Në Sofje, më 9-10 dhjetor, Presidenti i Bordit Drejtues të M-NAV dhe Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, Z. Taseski dhe ATM Eksperti , Jasminka Gocevska morën pjesë në takimin e CEO të Gate One me 13 anëtarë të tjerë të Evropës Qendrore dhe Lindore, anëtarë të platformës për koordinim Gate One.

Ata u takuan në Sofje për të diskutuar qëllimet strategjike dhe programet e punës në kontekstin e mjedisit të ndryshuesheëm me Inicijativën e Qiellit të Vetëm Evropjan (Single European Sky) . Gjatë takimit, CEO-të ranë dakord për rëndësinë e forcimit të pozicionit strategjik të Gate One në nivelin Evropian dhe teknikat e tij bashkëpunuese, përfitimet operacionale të përmbushjes së SES dhe theksimin e rolit të tij kryesor në procesin e vendimmarrjes për ATM-in Evropian.
Në këtë drejtim, është nënshkruar një marrëveshje e re bashkëpunimi midis CEO-ve me qëllim të përfshirjes së ndryshimeve të fundit në proceset e vendimmarrjes të platformës Gate One.

Ky takim ka një rëndësi të veçantë për M-NAV pasi gjithashtu pati një diskutim të dobishëm për Planin e Veprimit (Action Plan) për Gate One 2020, duke theksuar rëndësinë e marrjes së një qëndrimi të përbashkët në temat aktuale të ATM-it, modeleve të reja të biznesit për ofruesit shërbimeve të të dhënave për trafikun ajror, regulativa e ardhëshme ekonomike dhe për të ardhmen e SES.