z. Aleksandar Palcevski së bashku me ekspertët e ATM dhe CNS ekspertët nga M-NAV për herë të parë patën një takim pune një ditor me përfaqësues të HCAA-Selanik (Hellenic Civil Aviation Authority),Republika fqinje e Greqisë
Tema kryesore e takimit ishte zbatimi i OLDI (On Line Interchange Data) me APP MAKEDONIA, si një protokoll për koordinimin automatik dhe shkëmbimin e të dhënave aktuale të fluturimit ndërmjet dy njësive fqinje të Kontrollit të Trafikut Ajror. Zbatimi i OLDI është i një rëndësie të veçantë për një efikasitet dhe saktësi më të madhe në shkëmbimin e të dhënave operative, por edhe për uljen e koordinimit verbal midis njësive fqinje të Kontrollit të Fluturimit.
Tema të tjera operacionale me interes të përbashkët u diskutuan gjithashtu në takim.
Duke marrë parasysh që ky është takimi i parë i punës me kolegët nga HCAA-Selanik, takimi mund të konsiderohet si jashtëzakonisht i rëndësishëm jo vetëm në drejtim të përmirësimit të shkëmbimit të automatizuar të të dhënave, por edhe në drejtim të përmirësimit të komunikimit, rritjes së besimit të ndërsjellë dhe forcimit të bashkëpunimi midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e aviacionit.
Një qasje e tillë konstruktive e bashkëpunimit midis kontrolleve të trafikut ajror të këtyre dy vendeve fqinje do të vazhdojë edhe në të ardhmen.