M- NAV, përmes përfaqësuesit të saj, z. Vladko Krstevski – Drejtor Ekzekutiv i Sektorit Teknik, CNS mori pjesë në Forumin e pjesëmarësve Network Directors of Technology & Infrastructure Working Group (NDTECH) e cila u mbajt javën e kaluar në Selinë e Eurocontrol në Bruksel. Ky Grup Punues është krijuar për të ofruar mbështetje për Menaxherin e Rrjetit në proceset e marrjes së vendimeve të përbashkëta (Cooperative Desicion Making-CDM) për çështje që lidhen me teknologjinë dhe çështjet e infrastrukturës së rrjetit evropian ATM.

Grupi i Punës do të raportojë para Këshillit për Menaxhim të Rrjetit por edhe të mbështesë të njejtin në vendimmarrjen për çështje që lidhen me teknologjinë dhe infrastrukturën e rrjetit evropian ATM në ekzekutimin e detyrave, në pajtueshmëri me IR (BE) 123/2019 (EC1, 2019). Kjo grupë mbanë përgjegjësi për saktësine e vendimeve të cilat i sjell Këshilli për Menaxhim të Rrjetit , por edhe për implementimin efikas të vendimeve dhe drejtimeve të sjella nga Këshilli për enaxhim të Rrjetit. Bashkëpunimi i ngushtë me Network Directors of Operations Group (NDOP) është thelbësor, duke siguruar teknologji përkatëse dhe informacion të lidhur me infrastrukturën. Duke qenë një palë e interesit në këtë forum, M-NAV përsëri ka dëshmuar se vazhdimisht ndjek dhe kontribuon në realizimin e të gjitha koncepteve, programeve dhe projekteve, duke marrë pjesë në definimin dhe zhvillimin e tyre.

M-NAV është e angazhuar për të arritur një koherencë të rrjetit të dakorduar dhe aktiviteteve lokale me Network Strategy Plan and Network Operations Plan. Organizata jonë kontribuoi në mënyrë aktive në përmbushjen e kërkesave të Master Planit Evropian të ATM, të objektivave të performancës të Single European Sky dhe të kërkesave që rrjedhin nga Rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian / Komisionit Evropian.